Pėrderisa zyrtarė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, pohojnė se policia me profesionalizėm e ka kryer detyrėn nė Merdar, pėr tė parandaluar hyrjen e huliganėve serbė nė Kosovė me rastin e festės sė Vidovdanit, nga ana tjetėr, njohės tė fushės sė sigurisė konsiderojnė se organet e rendit ka qenė totalisht tė papėrgatitura pėr faktin se nė kėtė aksion u lėnduar 35 policė tė Kosovės, nga njė grup i vogėl huliganėsh. Ndėrkaq, Inspektorati Policor i Kosovės ka bėrė tė ditur pėr KosovaPress se nė lidhje me rastin tashmė janė duke u zhvilluar procedurat hetimore dhe shumė shpejt pritet qė prokurorėve tė rastit tu dėrgohet njė raport informues.
Ndėrkaq, Jetullah Aliu nga Inspektorati Policor i Kosovės, ka bėrė tė ditur pėr KosovaPress se nė momentin e pranimit tė informacionit rreth situatės nė Merdar, Inspektorati ka dėrguar dy hetues nė vendin e ngjarjes.
Jemi informuar pėr gjendjen nė Merdar dhe Inspektorati Policor i ka dėrguar dy hetues atje. Kemi kontaktuar prokurorin zyrtar i cili ka udhėzuar qė tė merren disa veprime, mirėpo nuk janė gjetur elemente tė veprės penale. Pėr shkak tė komplikimit tė rastit nė vendin e ngjarjes kanė dalė edhe dy prokurorė, tė cilėt kanė udhėzuar qė tė merren disa veprime. Ata janė dakorduar dhe kanė kėrkuar qė nga inspektorati policor tė dorėzohet njė raport informues mbi zhvillimet qė janė bėrė gjatė aksionit ne Merdar, ka thėnė Aliu, duke shtuar se ky raport pritet qė shumė shpejt ti dorėzohet prokurorėve tė rastit.
Nė seancėn e sė enjtes tė Kuvendit tė Kosovės, duke iu pėrgjigjur pyetjes sė deputetes, Alma Lamės, lidhur me reagimin e dobėt tė institucioneve pėrgjegjėse tė sigurisė nė Kosovė pėr tė parandaluar hyrjen e huliganėve serbė, ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thėnė se Policia e Kosovės me profesionalizėm e ka kryer detyrėn e saj duke ofruar shėrbimet tė mira tė sigurisė. Kurse, lėndimi i 35 policėve nė kėtė ditė, pėr ministrin Rexhepi cilėsohen si incident i vogėl.
Policia e Kosovės me profesionalizėm ka ofruar shėrbimin e vet tė sigurisė tė pelegrinėve dhe qytetareve nė pėrgjithėsi, duke kryer njė sigurim tė lirė sipas agjendave dhe planeve tė parapara. Gjatė kohės sė festimit janė raportuar disa incidente tė vogla tė cilat nuk kanė ndikuar nė sigurinė e pėrgjithshme si rasti nė Merdar, ku nga gjuajtja me gurė dhe gjėsende tė forta nga grupi i huliganėve serbė drejt zyrtarėve policorė, janė lėnduar 35 zyrtarė policorė, ka thėnė ministri Rexhepi.
Ai ka shtuar se Policia e Kosovės ka vepruar nė bazė tė standardeve profesionale.
Pėr ēdonjėrin qė ka bėrė provokime policia ka vepruar nė bazė tė standardeve profesionale, policia nuk vepron nė mėnyrė impulsive dhe inskenike ka thėnė Rexhepi.
Por, ndryshe mendon njohėsi i fushės sė sigurisė, Bislim Zyhapi. Ai konsideron se Policia e Kosovės nuk ka qenė e pėrgatitur nė mėnyrėn e duhur pėr tė parandaluar huliganėt qė tė hyjnė nė Kosovė, dhe pėrballja e policisė me huliganėt serbė ka qenė e dobėt, pėr faktin se nga njė grup i vogėl huliganėsh serbė u plagosėn 35 policė.
Nė raste tė tilla, ėshtė edhe e pritur qė mund tė ndodhin incidente, por policia nė kėso raste duhet tė jetė mė e pėrgatitur, sidomos nė kufij. Kjo mund tė ndodh nė ēdo vend, por policia duhet tė jetė e pėrgatitur pėr incidente tė tilla, si nė vetėmbrojte, po ashtu edhe nė parandalimin e hyrjes sė huliganėve nė territorin e Kosovės. Policia duhet tė jetė e pėrgatitur ēdoherė me kėto grupe qė tė ballafaqohet me situata tė tilla. Nuk ka qenė njė pėrgatitje e mirė nga ana e policisė sė Kosovės, ka thėnė Zyhapi.
Ndėrkaq, Jetullah Aliu nga Inspektorati Policor i Kosovės, ka bėrė tė ditur pėr KosovaPress se nė momentin e pranimit tė informacionit rreth situatės nė Merdar, Inspektorati ka dėrguar dy hetues nė vendin e ngjarjes.
Jemi informuar pėr gjendjen nė Merdar dhe Inspektorati Policor i ka dėrguar dy hetues atje. Kemi kontaktuar prokurorin zyrtar i cili ka udhėzuar qė tė merren disa veprime, mirėpo nuk janė gjetur elemente tė veprės penale. Pėr shkak tė komplikimit tė rastit nė vendin e ngjarjes kanė dalė edhe dy prokurorė, tė cilėt kanė udhėzuar qė tė merren disa veprime. Ata janė dakorduar dhe kanė kėrkuar qė nga inspektorati policor tė dorėzohet njė raport informues mbi zhvillimet qė janė bėrė gjatė aksionit ne Merdar, ka thėnė Aliu, duke shtuar se ky raport pritet qė shumė shpejt ti dorėzohet prokurorėve tė rastit.
Andaj, sipas tij, mbetet tė shihet sepse nuk ėshtė nė mandatin e Inspektoratit tė gjykoj nė lidhje me rastin se a ka qenė nė rregull apo jo aksioni.
Sikur Prokuroria Komunale e Prishtinės, po ashtu edhe prokurori i EULEX-it, tė cilėt janė duke u marrė me rastin, nuk kanė qenė tė gatshėm tė prononcohen nė lidhje me aksionin e policisė nė Merdar. I kontaktuar nga Kosovapress, zėdhėnėsi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, ka thėnė se Prokurori i kėtij misioni i cili ka qenė i angazhuar pėr rastin ne Merdar, nuk mund tė prononcohet pėr media pėr shkak tė vazhdimit tė procedurave.
Prokurori i EULEX-it, nė lidhje me kėtė rast, nuk prononcohet pėr media, e as unė nuk mund tju jap ndonjė informacion, ka thėnė shkurt Krasniqi nėpėrmjet telefonit.
Ndryshe, konfrontimi i policisė sė Kosovės me njė grup huliganėt serbė tė cilėt tentuan tė hyjnė nė territorin e Kosovės pėr tė festuar Vidovdanin, kishte rezultuar me plagosjen e 35 policėve kosovarė./B.Brahaj/




Më të komentuarat