​Abdixhiku për vrasjen në Gllogjan: I trishtuar e tronditur me aktin makabër

​Abdixhiku për vrasjen në Gllogjan: I trishtuar e tronditur me aktin makabër

Për ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Gllogjan të Deçanit ka reaguar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se ngjarja ku mbetën të vrarë tre persona, dy prej tyre nxënës dhe shoferi i autobusit, është më shumë se krim.


Edhe kreu i LDK-së bëri thirrje që organet e rendit të veprojnë sa më shpejtë dhe të sjellin para ligjit autorin e krimit monstruoz.

“I trishtuar e tronditur me aktin makabër sonte në Deçan. Është më shumë se krim! Në këto momente të rënda, jemi me familjarët e viktimave dhe të lënduarve në Deçan. Ndajmë dhimbjen dhe lutjet me ta. Organet e rendit dhe drejtësisë të veprojnë shpejtë e në kapacitet të plotë. Të sjellin para ligjit e drejtësisë autorin e këtij krimi monstruoz, që sulmon një autobus të mbushur me nxënës e fëmijë”, ka shkruar Abdixhiku.

Lexo edhe

Video

error: