Ka filluar ndėrtimi edhe i dy shtėpive tjera nė veri tė Mitrovicės nga kompanitė qė kanė premtuar mbėshtetje nė aksionin Ndihmo edhe ti. Kėto shtėpi kanė nisur nė Lagjen e Boshnjakėve ndėrsa do tė ndėrtohen nga kompania Haxhacom dhe kompania Patroni.
Nėnkryetari i komunės, Riza Haziri, i cili mori pjesė nė vėnin e gurthemelit tė kėtyre shtėpive, falėnderoi tė gjithė ata qė janė duke mbėshtetur kėtė aksion. Ai e ka vlerėsuar kėtė si njė projekt kombėtar, qė do tė mundėsoj kthimin e tė gjithė atyre qė janė dėbuar nga veriu, por edhe qėndrimin e atyre qė janė duke jetuar nė rrethana tė vėshtira.

Sipas tij, tashmė kanė filluar tė ndėrtohen rreth 10 shtėpi nga kompani tė ndryshme nga tė gjitha pjesėt e Kosovės. Numri mė i madh i shtėpive qė kanė nisur tė ndėrtohen nė veri janė tė pėrqendruara nė Lagjen e Boshnjakėve, meqė aty nevoja ėshtė shumė e madhe, ka thėnė Haziri.
Megjithatė, ai theksoi se nė kuadėr tė kėtij aksioni kanė nisur tė ndėrtohen shtėpi edhe nė lagjet tjera, si nė zonėn e Tre rrokaqiejve, nė Kroin e Vitakut etj. Ėshtė duke u bėrė njė punė e mirė qė ėshtė mirėpritur shumė nga shqiptarėt qė jetojnė nė veri, tha ai.
Nė anėn tjetėr, ai apeloi tek ata qė kanė premtuar tė ndihmojnė me mjete financiare rindėrtimin nė veri qė sa mė parė ti realizojnė zotimet e tyre. Lusim ata qė kanė premtuar tė ndihmojnė qė sa mė parė ti transferojnė mjetet e tyre nė xhirollogarinė Ndihmo edhe ti, nė mėnyrė qė sa mė parė tė fillohet me procedurat ligjore pėr pėrzgjedhjen e pėrfituesve pėr rindėrtim, u shpreh Haziri.
Ndėrsa, Albert Peci, tė cilit do ti ndėrtohet shtėpia e re nė Lagjen e Boshnjakėve, u shpreh shumė i lumtur qė po i krijohen mundėsi tė mira pėr jetė nė lagjen e tij. Ai tha se bashkė me gruan dhe fėmijėt ka jetuar me qira afėr vendit ku e ka pasur shtėpinė e rrėnuar.
Pėrfituesi tjetėr, Luan Miftari, falėnderoi kompanitė qė po ndihmojnė. Sipas tij, ka shumė raste nė veri qė kanė nevojė pėr mbėshtetje. /Kosovapress/

Më të komentuarat