​428 raste aktive me COVID-19

​428 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë janë 428 raste aktive me koronavirus. vetëm në Komunën e Prishtinës janë 80 raste aktive me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur të dielën për 14 raste të reja me koronavirus. Kjo nga 1.823 testime që ishin bërë.


Në Kosovë aktualisht janë në fuqi edhe masat për parandalimin e përhapjes së virusit.

Qeveria pati vendosur që të zgjatet orari i lëvizjes për qytetarë dhe orë policore të ketë pas orës 24:00.

Ndërsa, sektori i gastronomisë lejohet të punojë deri në ora 23:00, kurse bartja e maskave mbetet obligative.

Lexo edhe

Video

error: