​10 aftësi të lidershipit që tregojnë që jeni të gatshëm për t’u promovuar

​10 aftësi të lidershipit që tregojnë që jeni të gatshëm për t’u promovuar

Të gjithë punonjësit në kompani, punojnë dhe ëndërrojnë që të promovohen, por problemi është që jo secili mund ta arrijë këtë. Për ta arritur promovimin duhen disa aftësi të cilat ndihmojnë që të ndahen nga ai numër punonjësish, që po kërkojnë me ngulm të promovohen. Pra, nuk do të thotë që thjesht të punoni fort, sepse të gjithë ashtu po bëjnë.

Mësoni se cilat aftësi duhet t’i keni për të çarë përpara!

Komunikimi

Komunikimi efikas ndihmon të ndërtoni lidhje të forta, drejton në rezultate pozitive të negociatave dhe i redukton konfliktet me klientët. Pra, aftësitë komunikuese duhet të jenë të fuqishme, qoftë në rrjete sociale, emaile, telefonata, në biseda ballë për ballë apo edhe në të shkruar.

Zgjidhja e problemeve

Secili rol në kompani i ka sfidat e veta, por kur është fjala për udhëheqjen, sfidat shtohen e bëhen më të mëdha. Prandaj, është e domosdoshme aftësia për t’i zgjidhur problemet në mënyrën më të duhur dhe më të shpejt të mundshme. Nëse dëshironi që të promovoheni, mundohuni që të ndikoni në probleme të brendshme apo të jashtme të kompanisë. Në këtë mënyrë do ta merrni vëmendjen e punëdhënësit.

Vendimmarrja

Marrja e vendimeve, sidomos ato më të rëndat, nuk është asnjëherë e lehtë. Liderët janë ata që përballen me të gjitha situatat e vështira, e pavarësisht që ata e kanë një ekip të mrekullueshëm pas vetes, iu duhet atyre t’i marrin vendimet përfundimtare. Por, për t’i marrë ato vendime ju duhet patjetër të keni një informacion të konsiderueshëm të grumbulluar për çështje të ndryshme. Duhet të keni besim në ato vendime që i merrni dhe t’u qëndroni prapa, sidomos pas atyre që nuk janë shumë të njohura.

Organizmi dhe planifikimi

Organizimi përfshin qëllimin, planifikimin, implementimin dhe mbarëvajtjen e procesit, përfshirë këtu edhe rezultatet e tij. Vendi i punës është stresues për shumë njerëz, duke marrë parasysh këtë, imagjinoni sikur të zhyteni në gjëra të reja, pa i planifikuar ato! Kjo është arsyeja pse organizimi dhe planifikimi janë themelore në funksionimin e duhur të një kompanie, e këto patjetër që duhet t’i ketë një person në pozita menaxheriale.

Delegimi


Delegimi i suksesshëm, përfshinë zhvillimin e aftësive të udhëheqjes te punonjësit e tjerë që kanë potencial. Delegimi i mirë i detyrave, do të thotë që ju i besoni ekipit tuaj dhe prisni më shumë prej tyre. Kjo është një mënyrë joformale, për t’i trajnuar ata për gjëra të reja dhe të panjohura për ta.

Menaxhimi i kohës

Bizneset janë ambiente që ndryshojnë shpejt dhe gjatë gjithë kohës, prandaj punëdhënësit janë në kërkim të punonjësve që arrijnë ta menaxhojnë kohën e tyre. Grumbullimet e punës, janë ngulfatëse dhe shkaktojnë “sindromin e djegies” te punonjësit, prandaj është e rëndësishme të mos arrini deri këtu, që të dilni nga puna ende pa i përmbushur qëllimet tuaja.

Puna ekipore

Një pjesëtar efikas i ekipit i motivon dhe i mbështetë të tjerët për të punuar bashkë, në qëllimet dhe problemet e kompanisë. Punëdhënësit i vlerësojnë punonjësit të cilët kanë gjithmonë rrugë të gatshme, për ta bërë ekipin të punojë se bashku dhe të mos ketë mosmarrëveshje. Kjo po ashtu përfshinë edhe aftësinë dhe gatishmërinë, për t’i ndihmuar të tjerët kur ata kanë nevojë.

Ndërtim të marrëdhënieve

Punonjësit që dëshirojnë patjetër të avancohen, janë pasionantë në ndërtimin e lidhjeve të shuma në fushën e biznesit, qoftë brenda kompanisë, qoftë jashtë saj. Aftësia për të ndërtuar lidhje të forta e të vyeshme e bën një lider të dallohet. Duhet ta zhvilloni sinqeritetin dhe besimin për të ndërtuar lidhje të mira me njerëz.

Mendim kritik

Një person që ka mendim kritik është dikush i arsyeshëm, shumë analizues, dhe i pëlqyeshëm për marrjen e vendimeve. Këto cilësi janë vitale për të udhëhequr ndonjë organizatë në rrugën e suksesit. Si i tillë, vendimet që i merrni duhet të jenë të analizuara mirë dhe në përputhje me qëllimet e kompanisë. Nëse e keni këtë aftësi, jeni në rrugën e drejtë të promovimit.

Marrja e iniciativave

Një lider i fortë kap frenat dhe merr iniciativën për të bërë atë që askush tjetër nuk dëshiron, pavarësisht se sa e ulët është detyra. Pavarësisht nëse është dita juaj e parë në punë ose, jeni CEO i kompanisë, marrja e drejtimit në një detyrë ose një projekt tregon se ju jeni një lider. Gjithashtu ju vendos në radarin e menaxhmentit duke ju treguar se mund t’i sillni vlerë kompanisë. /Akademi Pune

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] ​10 aftësi të lidershipit që tregojnë që jeni të gatshëm për t’u promovuar​Pse nuk mund të gjeni punë pas përfundimit të studimeve?Kur është koha e përshtatshme për të treguar që jeni shtatzënë?​Si të jepni dorëheqje nga puna, pa i prishur mundësitë e tjera […]

Komentet janë të mbyllura.