​AAK kërkon nga mazhoranca të mbështesë iniciativën për tërheqje të Trustit

​AAK kërkon nga mazhoranca të mbështesë iniciativën për tërheqje të Trustit

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka kërkuar nga shumica parlamentare që të reflektojë dhe të mbështesë iniciativën për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Tahiri në një konferencë për media të shtunën ka thënë po ashtu që qeveria duhet ta trajtojë edhe mundësinë e kompensimit të tërheqjes për disa kategori që kanë më pak të hyra në Trust.


“AAK-ja kërkon nga shumica parlamentare që të reflektojë seriozisht dhe të mbështesin iniciativën e tërheqjes së trustit pasi ato janë para të qytetarëve të Kosovës, janë kontribut i tyre dhe rrethanat në të cilat është sot Kosova kjo është një gjë elementare që qeveria mund ta bëjë. Dhe po ashtu ta trajtojë mundësinë që për një kategori që ika më pak të hyra në trust të bëjnë edhe kompensimin e tyre. Trusti nuk është dëshirë, nuk është vullnet i mirë, është domosdoshmëri për të gjithë ata që janë duke paguar dhe e kanë nevojë elementare”, ka thënë Tahiri.

Ai po ashtu ka folur edhe për projektligjin për pagën minimale i cili nuk u votua në seancën e së premtes për shkak të mungesës së kuorumit.

“Ne dje kemi votuar kundër pasi ne duam që në mes të dy leximeve të ngritët paga minimale dhe disa kategori të vendosen në barazi të pagës minimale. Në ligjin e Punës, paga minimale ka një kriter të kalkulimit. Bazohet mbi 4 kriteret dhe kriteri i parë është kostoja e shpenzimeve jetësore. Vetëm me këtë kriter nuk përkon paga 250 euro. Dhe e dyta, përcaktimi i pagës minimale për sektorin privat është 250 ndërkaq përcaktimi që paguan shteti për ta në rastin e veteranëve dhe të tjerëve vendosin që t’i largojnë nga kjo skenë. Ky është diskriminim, është gabim”, është shprehur Tahiri.

Lexo edhe

Video