Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė ka mbajtur tė enjten seancėn e parė pėr konfirmimin e aktakuzės ndaj ish-zėvendėskryeministrit dhe ish-ministrit tė Shėndetėsisė, Bujar Bukoshi, ish-sekretarit tė MSH-sė, Ilir Tolajt dhe 9 tė akuzuarve tė tjerė. Nė kėtė seancė dėgjimore tė konfirmimit tė aktakuzės janė zhvilluar vetėm ēėshtje teknike, ndėrkaq aktakuza pritet tė konfirmohet gjatė seancave qė do tė mbahen mė 21, 22 dhe 23 gusht.
Ilir Tolaj ishte arrestuar pas disa muajsh hetime nga EULEX-i me pretendimin se nga qershori i 2006-tes e deri nė muajin e njėjtė tė 2011-tės, bashkė me Bujar Bukoshin e Arbenita Pajazitin kishin udhėhequr njė fushatė kundėr kompanisė farmaceutike Jona Med duke bėrė kėshtu qė tė mos fitojė tenderė nė MSH. /Kosovapress/
Seanca e sotme u bazua nė aktakuzėn qė prokurorja angleze, Maria Bamieh ka ngritur kundėr Bujar Bukoshit, Ilir Tolajt, Arbetina Pajazitit, Nexhat Shabanit, Ismet Hysenit, Hajrullah Fejzės, Zenel Kuēit, Bekim Fushės, Alban Thaēit, Basri Asllanit dhe Imer Ajetit pėr shpėrdorim tė pozitės zyrtare ose autoritetit, keqtrajtim gjatė ushtrimit tė detyrave, keqpėrdorim i autorizimeve ekonomike.
Kurse, Nexhat Shabani dhe Ilir Tolaj, akuzohen edhe pėr lidhje tė kontratave tė dėmshme, nxjerrje tė kundėrligjshme tė vendimeve gjyqėsore si dhe kėrkim ryshfeti-pėrpjekje pėr tė marrė ryshfet, evazion fiskal dhe pengim i provave.
Seanca e sotme gjyqėsore pėr konfirmimin e aktakuzės pėr Ilir Tolajn, Bujar Bukoshin dhe tė tjerėt u drejtua nga gjyqtarja e Eulex-it, Mariola Pasnik, e cila dėgjoi opinionet e tė akuzuarve, si dhe tė avokatėve mbrojtės tė tyre.
Megjithėse aktakuza ndaj Ilir Tolajt dhe tė tjerėve pėrbėhet nga 24 mijė faqe dokumente, kjo nuk mjafton pėr avokatin e Ilir Tolajt, Bajran Tmava i cili pas seancės u shpreh i bindur nė pafajėsinė e klientit tė tij.
Nė raport me tė mbrojturin tim, z.Ilir Tolajn tash edhe mė shumė jam bind se aktakuza nuk e ka vėrtetuar as minimumin e dyshimit tė bazuar se ai ka kryer vepra penale pėr tė cilat akuzohet. Gjatė procedurės hetimore qė ka filluar nė vitin 2008 janė bėrė njė mori shkeljesh tė dispozitave procedurale tė cilat aktakuzėn tani duhet ta bėjnė tė paqėndrueshėm. Duke pasur parasysh ato shkelje e tė cilat do ti elaborojė nė seancat vijuese, besoj se kjo aktakuzė nuk do tė vėrtetohet, ka thėnė ai.
Edhe avokati i ish-ministrit tė Shėndetėsisė, Bujar Bukoshit, Destan Rukiqi ka thėnė se klienti i tij nuk akuzohet pėr korrupsion, marrje mitos, fshehje tatimi, lidhje tė kontratave tė dėmshme etj. Por, sipas Rukiqit, kundėr tij ėshtė vetėm njė pikė e aktakuzės qė ka tė bėjė me nėnshkrimin e njė kallėzimi penal qė i ėshtė bėrė operatorit ekonomik Jona Medit.
Sot u morėm mė shumė me disa ēėshtje teknike edhe u morėn tė dhėnat e tė gjithė tė akuzuarve qė pėrfshihen nė aktakuzė. Dua pėr opinionin ta them njė gjė qė besoj qė ėshtė me rėndėsi lidhur me z.Bukoshin se nė kėtė aktakuzė nuk akuzohet pėr korrupsion, marrje mitos, nuk akuzohet pėr fshehje tatimi, lidhje kontratave tė dėmshme etj. Kundėr tij ėshtė vetėm njė pikė e aktakuzės dhe arsyeja pse ky ėshtė i pėrfshirė nė aktakuzė ėshtė sepse ka nėnshkruar njė kallėzim penal qė i ėshtė bėrė Jona Medit, ka thėnė ai.
Nė seancėn maratonike, avokati i Ilir Tolajt, Bajrma Tmava kėrkoi nga gjyqtarja Pasnik lirimin nga paraburgimi tė klientit tė tij Ilir Tolaj deri nė konfirmimin e aktakuzės. Lirimin nga arresti shtėpiak e kėrkuan edhe avokatėt e Bekim Fushės, e Hajrullah Fejzės. Mirėpo, njė gjė e tillė, u kundėrshtua nga gjyqtarja e EULEX-it Mariola Pasnik, e cila tha se kėrkesat e tyre do ti dorėzohen kolegjit tė pėrbėrė prej tre gjyqtarėve, tė cilėt do tė vendosin pėr njė gjė tė tillė.
Ilir Tolaj ishte arrestuar pas disa muajsh hetime nga EULEX-i me pretendimin se nga qershori i 2006-tes e deri nė muajin e njėjtė tė 2011-tės, bashkė me Bujar Bukoshin e Arbenita Pajazitin kishin udhėhequr njė fushatė kundėr kompanisė farmaceutike Jona Med duke bėrė kėshtu qė tė mos fitojė tenderė nė MSH.
Sipas aktakuzės, pėrkrahjen nė bllokimin e kėsaj kompanie, Ilir Tolaj e kishte pasur nga ministri Bujar Bukoshi dhe kėshtu qė tė dytė tashmė akuzohen se kanė shpėrdoruar pozitėn zyrtare.
Prokurorja Maria Bamieh nė aktakuzėn e ngritur pretendon se Bukoshi e Tolaj nė bashkėpunim me Zenel Kuēin nga janari i viti 2007, deri nė fund tė viti 2011 kanė udhėhequr fushatė edhe kundėr kompanisė Sante Pharm. Nė kėtė aktakuzė pėrmendet emrat e Bekim Deshishkut, Fadil Lubeniqit e Armend Ramadanit, si tė dėmtuar nga tė akuzuarit.
Gjithashtu, nė kėtė seancė dėgjimore pėr konfirmimin e aktakuzės ndaj 10 zyrtarėve dhe ish zyrtarė tė Ministrisė sė Shėndetėsisė janė zhvilluar proceduralisht vetėm ēėshtje teknike. Janė marrė tė dhėnat lidhur me tė akuzuarit, si dhe janė dhėnė opinione lidhur me aktakuzėn. Seanca pritet ti vazhdojė punimet mė 21, 22 dhe 23 gusht, ku pritet edhe tė konfirmohet aktakuza. /Kosovapress/


Më të komentuarat