​AAK-ja i kërkon Kurtit të raportojë në Kuvend për takimin me Vuçiqin

​AAK-ja i kërkon Kurtit të raportojë në Kuvend për takimin me Vuçiqin

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e sotme parlamentare ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që sa më parë të raportojë për takimin e fundit në Bruksel me presidentin serb Vuçiq.

Deputeti Tahiri tha se në atë takim kanë humben temat për siç tha ai e njohjes reciproke dhe e kërkimit të faljes.

Ndërsa, sipas tij, në këtë takim ka nisur loja e fjalëve CEFTA e SEFTA ((South-East European Free Trade Agreement), që në esencë është mini-shengeni.


“Kryeministri Kurti ishte në Bruksel në takimin e tij të parë formal me presidentin Vuçiq dhe për habinë e të gjithëve ndodhi ajo që ne gjatë gjithë kohës e kemi ngritë një alarm, humbi tema e njohjes reciproke, humbi tema e kërkimit të faljes, humbën temat kombëtare dhe filloi loja e fjalëve CEFTA-SEFTA që në esencë është Mini-shengeni. Kërkojmë nga kryeministri i cili sot nuk është këtu që të na raportojë saktësisht për këto katër pika dhe po ashtu të na raportojë pse në këtë takim nuk kërkoi njohje, nuk foli për marrëveshjen reciproke, por u ndal në katër pika që në esencë nuk janë asgjë tjetër veçse një lojë e fjalëve. Kërkesa e gripit tonë parlamentar është që sa më shpejt kryeministri Kurti të vjen të raportoj”, tha Tahiri.

Deputeti nga AAK ngriti sërish temën e faljes së gjobave për bizneset në pandemi.

Tahiri tha se falja e borxheve për sektorin privat të afektuar në pandemi duhet të ndodhë. 

Lexo edhe

Video