​7 personalitete toksike që mund t’jua shkatërrojnë suksesin

​7 personalitete toksike që mund t’jua shkatërrojnë suksesin

Secili prej nesh ka personalitete që i bartim vet e që rrethohemi prej tyre. Disa prej tyre janë pozitive dhe të tjerët janë të dëmshëm. Në mënyrë që të zhvillohemi është mirë që t’i dallojmë se cilët prej tyre duhet t’i mbajmë afër e cilët prej tyre t’i anashkalojmë. Pse anashkalim? Sepse njerëzit me personalitet toksik ndikojnë në atë mënyrë që ju bëjnë ta humbisni besimin ne vete, të ndiheni të frikësuar, të shtypur dhe joproduktiv duke bërë që suksesi juaj të varet në fije të perit. Por, mos harroni që mund të keni edhe ju prirje për karakteristika të personave toksikë, në këtë rast do t’i bëni vetes dëm.

Personat e luhatshëm

Mund t’ju shkojë gjithçka në mendje kur lexoni “persona të luhatshëm”, por çfarë janë këta persona? Personat e tillë kanë ndjenja të përziera ose ide kontradiktore rreth diçkaje ose dikujt. Nëse jeni në gjendje të shpeshtë të tillë, mësoni sesi t’i zgjidhni këto dyshime brenda vetes! Kjo ju bën që të dukeni të lëkundur dhe të pasigurt. Mund ta nxisni veten të jeni i zhytur në mendime por vendimtar.

Personat negativë

Negativiteti çon pothuajse në mënyrë të pashmangshme në të menduarit pesimist dhe cinizëm. Stërviteni veten të mendoni në mënyra pozitive në vend që të shikoni gjithçka nga një mentalitet pesimist! E po ashtu, kërkoni zgjidhje të favorshme!

Personat zvarritës

Zvarritja dhe shtyrja e diçkaje që kërkon vëmendje të menjëhershme mund të jetë e dëmshme. Kjo është sidomos e dëmshme kur puna bëhet në ekip, sepse ndikon edhe te pjesa tjetër e ekipit. Por edhe persona që kanë karakteristika të tilla duhet të kenë kujdes në përmirësimin e kësaj karakteristike. Zvarritja e detyrave ju bën që t’i humbisni afatet dhe edhe nëse arrini ta përfundoni detyrën në kohë, nuk ka shumë mundësi që ta bëni punën në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse zvarritja është një problem për ju, ndani projektet në detyra më të vogla dhe bëni një orar për veten!

Personat xhelozë


Njerëzit bëhen xhelozë kur ndihen që dikush tjetër ka diçka që “duhet” të jetë e tyrja. Ata shpesh i fajësojnë njerëzit përreth në vend që t’i njohin emocionet e tyre. Zilia nuk është vetëm njëri nga shtatë mëkatet që përmendet në besime, por ajo ju rrëmben çdo kënaqësi apo gëzim në gjërat që keni arritur dhe keni fituar, duke e përqendruar të gjithë energjinë tuaj në atë që ju mungon.

Personat e mbivlerësuar

Kur të filloni të mendoni që meritoni privilegje dhe trajtim të veçantë, se rregullat nuk duhet të zbatohen për ju, ose jeni mbi njerëzit e tjerë, atëherë e veçoni veten. Në fund të fundit, pse dikush duhet të mendojë kështu? Të gjithë e bëjnë punën për të cilën janë punësuar ta bëjnë me shpërblimin që po ashtu është përcaktuar. Duke menduar kështu, është e pamundur që të krijohen marrëdhënie që janë jetike për suksesin.

Personat që viktimizohen

Thelbi i viktimizimit është refuzimi për ta pranuar fajin tuaj nëse është shkaktuar ndonjë problem dhe paaftësia për ta pranuar përgjegjësinë, e në vend të kësaj t’i fajësoni të tjerët. Suksesi legjitim kërkon një ndjenjë përgjegjësie personale dhe llogaridhënieje.

Personat perfeksionistë

Secili prej nesh ka papërsosmëri, pavarësisht nëse i pranojmë apo jo. Kërkimi i përsosmërisë tek ne dhe tek të tjerët është shkatërrues. Është shumë më e shëndetshme dhe më e dobishme t’i pranojmë të metat tona, në vend që të mendojmë që ne jemi “të pagabueshëm dhe gjenialë”.

Personi narcist

Nëse besoni që meritoni sukses të pakontestueshëm dhe bëni përpjekje ekstreme për të t’u siguruar që kjo të ndodhë, por në kurriz të të tjerëve kjo do të thotë që keni prirje narcise. Po ashtu, nëse i shihni edhe njerëzit e tjerë si konkurrentë ose kërcënim dhe tentoni të kujdeseni vetëm për veten. Këto prirje i bëjnë të tjerët të largohen prej jush. Zbrisni ta shihni realitetin dhe kuptojeni që nuk jeni më i mirë apo më i keq se kushdo rreth jush! Vetëm pas kësaj do të mund të lejojë që të krijoni marrëdhënie që do t’ju ndihmojë në rrugën e suksesit. /Akademi Pune

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.