​Abazoviq konfirmon pjesëmarrjen në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur

​Abazoviq konfirmon pjesëmarrjen në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur

Kryeministri i Malit te Zi, Dritan Abazoviq, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e radhës të “Open Balkan”, i cili do të mbahet në qershor në Ohër te Maqedonisë së Veriut.

Gjatë një aktiviteti në Podgoricë, Abazoviq tha se Mali i Zi nuk i është bashkuar kësaj iniciative, por në të kaluarën ka marrë pjese në takimet si vëzhgues.

“Personalisht mendoj se çdo iniciativë rajonale e cila mundet të përshpejtojë integrimet evropiane, jo vetëm të Malit të Zi por krejt rajonit, është diçka që ne duhet të pranojmë. Në anën tjetër, nëse dikush dëshiron të zëvendësojë integrimet evropiane, ne nuk jemi te interesuar. Por, unë ende nuk e kam dëgjuar një argument të vlefshëm që Ballkani i Hapur nuk është i mirë për Malin e Zi”, ka deklaruar Abazoviq.


Abazoviq mori ftesë nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq që t’i bashkohet takimit të kësaj iniciative.

Tri vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë pjesë e Ballkanit të Hapur, ndërsa Kosova, Bosnjë Hercegovina dhe deri më tash, Mali i Zi, e kishin refuzuar.

Edhe presidenti malazez Milo Gjukanoviq, ditë më parë, gjatë qëndrimit në Kosovë, deklaroi se nuk e mbështet Ballkanin e Hapur dhe se në këtë pikë mendonte ndryshe nga kryeministri Abazoviq.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.