​5 veprime të udhëheqësve që e dëmtojnë moralin e punonjësve

​5 veprime të udhëheqësve që e dëmtojnë moralin e punonjësve

Autori amerikan i shumë librave për lidership, John C. Maxwell, ka thënë “gjithçka bie dhe ngrihet mbi udhëheqjen”. Lideri është ai që e krijon kulturën organizative dhe kjo e përkufizon moralin e një kompanie. Morali i fortë është çelësi i suksesit të përhershëm të një organizate, çdo mjet tjetër nuk është asgjë vetëm një sukses kalimtar. Sepse pa kujdesin e liderit për punonjësit e kompanisë, ajo nuk do ta ketë të gjatë ,nëse jo vetë udhëheqësi.

Një ekip me moral të lartë është i prirë të ketë qëndrim triumfues dhe ky patjetër që do ta sjellë triumfin. Pa të do të prishet vetëbesimi e bashkë më të edhe sukseset, gjë që do të shpie në tatëpjetën e kompanisë duke përfunduar në dështim.

5 veprime që e “vrasin” moralin e ekipit

Shpërblimi i njerëzve të gabuar

Çdo kompani ka një person ose disa që njihen për paraqitje jo të mirë gjatë orarit të punës. Ndodhë që edhe këta punonjës njihen dhe eventualisht shpërblehen për përmbushjen e detyrave edhe pse në standard minimal. Kjo është një e mirë në nivel individual, edhe pse në shumicën e kohës është afatshkurtër, sepse anëtarët e tillë të kompanisë rrallë ndikohen nga shpërblimet. E kolektivisht shpërblimet ndaj tyre e “mbysin” moralin.

Moszbatimi i standardeve

Nuk është e mjaftueshme që udhëheqësit t’i plotësojë standardet e një organizate, ata duhet t’i mbajnë ato gjatë gjithë kohës, dhe jo vetëm kur i përshtaten atyre. Nëse ndodhë e kundërta, atëherë ato janë të pakuptimta.


Njerëzit që punojnë shumë

Njerëzit e talentuar natyrisht do të marrin ngarkesa të rritura të punës, por morali do të dëmtohet, nëse nuk ndihen të vlerësuar ose nëse ngarkesa e punës thjesht vazhdon të rritet. “Djegia” e punonjësve është një rrugë e shpejtë për ta “vrarë” moralin. Asgjë nuk i dobëson njerëzit e mirë, ashtu si mbingarkesa rutinore, përveç mbingarkesës pa ndonjë njohje, e që edhe kjo bën pjesë në kulturën e dobët.

Të pëlqyerit

Çdo udhëheqës do t’i ketë punonjësit e tij të preferuar të punës, kjo është diçka që vjen nga natyra e njeriut. Por të gjithë duhet të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Të gjithë duhet të vlerësohen në bazë të paraqitjes së tyre, jo në bazë të pëlqimeve. Pak gjëra ndikojnë në moralin e punonjësve në një mënyrë aq shkatërruese si një udhëheqës që ka te preferuar në punë dhe i favorizon ata në mënyrë të hapur. Kur ekziston një perceptim që dikush po përfiton nga një marrëdhënie personale me një udhëheqës, kjo gjeneron pakënaqësi dhe mosbesim.

Mikromenaxhimi

Ndoshta nuk ka asnjë mënyrë më të lehtë ose më të shpejtë për të vrarë moralin e ekipit sesa përmes mikromenaxhimit. Mikromenaxherët i bëjnë tri gjëra:

  • Nuk besojnë që mund ta bëni një punë
  • Mendojnë që nuk jeni të aftë
  • Nuk besojnë që mund ta bëni një punë më mirë se ata

Këto mbase deri diku mund të jenë të vërteta deri diku, por kjo nuk duhet ta mbajë larg një udhëheqës të mirë nga ndarja e detyrave dhe udhëzimeve. Punonjësit e mirë rriten përmes këtij procesi e nëse nuk ekziston atëherë ata do të largohen, dhe do të mbeteni me një ekip që jep rezultate të dobëta.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] ​5 veprime të udhëheqësve që e dëmtojnë moralin e punonjësve Si ta përdorni komunikim jo verbal në intervistat e punës? Përdorimi i Teorisë së Lojës për ta bërë vendin e punës me efikas 10 aftësitë që i duhen çdo menaxheri të burimeve njerëzore për të pasur sukses Pesë pyetje që duhet t’ia bëni vetes për karrierë të suksesshme […]

Komentet janë të mbyllura.