Historia politike, sociologjia, psikologjia dhe filozofia ( 7)
Prishtinë, ((Agron Shabani)) 12 Gusht 2012 20:14Feja ose religjioni si ideologji shtetėrore, nacionale, politike, historike dhe gjeografike...
Psikologjia dhe religjioni në kuptimin e ndikimëve dhe reflektimëve të tyre eksterne ose eksplikative në kuader të së ashtuquajturës "luftës së pakufijshme " në mes të së mirës dhe të së keqës...?!
-Duke menduar në dogmat dhe demagogjitë e ndryshme fetare dhe pseudokulturore të kishës ose sinodit serb në shërbim të luftërave ose konfliktëve të ndryshme shtetërore, nacionale,politike, ushtarake,ideologjike, historike, gjeografike dhe të tjera:
... Me "aminin" e ish ambasadores amerikane në vendin tonë, z. Tina Kajdanov në njerën anë, si dhe të shtetit dhe qeverisë kosovare ( plus administratës së instaluar ndërkombëtare në Kosovë) , ish kryetari i Serbisë, Boris Tadiq, i shoqëruar nga disa kalluxherë ose "priftërinjë të moderuar" serb, kohë ose vite me parë do ta vizitonin Manastririn e Deçanit në Kosovë...Ku "narodit" ose pakicës së atjeshme serbiane , atëbotë pos tjerash, ua lanë si "amanet të përhershem" ose "testament" edhe ca "selame" ose "porosi pompeze" dhe tepër " bombastike" me slogane, parulla, pamflete dhe recidive tashmë të njohura të kuzhinës së njohur fetare,politike dhe propagandistike të Beogradit. Ndërkohë që Tadiqi së bashku me kalluxherët ose " sinodistët e moderuar" serb në fjalë tashmë i përkasin të së kualuarës:Në Kosovë edhe sot e kësaj dite ngeli shija e thartë (kundërmuese dhe kutërbuese) e vizitës së mesipërme "ekspeditive" të Tadiqit & Company. Kjo gjithnjë duke menduar në "aktpadinë" e atëhershme , gjegjesisht, edhe të sotme ( kronike) të Serbisë kundër UÇK-së dhe Pavarësisë së Kosovës që në menyrë paralele ose "kohabitative-dihotomike" asokohe përkonte me vizitën e Tadiqit dhe kulluxherëve të Serbisë në Manastirin e Deçanit etj.
Kërkesa e mesipërme e Serbise ( plus Rusisë dhe Kinës) u refuzua dhe u hodhë poshtë në menyrë unanime dhe kategorike nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë. Respektivisht, nga shtetët me të fuqishme të globit të cilat edhe njëherë u shprehën dhe pozicionuan qartë dhe ekskluzivisht në favor të së drejtës dhe ligjshmerisë së gjithëmbarshme kushtetuese dhe juridike, respektivisht, shtetërore, nacionale dhe politike të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur, sovran dhe demokratik në kuptimin e plotë të fjalës.
Ndërkohë që Boris Tadiqi i " moderuar" dhe " demokrat" në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe presidenciale në Serbi, u pasua nga ultranacionalisti i njohur radikal dhe ekstremist, Tomisllav Nikoliq i njohur përndryshe si mbështetës dhe anëtar i bllokut radikal dhe ultranacionalist të V. Sheshelit dhe çetnikëve të tjerë në Serbi.
Me rastin e zgjedhjës së Nikoliqit për kryetar të Serbisë, pos forcave ose qarqëve tashmë të njohura radikale dhe ultranacionalioste në Serbi, në këtë vorbullë të përgjithshme, sikur u ringjallën dhe u shtuan akoma me shumë edhe zërat e ndryshëm radikal, ultraortodoks ose ultrashovenist ( brëndapërbrënda sinodit të përgjithshëm të kishës dhe metroplisë serbe ) ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar në përgjithësi. Mbase, zërat e vetmuar në shkretëtirën e madhe të mendjes, zemrës dhe të shpirtit që kërkojnë vrasje, zhdukje ose përndjekje kolektive të shqiptarëve nga trojet e veta etnike dhe historike në Kosovë në emër të " Kosovës si pronë privatë ose trashegimi fetare, kulturore dhe teritoriale të popullit dhe kishës serbe" !!! Absurd i madh! Fatalitet i pörgjithshem individial dhe kolektive! Skizofreni dhe demagogji e papërmbajtur iracionale, dogmatike,reaksionare, infantile dhe patologjike. Blasfemi e pashembullt fetare dhe sociokulturore e llojit të vet! Apostazi...
...!
Selia e kishës serbe, gjegjësisht," sinodi i kishtar dhe mitropolit" në këtë vorbullë janë edhe "arkitektët" dhe ideologët me të rëndëishëm ose kryesor të së ashtuquajturës "ideologjisë shtetërore, nacionale,fetare, politike dhe historike" të Serbisë kundër shqiptarëve dhe Kosovës në veçanti si dhe ndaj popujve dhe vendëve të tjera joserbe në përgjithësi, pothuajse në të gjitha etapat ose periudhat e ndryshme shtetërore, nacionale, politike, luftarake ( ushtarake) dhe të tjera.
Zatën, nën pamfletët, parullat dhe sloganet e njohura dogmatike dhe demagogjike të kishës ose sinodit serb mbi " Kosovën si djep të kulturës dhe civilizimit serb", apo "Kosovën si Jerusalemi i Serbisë" dhe të ngjashme! Sllobodan Millosheviçi dhe regjimi i tij kriminal dhe gjakatar në Beograd ( si Pashiqi, Karaxhorxheviçi, Drazha Mihajlloviçi , Rankoviçi, Nediçi, Subashiçi ose çentikët dhe shovenistët tjerë serbomilitarist dikur me herët..) e filluan luftën dhe masakrat e egra kundër shqiptarëve në Kosovë[. Apo, madje edhe të tjerat kundër vendëve dhe popujve të tjerë joserb në ato hapësira.
Se këndejmi, nebuloza dhe skizofrenia e egër (violente dhe patologjike) e urrjetjes kolektive të regjimit dhe popullit serb ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar në përgjithësi kanë shkuar aq largë saqë edhe "ritualet fetare" në Kosovë e kudo i përdorin (keqpërdorin) për fushata të egra kundër popullit dhe atdheut tonë. Në këtë vorbullë mjafton të rikujtohen në sfond vandalizmat dhe ekstremizmat e vazhdueshme të bandave ose hordhive të ndryshme kriminale dhe tepër primitive të huliganëve dhe ekstremistëve të ndryshëm serbo-çetnike në Pjesën Veriore të Mitrovicës së bashku me aktët tjera të dhunës dhe vandalizmit serb në Gazimestan dhe në " enklava" tjera të shtetit të pavarur, sovran dhe demokratik të Republikës së Kosovës të njohur dhe pranuar ndërkombëtarisht nga pjesa dërmuese e Bashkësisë së gjërë botërore ose ndërkombetare. Respektivisht, nga popujt dhe shtetët me të fuqishme dhe me përparimtare të globit.
Dikujt në këtë ëndërr ose trilogji të zgjarur mesjetare dhe arkaike në Serbi, si duket edhe rrena (gënjeshtra) ) i është shndërruar në respekt dhe në dashuri ndaj të tjerëve. Përkatësisht, ndaj njerëzve ose qytetarëve të vet.Siç është rasti i mesipërm me serbët e manipuluar deri në delirë të përgjithshëm ose katarsisë nga vet shteti dhe sinodi i tyre kishtar ose mitropolit!
...Ndonëse, vizita e atëhershme ( rituale ose ekspeditiviste) e ´ udhëheqësve shpirtërorë´ dhe politik të shtetit dhe popullit serb në Manastirin e Deçanit ( i cili në instancë të fundit është kishë ose manastrir yni shqiptar që nga etapat ose periudhat e ndryshme të bizantit..) atëbotë nga ana e faktorëve të ndryshëm vendor e ndërkombëtar u cilësua dhe vlerësua vetëm si një vizitë private e qëllimit ose karakterit fetarë ose ritualist. Asgjë me shumë se kjo. Gjepura.
Krejt në rregull kjo:Ama pa të keq, por nuk dihet gjer me sot (sëpakut ,në këtë kontekst nuk ka shenime ose deshmi konfidenciale dhe relevante nga terreni) nëse dikush nga lidershipi i përgjithshëm shtetëror ose institucional në Kosovë , në kanë patur ose do kenë ndonjëherë një trohë kurajo dhe guxim qytetar dhe politik për t´i vizituar vëllezërit dhe motrat tona shqiptare në Kosovën Lindore.Gjegjësisht, tempujt dhe objektët e atjeshme fetare , kulturore ose sakramentale të popullit dhe kombit shqiptarë në Kosovën Lindore në Preshevë, Medvegjë ose Bujanoc?! Shtrohet pyetja.
Ndërkohë që vendimin e atehershem " brauroz" të kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçit për ta lejuar vizitën e mesipërme të Tadiqit dhe zyrtarëve të lartë të sinodit të kishës serbe në vendin tonë, atëbotë e përshëndeti edhe Kajdanovka nga Amerika.E kemi gjithnjë fjalen mbi Ambasadoren e jashtëzakonshme dhe fuqiplote të SHBA-së në Prishtinë.Paraardhësen ose pararëndësen e njohur të Christopher Dellit-ish ambasadorit tjetër amerikan në vendin tonë.Në rregull. Okay! Amerikanët janë miq, partner dhe aleat të njohur natyror dhe historik të Kosovës dhe Shqiptarëve në përgjithësi.
Mbase...!
Siç dihet:në kohën e sundimit të Banit të njohur kroat, Kulinit (118O-12O4) në Bosnjen e atëhershme të "periudhës së errët" mesjetare ose turbulente:Në vorbullin e "rrymave" dhe "levizjeve" të asokohshme fetare dhe monarko-klerikaliste në kontinentin plak do të shfaqen dhe përhapen gjithandej edhe të të ashtuquajturit "bogomilët serb",gjegjësisht, "herretikët" e njohur dualist , skizmatik (shizmatik) dhe transubstancialist .Të cilët në Evropën e asaj kohe do e përhapin dhe propagandojnë "idenë" e tyre infantile dhe patologjike sipas të së cilës:"Zot i paskësh patur dy djem. Satanën (Djallin ose Satanelin)- djalin e Tij me të madh dhe Jezu Krishtin- Djalin ose Birin e Tij me të vogël!!! Kështu që gjithnjë sipas predikimëve të mesipërme dogmatike dhe demagogjike të bogomilëve ose herretikëve të mesipërm dualist dhe skizmatik, jetën dhe botën tonë në tokë në fillim e paskësh krijuar i biri(djali) i madh i Hyjit(Zotitt)-Satana ose Sataneli! Duke e nënkuptuar këtu edhe"ligjin" ose "principin e parë jetësor" ose fetarë i cili gjithnjë sipas bogomilëve, na paskësh filluar nga e keqja ose iracionalja njerëzore dhe fertare në përgjithësi. Ndërsa, tek me ardhjen(lindjen) e të birit (djalit) me të vogël të Hyjit, Jezu Krishtit :Jeta dhe bota jonë njerëzore dhe sakramentale e paskësh njohur dhe pranuar principin e së mirës." Duke i nënkuptuar këtu "luftërat" ose "konfliktët" e ndryshme herretike ose "dualiste" në mes të mirës dhe të keqës...Të cilat, gjithnjë sipas bogomilëve të ndryshëm serbian etj. do të vazhdojnë deri në pakufi ose deri në pambarim! Mu njashtu sikur ato dy "linjat paralele" në postulatin e njohur të Tukididit që nuk puçën dhe nuk bashkohen kurrë por vetëm në pafundësi! (...)
"Ideja" ose "teoria" e mësipërme infantile dhe patologjike (e bogomilëve serb) në fjalë, se këndejmi, dikur me vonë do iu paraprijë luftërave,konfliktëve dhe zezonave të ndryshme fetare,kishtare, kulturore ose oborrtare-monarkiste gjithandej kontinentit plak dhe me gjërë për shumë sherkuj ose dekada me radhë.Do të shfaqen dyndjet ose përndjekjet e njohura të etërve të shenjtë (papëve) nga Vatikani në Avinjon të Francës .Saqë,etërit e shenjtë ( papët) atëbotë, sipas shënimëve ose dëftesave të ndryshme kishtare, historike dhe të tjera, do të detyrohen për t´i lutur dhe ftuar në ndihmë madje, edhe sulltanin dhe ushtrinë e atëhershme turke për t´u kthyer sërish në Selinë e Shenjtë në Vatikan! Do të zhvillohen luftërat e njohura mesjetare të kryqzatave (ndonëse,të nxitura dhe stimuluara nga carët e ndryshëm ruso-bizantin pas depërtimëve triumfale të Selxhukëve në Konstantinopojë,respektivisht në Stambollin e sotëm në vitin 1O71 etj.) Do të ndodhin në sfond "Causa unionis", "Causa reformationis" , "Confesio Augustiniana" , "Confessio Hafnensis", "Summus Episcopus", "Confutatio Lutheranismi Danici", "Causa Fidei" dhe të tjera së bashku me reforma, konziliume, kongregata dhe traktate të tjera kishtare ose fetare dhe ideologjike sipas mësimëve, botëkuptimëve dhe predikimëve të larmishme mbi transubstancën ose "trinitetin" e njohur (lëxo":In Nomine Sancte et Individue Trinitatis") kishtar dhe apostolik në kuptimin e njohur " Unam Sanctam" dhe kështu me radhë.
Ndërkohë që Evropa plakë do të zhytët dhe fundoset akoma me shumë në kaosin dhe hendekun e madh të luftërave dhe konfliktëve të shumëta fetare, kulturore, politike, konceptuale,ideologjike dhe të tjera të nxitura dhe shkaktuara në vorbullën e madhe të kurthave,intrigave dhe dredhive të mësipërme( mesjetare dhe eshatologjike, gjegjësisht, ortodokse dhe bizantine ) të bogomilëve ose herretikëve të mesipërm dualist etj..Dhe..kjo gjer me "Paqen e njohur të Vestfalisë" me 1648 dhe fillimin e Revolucionit të Madh në SHBA-së (nën George Washingtonin, Thomas Jeffersonin, Benjamin Franklinin etj) dhe Francë ( nën Napoleon Bonapartën etj.) :Kur mitët,dogmat,fetishët dhe paragjykimëtv e mësipërme fetare(kishtare) dhe eshatologjike do të transformohen, reformohen dhe supstituuohen(zëvendësohen) me Dritën e formulave dhe eksperimentëve të njohura shkencore dhe metodologjike sipas " etosit" dhe "erosit" të njohur shkencorë dhe humanist.
Në këtë sfond të njohur reformator dhe iluminist ia vlen të theksohet në vazhdim fakti i ndikimëve dhe reflektimëve të ndryshme eksterne dhe eksplikative të fesë ose besimit të njohur islam ose musliman në kuptimin e njohur të metafizikës së moralit, respektivisht, substancialitetit antik dhe subjektivitetit modern ose bashkohor të të gjitha besimëve të ndryshme fetare ose religjioze. Dhe, kjo sidomos në kuadrin e njohur të ´Revolucionit Dialektik dhe Metafizik´( Lëxo: Logicae Novae) tek shumica e feve ose besimëve të ndryshme gjithandej globit që do frymëzohen dhe stimulohen asokohe pikërisht nga kopshti i njohur shpirtëror, fetar, kulturor dhe filozofik i fesë islame ose muslimane në mesjetë.
( ... )
Por..jo edhe të të gjithat.Jo! Ngase, në "logjikën" dhe "filosofinë" e mesipërme herretike, dualiste ose dogmatiko-eshatologjike të qarqëve, strukturave dhe nomenklaturave të ndryshme të kontinentit plak edhe sot e kësaj dite duket se kanë ngelur në formë shfaqjesh , paragjykimësh ose paraftyrimësh të ndrydhme imagjinare, fiktive, iracionale, negative , monologjike dhe të tjera elementët ,fetishët dhe hijet e mesipërme mesjetare ose arkaike . Sidomos tek një pjesë e konsiderueshme e klerit ose sinodit serb .
Serbët megjithatë, nuk nuk ishin ( nuk jane ) të vetmit në këtë vorbullë..;
Por...
Siç dihet, dikund në shekullin nëntë ( 9) në mesjetë do të ngritët dhe promovohet shteti i madh ( me i madhi mbase) i sllavëve të lindjes dhe të jugut-Rusia.Apo, e njohur dikur përndryshe si "Rusie e Kjevit" ( lëxo: Kjevskaja Rasija ) dikund në pjesën e dytë të shekullit nëntë pra. E cila nga një teritor relativisht i vogël i Kjevit ( kryeqytet i Ukrainës së sotme...) me kalimin e kohës do të shtrihet dhe zgjerohet vazhdimisht në kohëra dhe hapësira të ndryshme europiane dhe aziatike. Përkatësisht,në dëm dhe mbi kurriz të hapësirave dhe teritorëve të njohura etnike, historike dhe gjeografike të normanëve, kazakëve, mongolëve, tatarëve, uzbekëve, azerëve, estonëve,letonëve, finlandezëve, sudezëve, ukrainasve, polakëve, çeçenëve, turkmenëve, kirgizëve, arumunëve, gruzëve, armenëve, japonezëve, kinezëve dhe të shumë popujve të tjerë.Dhe, kjo në fillim duke i pushtuar në këtë vorbullë Kazanin dhe Astrahanin.Ndërkaq, dikur me vonë në formë bandash ose hordhishë të ndryshme djegëse, vrasëse dhe plaçkitëse ( lëxo këtu "hordhitë e arta " të knjazëve rus , Olegut, Igorit, Vlladimirit, Jarosllavit, Bratisllavit, Ivan Groznit, Godunovit, Vasilit, Mihajlit etj.) kundër rajonëve ose hapësirave të ndryshme të ish Perandorisë Bizantine gjatë vitëve 9O7, 914, 944 etj.Dhe kështu me radhë nën sundimin e Gollovkinit, Pjetrit të Madh ose Katarines të "Dinastisë se Romanovëve" etj...
Kjo edhe përkunder asaj se populli dhe shteti i atëhershëm rus ( i Kjevit) dikur me herët iu ishin përshatur dhe nënshtruar si të thuash tërësisht ligjëve, rregullave dhe traditave të njohura shpirtërore,fetare, kulturore, kanonike, politike dhe të tjera të Perandorisë së njohur Bizantine. Kështu në kohën e sundimit të Vlladimirit ( 98O-1O15) -sllavët e lindjes, gjegjësisht, rusët, ukrainasit dhe bjellorusët do e pranojnë fenë kristiane sipas konceptëve, traditave, ritualeve dhe predikimëve të njohura ortodokse dhe bizantine.Duke i ngritur dhe promovuar Kjevën e asokohshme ( së bashku me Moskën dhe St. Petersburgun dikur me vonë..) në qëndrat dhe metroplat me të rëndësishme ose kryesore të pansllavizmit dhe ortodoksizmit botëror.Dhe, mbase në një " Romë të Tretë" ortodokse dhe katolike sipas konceptëve, ritualeve dhe predikimëve të njohura hegjemone dhe ekspanzioniste të sinodit të njohur të kishës ruse ose ortodokse dhe pansllaviste. Të cilët ( së bashku me serbët dhe sllavo- ortodoksët tjerë konservativë dhe ultraradikalist) në këtë kontekst nuk e njohen dhe nuk e pranuan si të thuash kurrë për të vetën Selinë e Shënjtë (Papatin) në Vatikan.Por, vetëm i shfrytëzuan dhe keqpërdorën Vatikanin dhe etërit e shenjtë ( papët) së bashku me popujt ose shtetët e ndryshme europiane ose kristianiste për lufëra ose konflike të ndryshme fetare, ideologjike, politike, gjeostrategjike dhe të tjera kundër botës islame ose muslimane siç është rasti i mesipërm i nxitjes së luftërave mesjetare të kryqëzatave nën moton ose sloganet e ndryshme sllavo- ortodokse ose bizantine të " Mbrojtjes dhe shpëtimit të Konstantinopojës ( Stambollit të sotëm në Turqi) nga invazioni i fuqishëm luftarak ose ushtarak fisëve të mëdha turke të selxhukëve nën Osmanin e Parë etj.Përkatësisht, " Mbrojtjes dhe shpëtimit të Jerusalemit dhe qytetëve të tjera të krishtëra nga invazioni i fuqishem i grupëve ose ushtrisë së njohur arabo-muslimane (nën gjeneral Sulltan Salajdinin etj.) dhe keshtu me radhë.
Ndryshe nga kjo, në këtë vorbullë ia vlen të rikujtohet fragmenti i prekshëm dhe tepër trishtues kur cari i tërbuar rus, Ivan Grozni ( lëxo: Ivani i çartur ose i tërbuar i Rusisë) për ta dëshmuar para të tjerëve forcën ose fuqinë e tij luftarake ose ushtarake, ia pren kokën të birit të tij të vetëm vetëm e vetëm për faktin sy ky i fundit ( i biri i Ivanit të tërbuar pra) atëbotë i kishte kundërshtuar aktët e tmerrshme të dhunës, terrorit dhe masakrave të egra të " hordave" ose hordhive kundër popullatës çeçene etj. në rajonin e njohur të Kaukazisë dhe me largë.
vazhdojmë ne editorialet e radhës me titull " Psikologjia dhe religjoni integral, reflektivë dhe pozitivist" etj...
































Më të komentuarat