Fillon ndeshja hapëse e vitit 2022 në Premier Ligë mes Arsenalit dhe Manchester Cityt
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Tanimë ka filluar derbi i Premier Ligës angleze mes Arsenalit dhe kampionit aktual Manchester Cityt, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 21 dhe hapëse për vitin 2022.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë 15 pikë, ku Manchester City zë vendin e parë në tabelë me 50 pikë, krahas Arsenalit që renditet i katërti me 35 pikë, përcjell KosovaPress.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat kanë mungesa të lojtarëve, ku për Mikel Artetan nuk do të paraqiten Aubameyang, Kolasinac dhe Chambers, kurse Pep Guardiola nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Foden, Delap, Mendy dhe Stones.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Arsenal (4-2-3-1): Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney; Partey, Xhaka; Saka, Odegaard, Martinelli; Lacazette

Manchester City (4-3-3): Ederson; Ake, Laporte, Dias, Cancelo; Silva, Rodri, De Bruyne; Sterling, Gabriel Jesus, Mahrez

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024