​14 vjet burgim dhe 4 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për grabitjen e vitit 2013 në një bastore në Gjakovë

​14 vjet burgim dhe 4 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për grabitjen e vitit 2013 në një bastore në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka dënuar të akuzuarin Blerim Nokaj me me 14 vjet burgim dhe 4 mijë euro gjobë pasi që është gjetur fajtor për grabitjen e vitit 2013 në bastoren sportive “Eurolloto” në Gjakovë, ku si pasojë kishte vdekur një person.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Shaqir Zika, ka shpallur dënimin.


“I pandehuri B. N., akuzohet se më datën 09 qershor 2013, në Gjakovë, në bastoren sportive ‘E. L.’, me përdorim të forcës së bashku me të pandehurin – tani i dënuar F. Gj., duke e sulmuar të dëmtuarin tani të ndjerin F. P., nga i njëjti përvetësojnë para në shumën prej dy mijë (2000) euro”, thuhet në komunikatë.

I pandehuri B. N., ka qenë në arrati deri në vitin 2019, më pas është ekstraduar nga shteti Italian.

Lexo edhe

Video