​12 viktima dhe 412 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore​

​12 viktima dhe 412 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore​

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga  3.567 teste të kryera janë regjistruar 412 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 207 vetëm në Shkup. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 12 pacientë.

 Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 459 pacientë, përcjell Alsat.


Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 195.542 raste, prej të cilëve 182.078 janë shëruar, kurse 6.875 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në vendin tonë janë 6.589 raste aktive me virusin korona.

Lexo edhe

Video