​Ademi thirrje ministrit Çeku: Vepro sa më shpejtë në përfundimin e projekteve të stadiumeve në Gjilan, Pejë e Mitrovicë

​Ademi thirrje ministrit Çeku: Vepro sa më shpejtë në përfundimin e projekteve të stadiumeve në Gjilan, Pejë e Mitrovicë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, po vazhdon me vizita nëpër stadiumet e futbollit në Kosovë ku nga afër po njoftohet me gjendjen e tyre.

Së fundi ai ishte i pranishëm edhe në stadiumin e qytet në Gjilan, impiant sportiv ky i cili edhe më tutje ka mbetur i pa ndërtuar dhe punimet nuk janë duke vazhduar, transmeton KosovaPress.

“Sot isha për vizitë edhe në stadiumet e Gjilanit, në fushën me bari sintetik të ndërtuar nga federata dhe në Stadiumin e Qytetit, ku takova mirëmbajtësin e fushës dhe punëtorin e madh, Avdullah Syla (Dulla), e ku nga afër e pashë gjendjen e fushave”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në “Facebook”.


Ai më pastaj ka bërë thirrje direkte drejtuar Ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, që të veprojë dhe të vazhdojnë punimet në stadiumit e Gjilanit, atë në Mitrovicë por edhe në Pejë.

“Edhe një herë kërkoj dhe e lus ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku që të veprojë sa më shpejtë, në mënyrë që të përfundojnë projektet e ndërprera të stadiumeve në Gjilan dhe në Pejë, por edhe në stadiumet e tjera, të cilat janë në punim e sipër, e sidomos stadiumi olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, pasi është bërë goxha kohë që kanë filluar punimet”. ka shkruar Ademi.

Në lidhje me ndërprerjen e punimeve në këto stadiume, javë më parë ministri Çeku deklaroi se kjo po ndodh për shkak të rritjes enorme të çmimeve të materialit ndërtimor dhe shumë kompani po hezitojnë t’i kryejnë punët e kontraktuara.

Lexo edhe

Video