​Abdixhiku: Sot është ditë e demokracisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku pasi ka votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale ka thënë se sot është ditë feste dhe e demokracisë.

“Është ditë e demokracisë, është ditë e festës, është ditë ku vendimmarrja kalon te qytetarët tanë aty ku e ka vendin gjithmonë[…] Shpresoj që gjithçka të shkojë mbarë e mirë. Shpresoj që ky proces të ruaj standardin e lartë që e kemi ndërtuar tash e sa kohë, në këtë standard të letë të ndërtuar tash e sa kohë fitues janë të gjithë, fitues është Kosova”, ka thënë kryetari i LDK-së.


Abdixhiku ka votuar në shkollën Faik Konica në Prishtinë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe vajza e tij.

Prishtinë është një prej 21 komunave në të cilat po zhvillohet raund i dytë i zgjedhjeve, pas atyre që u mbajtën më 17 tetor në tërë territorin e Kosovës.

Qytetarët e komunës së Prishtinës do të zgjedhin sot në mes të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama.

Lexo edhe

Video

error: