​Abazi thotë se duhet të fillojë hartimi i statutit të asociacionit

​Abazi thotë se duhet të fillojë hartimi i statutit të asociacionit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive.

Madje, Abazi tha se duhet t’i jepet e drejta secilës komunë që të jetë pjesë e asociacionit i cili është i përkufizuar sipas vendimit të Kushtetueses.


“Duhet t’i jepet e drejta secilës komunë që të jetë pjesë e asociacionit i cili është i përkufizuar sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pa kompetenca ekzekutive dhe pa pushtet të tretë… Ne duhet të veprojmë përbrenda kushtetutës dhe përbrenda vendimeve të Gjykatës Kushtetuese sepse ne fund të fundit institucionet e Kosovës të sfiduara nga ana destruktive në veri, ne jemi pronarët e vetëm të sovranitetit të vendit dhe përfaqësuesit e mbrojtjes së interesit të vendit”, tha Abazi në emisionin “Respublika” në Tëvë1.

Tutje ai tha se nuk duhet të lejohet asociacioni në baza etnike.

“Nuk mund të lejohen asociacione në baza etnike… e mira do të ishte të mos merremi me këtë punë por realiteti i hidhur i 10-vjeçarit ka bërë që të kemi një listë e një sasi të gurëve në qafë me të cilët duhet të merremi… Pas situatës së krijuar në veri ne duhet të bëjmë hapin e parë drejt përcaktimit të një statuti i cili është i bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, shtoi deputeti i VV-së. 

Lexo edhe

Video