​AAK përmes rezolutës në Kuvend kërkon ekzekutimin e pagave të mësimdhënësve

​AAK përmes rezolutës në Kuvend kërkon ekzekutimin e pagave të mësimdhënësve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes shefit të grupit parlamentar, Besnik Tahiri, ka paraqitur rezolutë në Kuvendin e Kosovës, që të ekzekutohen pagat e mësimdhënësve për muajin shtator.

Në foltoren e Kuvendit, Tahiri tha se duhet të ndalet presioni ndaj sindikatave dhe cenimit të të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore. Ai tha se duhet të nis dialogu social në gjetjen e një zgjidhjeje për kërkesat e punëtorëve.

“Ndalja e presionit dhe cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe ndërhyrjeve në kompetencat dhe autonominë e komunave. Ekzekutimi i pagave, nisja e dialogut me partnerët social në gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e punëtorëve, përmes shtesave dhe Ligjit për pagat”, tha ai.


Sipas tij, vendimi për ndaljen e pagave është një veprim skandaloz, i padijshëm si në aspektin ligjor dhe financiar.

“Është shumë shqetësuese dhe problematikë faktike se me sa lehtësi dhe krenari po merren vendime të tilla që në esencë e dëmtojnë funksionimin e vetëqeverisjes dhe janë të shëmtuara dhe krijojnë probleme. Është absurde të aludohet se po ruhet buxheti i Kosovës, dinjiteti i shtetit dhe shoqërisë duke shkelur dinjitetin e një kategorie  tjetër. Një kategorie që i kemi besuar të ardhmen e fëmijëve tanë… Ndalja e pagave të mësimdhënësve ishte një veprim skandaloz, i padijshëm si në aspektin ligjor dhe financiar”, theksoi Tahiri.

Lexo edhe

Video