Mehdi Hyseni

 foto

Serbia, t’i gjunjėzohet Kosovės pėr paqe, jo anasjelltazi!

Prishtinë, ((Prof.Dr.Mehdi HYSENI)) 20 Gusht 2012 20:21

*** Kosova nuk ka nevojė pėr paqe tė imponuar dhe tė improvizuar nė “letėr”, por pėr paqe thelbėsore tė ndėrsjellė, tė zbatueshme dhe tė qėndrueshme, nė pėrputhje me normat e sė drejtės ndėrkombėtare dhe me objektivat dhe me parimet e Kartės sė Kombeve tė Bashkuara.

Vetëm ndonjë njeri i abnormal, nuk do të pranonte që Kosova, të lidhte marrëveshje paqësore me Serbinë, si dhe me të gjitha shtetet e tjera fqinje në rajon, por vetëm pasi të krijoheshin premisat dhe rrethanat normale politike, ligjore dhe demokratike mbi bazën e reciprocitetit si dy shtete të pavarura dhe sovrane, ashtu siç parashikojnë edhe standardet dhe kriteret e së drejtës ndërkombëtare.

Duke qenë se Serbia është ajo që u ka borxh historik shqiptarëve, sepse Kosovën e Shqipërisë Etnike, e ka “kullotur”, jo më pak se 100 vjet, duke e përfshirë edhe agresionin dhe gjenocidin e fundit në Kosovë (1989-1999), atëherë, logjikisht, moralisht dhe ligjërisht, asaj, edhe i takon, që e para, ta shpalosë flamurin e paqes, duke iu kërkuar falje botërisht shqiptarëve për të gjitha mizoritë dhe krimet monstruoze gjenocidale, të kryera në Kosovë (1912-1999).

Tomislav Nikoliqi është në potez, jo Hajredin Kuçi!

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ose kryeministri i qeverisë serbe, Ivica Daçiq, duhet ta luajnë potezin e parë të shahut, nëse duan të krijojnë paqe historike me Kosovën, e jo Atifete Jahjaga (presidente), as Jakup Krasniqi (kryetar i kuvendit), as Hashim Thaçi (kryeministër), e as zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi. Ky do të duhej të ishte “itinerari” i axhendës politike paqësore midis Beogradit dhe Prishtinës.

Mirëpo, tanimë ( siç është në dijeni i gjithë opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar), ndodhi e kundërta, zëvendëskryeministri i qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi ka propozuar “Traktatin paqësor me Serbinë dhe, për të po kërkon mbështetje jo vetëm nga opozita politike e Kosovës, por edhe nga fakktorët ndërkombëtarë, në radhë të parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ç’rast, para ca ditësh, edhe e vizitoi Uashingtonin. Mirëpo, një propozim i tillë, është i nxituar dhe i gabueshëm, sepse si rregull e pashkruar, viktima (pala e dëmtuar shqiptare e Kosovës) mbi asnjë bazë ligjore dhe morale, nuk është e detyrueshme që xhelatit (palës agresive, gjenocidale pushtuese serbe), E PARA, t’i drejtohet me lutje që të pajtohet, ashtu siç ka propozuar ministri i Drejtësisë së qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, sepse politikisht, kjo do të nënkuptonte shfaqjen e “një lloj mëshire” ndaj Serbisë.

Realisht, shikuar në prizmin historiko-politik, një propozim i tillë i Hajredin Kuçit, është jo vetëm qesharak dhe absurd, por edhe iracional, kur të kihet parasysh fakti, se Kosova ishte viktimë shekullore e kolonializmit dhe e gjenocidit serbomadh (1912-1999). Prandaj, as qeveria, as parlamenti, as politika (pozitë – opozitë) e as shqiptarët e Kosovës, nuk e kanë për detyrë, që SË PARI, botërisht, të kërkojnë “përqafimin” dhe pajtimin me serbët e Serbisë, kur gjithë bota e di se, Serbia gjatë viteve (1989-1999) ishte ajo, që ka kryer masakra dhe gjenocid barbarik mbi shqiptarët dhe Kosovën e Shqipërisë Etnike. Ky ishte edhe shkaku, pse Aleanca e Atlantikut Verior (NATO), e bombardoi Serbinë plot 78 ditë (24 mars – 10 qershor 1999), me ç’rast i detyroi forcat çetniko-fashiste barbare serbe të regjimit agresiv pushtues të Slobodan Milosheviqit, që përfundimisht, të braktisnin Kosovën shqiptare.

Shanset për paqe me Serbinë, janë një zero e madhe!

Me gjithë dëshirën “vizionare” politike dhe diplomatike të përfaqësuesve zyrtarë të qeverisë së Kosovës, që të lidhin një “traktat paqësor”, të ashtuquajtur të “përjetshëm” me qeverinë e Serbisë, siç ka deklaruar zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, realisht nuk ekzistojnë kurrfarë gjasësh teorike e as praktike, që të arrihet një objektiv i tillë i qeverisë së Kosovës, sepse Serbia ende nuk po heq dorë nga ambiciet dhe pretendimet e saj territoriale ndaj Kosovës shqiptare.

-Pa zgjidhjen e të gjitha problemeve konstestuese me Beogradin, asnjë përfaqësues i qeverisë, i parlamentit apo i presidencës së Kosovës, nuk ka të drejtë morale, as ligjore, që t’i propozojë Serbisë ndonjë “traktat” a “marrëveshje” paqësore për t’u pajtuar me të, sepse logjikisht dhe politikisht një propozim i tillë, do të thoshte kërkimfalje Serbisë për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës nga Serbia kolonialiste.

-Po, çfarë politike e “nivelit të lartë” është ajo, që Serbisë agresive dhe gjenocidale, i propozon “traktat paqësor”, derisa Beogradi zyrtar nuk e njeh Republikën e Kosovës!? – Po, pse Kosovës i nevojitet “paqja në letër” me Serbinë, kur ajo sipas Kushtetutës së vitit 2006, Kosovën e quan ”krahinë serbe”!?

-Si mund të inicohet një traktat i tillë paqësor nga pala shqiptare, kur Serbia, edhe pas përfundimit të luftës qe 13 vjet po e mban “peng” Veriun e Kosovës? – Dhe, jo vetëm kaq, Serbia edhe para luftës, edhe gjatë luftës së saj agresive dhe gjenocidale ndaj Kosovës, si dhe në kohë paqeje (1989-`2012), si pjesëtarët e UÇK-së, ashtu edhe të gjithë shqiptarët e Kosovës, i fajëson dhe i denoncon si “terroristë” dhe “secesionistë”!? –Ndërkaq, Amerikën, BE-në dhe NATO-n i akuzon dhe ngarkon me faj, gjoja se Beogradit ia kanë “imonuar zgjidhjen e njëanshme” të statusit të Kosovës!!!

Edhe pse këto akuza dhe shpifje të propagandës së zezë dhe të bardhë të qarqeve më të larta zyrtare të Serbisë, janë fallso dhe, pa asnjë bazë ligjore, pala serbe ia ka arritur qëllimit, që postfestum, t’i bindë krerët drejtues të Kosovës (pas pavarësimit të Kosovës, më 17 shkurt 2008), se duhet të negociojnë me palën serbe për statusin e Veriut të Kosovës, përkatësisht për statusin e pavarësisë së Kosovës, të cilën Serbia e konteston dhe e mohon si të tillë, duke u mbështetur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Nolens volens, Serbia duke spekuluar dhe shpifur me një politikë, me një diplomaci dhe me një propagandë të tillë kundër shqiptarëve të Kosovës, kundër Amerikës, kundër BE-së dhe kundër NATO-s, vitin e kaluar (mars 2011), ia ka arritur qëllimit, që qeverinë e Kosovës, ta fusë në “lojë” kinëse për arritjen e disa “marrëveshjeve teknike” lidhur me lëvizjen e lirë të njerëzëve dhe të qarkullimit të mallrave në pikat kufitare me Serbinë. Mirëpo, ato as de fakto e as de jure nuk përbëjnë kurrfarë marrëveshjesh, sepse, së pari nuk po zbatohen në terren nga ana e Serbisë dhe, së dyti, nuk janë ratifikuar as nga ana e kuvendit të Kosovës e as nga kuvendi i Serbisë.

 


Më të komentuarat