​11 raste të reja me COVID

​11 raste të reja me COVID

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 646 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.740. Në total numri i rasteve aktive është 339.


Në 24 orët e fundit janë dhënë 136 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.781 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.326 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Lexo edhe

Video