​39-vjeçari bie nga lartësia ndërsa po punonte

​39-vjeçari bie nga lartësia ndërsa po punonte

Sot rreth orës 11:00 një person derisa ishte duke punuar në lagjen Mati në Prishtinë, ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime trupore.

Personi i lënduar, L.Rr. mashkull, 39-vjeç, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.


Lidhur me këtë ngjarje me rekomandim të prokurorit të shtetit është intervistuar një person i dyshuar si dhe është iniciuar rasti “Punime të kundërligjshme” .

Rasti po hetohet nga hetuesit e stacionit policor Jugu, në Prishtinë, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës.

Lexo edhe

Video