Banditėt dhe maskat e tyre
Prishtinë, (Nexhmedin Spahiu ) 03 Gusht 2012 09:51Vetėm ata qė nuk kanė fytyrė dhe dinjitet pranojnė tė jenė maskė e tė tjerėve. Maskat e banditėve janė mė tė kėqij se vetė banditėt. Banditėve nuk u bėhet vonė pėr fytyrėn e atij qė bėhet maskė, kur marrin ndonjė vendim. Ata realizojnė interesat e veta pa fije turpi se tėrė turpi shkon nė llogari tė atij qė shėrben si maskė.
Kur gjatë fushatës zgjedhore pata thënë se Avni Kastrati është njeri zotni, por partinë e tij e dominojnë banditët, më pat qortuar Naim Rrustemi, atëherë deputet i pavarur në Parlamentin e Kosovës. Naimi më pat thënë se nuk mund të jetë zotni një njëri i përzgjedhur nga banditët për ti përfaqësuar banditët, për tu bërë maskë e tyre. Ai që u shërben banditëve për maskë është shumë më i keq se vetë banditët.
Unë nuk doja ta besoja Naimin dhe fushatën e përfundova pa asnjë fjalë të keqe për Avni Kastratin. Çështe e vërteta unë prisja hile e vjedhje votash nga ana e banditëve, por nuk prisja që të të gjitha këto do tma rrezikonin mua fitoren.
I bindur se të qenët kryetar i Mitrovicës është një përgjegjësi e lartë që kërkon bashkëpunim sa më të gjerë e shmangie konflikteve kisha arritur ta kem përkrahjen e të gjitha partive politike, pos PDK-së kundër së cilës garoja. Madje pas fitores së pretenduar, në qeverisjen e Mitrovicës llogarisja ta kem përkrah edhe pjesën jo banditeske të PDK-së. Kjo ishte edhe arsyeja që gjatë gjithë fushatës nuk e fola asnjë fjalë të keqe për Avni Kastratin përkundër faktit se ai vazhdimisht me sulmonte me shpifje e rrena nga shkolla e KOS-it (Shërbimi Sekret i Ushtrisë Serbe).
Deputeti Naim Rrustemi paskësh pasur të drejtë
Për Mitrovicën do tkish qenë shumë më mirë që tishte ndonjë bandit kryetar i Mitrovicës se sa Avni Kastrati që është maskë e tyre. Banditi eventual sado i paskrupullt e i pacipë që do tishte do ta kishte diku një kufi turpi kur të vepronte në emër të vet. Por, banditëve nuk u bëhet vonë për fytyrën e Avni Kastratit, kur marrin ndonjë vendim. Ata realizojnë interesat e veta pa fije turpi, sepse tërë turpi shkon në llogari të Avni Kastratit dhe për këtë banditëve nuk u bëhet vonë. Në një moment edhe mund ta hedhin si leckën e ndotur dhe të gjejnë një leckë tjetër. Këtu del se deputeti Naim Rrustemi paskësh pasur shumë të drejtë.
Fytyra e Avni Kastratit u dëshmua se mban gjithçka. Deri diku kam mundur ti kuptoja rrenat dhe shpifjet që bënte ndaj meje gjatë fushatës zgjedhore. Dëshira për të fituar e ka bërë që të luajë jo-fer dhe të kapërcejë kufijtë e moralit. Por nuk mund ta kuptoj se si, derisa në njërën anë zëdhënësi i UNMIK-ut konfirmonte për Jeta në Kosovë se UNMIK-u i ka leshuar vendim RTV Mitrovicës për shfrytëzimin e lokaleve në fjalë, Avni Kastrati pa fije turpi deklaronte në TV fjalën uzurpim. Ky nuk është një keqinformim i tij, por një rrenë e qëllimshme që vetëm njerëzit e ligë mund ta bëjnë.
Në po ato lokale të RTV Mitrovicës ai sa e sa herë ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme për 13 vite me radhë. Si mund të futet një njeri i ndershëm në lokale të uzurpuara?! Kur hajni pret dashin e vjedhur nuk i shkohet në darkë apo jo? Nëse e han dashin e vjedhur je më hajn se vet ai që e ka vjedhur.
Pse Bajram Rexhepi nuk veproi si Avni Kastrati?
Sado që banditët në kohën e Bajram Rexhepit (paraardhësit të Avni Kastratit) mund ta kenë i shtytur Bajramin për ta sulmuar RTV Mitrovicën, ai nuk e bëri këtë gjë. Jo ndoshta pse nuk do ta ketë pasur këtë dëshirë, por e dinte se do të turpërohej para qytetarëve. Bajram Rexhepi do të ketë menduar se çfarë do tu thoshte ambasadorëve kur do ta pyesnin se çështë kjo punë? Prandaj edhe nuk e ka bërë.
Por Avni Kastrati nuk e ka këtë hall, sepse ai nuk di anglisht dhe rrallë që e takon ndonjë ambasador. Edhe kur takohet me ndonjë zyrtar të huaj fjalori i tij është më i ulët se i cilit do bandit, sepse duke pasur mizën pas veshit tenton tua kalojë banditëve të paktën me fjalë. Kur shefi i misionit të OSBE në Kosovë, ambasadori Almhofer i ka dërguar letër Avni Kastratit dhe ka kërkuar nga ai që të mos ndërmarrë hapa kundër RTV Mitrovicës pa urdhër gjykate, flitet se banditët rreth tij (nuk e di sa është kjo e vërtetë) ia kanë përkthyer të kundërtën, duke i thënë që shefi i misionit të OSBE-së po thotë që mos shkoni përmes gjykatës po veproni sa më parë!
Sa i përket turpit para qytetarëve ai ka gjetur një formulë: skam çka me ba, nuk më pyet askush, tjerët vendosin. Kjo është formula e turpit. Nëse nuk të pyet kush përse merr barrë mbi vete? Këtë e bëjnë vetëm ata që nuk kanë dinjitet dhe fytyrë.
































Më të komentuarat