​100 euro, Qeveria në prag të finalizimit të platformës për aplikim të studentëve

​100 euro, Qeveria në prag të finalizimit të platformës për aplikim të studentëve

Qeveria e Kosovës është duke përgatitur platformën për aplikim të studentëve si kategori në gjendje jo të mirë financiare, ndërkohë që për të punësuarit në sektorin publik nuk ka aplikim dhe shumën prej 100 eurove do ta marrin së bashku me pagën e prillit.

Derisa për sektorin privat është hapur linku ku mund të aplikohet për 100 euro për të gjithë ata që kanë pagë primare deri në 1000 euro bruto.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka bërë të ditur se janë në përgatitje për aplikim edhe të studentëve në kuadër të platformës e-kosova.


“Jemi afër finalizimit të platformës për aplikim për shtesën prej 100 euro për studentë. Ditëve në vijim do të dalim me njoftim dhe udhëzimet mbi procesin e aplikimit”, ka thënë Kryeziu.

Qeveria e Kosovës më 12 prill ka prezantuar disa masa të reja në kuadër të pakos me qëllim të mbështetjes financiare për qytetarët, në kohën e ngritjes së çmimeve në vend.

Me nga 100 euro për muajin prill si masë e njëhershme do të ndihmohen familjet me asistencë sociale, pensionistët, punëtorët e sektorit publik dhe atij privat dhe studentët. Vlera totale e të gjitha këtyre masave është mbi 100 milionë euro dhe nga këto masa e kjo shumë do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë.

Lexo edhe

Video