​Agim Aliu: Vendimi i Qeverisë ka dëmtuar bizneset dhe qytetarët e Ferizajt

​Agim Aliu: Vendimi i Qeverisë ka dëmtuar bizneset dhe qytetarët e Ferizajt

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës, duke vlerësuar se askush më të dëmtuar se ferizajasit e bizneset e tyre nuk do të jetë nga vendimi i sotëm i Qeverisë për të anuluar kyçjen në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për anulimin e projektit, siç thuhet në vlerë prej 50 milion euro, për ndërtimin e disa kyçjeve në autostradën “Arbën Xhaferi”.

“Askush më të dëmtuar se ferizajasit e bizneset e tyre nuk do të jetë nga vendimi i sotëm i qeverisë për të anuluar kyçjen në autostradën ‘Arbën Xhaferi’”, thuhet në reagimin  e Aliut.


Postimi i Aliut në Facebook:

Askush më të dëmtuar se ferizajasit e bizneset e tyre nuk do të jetë nga vendimi i sotëm i qeverisë për të anuluar kyçjen në autostradën “Arbën Xhaferi”.

I nxituar e pa analizë të mirëfilltë, mbetja në fuqi e këtij vendimi që përmbysi disa vendime aprovuese paraprake të Qeverisë për këtë projekt, vështirëson të bërit biznes e qarkullimin e lehtë të qytetarëve të gjithë Regjionit të Ferizajt.

Qeveria aktuale i detyrohet ferizajasve që të gjej rrugën e financimit për këtë projekt sipas vendimeve paraprake të përligjura nga Komisioni Ndërministror në Qeverinë Mustafa dhe vendimit të Qeverisë Haradinaj. Lidhja në këtë arterie rrugore për Ferizajn është e natyrshme e kërkesë e pakundërshtueshme e bizneseve e qytetarëve.

Lexo edhe

error: