​14 vjet burg ndaj tre personave që u morën me shitjen e armëve

​14 vjet burg ndaj tre personave që u morën me shitjen e armëve

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarve M.D, A.K dhe D.P, për përdorim dhe shitje të armëve.

Të tretë janë dënuar me 14 vjet burgim.

Kjo është komuniakta e plotë:

I akuzuari M.D. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në  kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vitesh dhe dënim me gjobë në shumë prej 7.000 (shtatëmijë) euro për veprën penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 par.1 i KPRK-së lidhur me veprën penale Importi, eksporti furnizimi, transportimi, këmbimi ose shitja e paautorizuar e armëve nga neni 372 par.2 të KPRK-së , të kryer së bashku me A.V i arratisur në kohën e kryerjes së veprës penale.


I akuzuari A.K. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në  kohëzgjatje prej 5 (pesë) vitesh dhe dënim unik me gjobë në shumë prej 3.500 euro për veprën penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminale të organizuar nga neni 283 par.1 i KPRK-së lidhur me veprën penale Importi, eksporti furnizimi, transportimi, këmbimi ose shitja e paautorizuar e armëve nga neni 372 par.2 të KPRK-së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës  nga neni 374 par.1 të KPRK-së.

I akuzuari D.P është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në  kohëzgjatje prej 2 (dy) vitesh dhe dënim me gjobë në shumë prej 3.000 (tremijë) euro për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Importi, eksporti furnizimi, transportimi, këmbimi ose shitja e paautorizuar e armëve nga neni 372 par.2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

Të akuzuarve M.D dhe A.K me aktvendim të veçantë u vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

 

Lexo edhe

error: