Nė kuadėr tė manifestimit Ditėt e Diasporės nė Kosovė 2012, Ministria e Diasporės e Republikės sė Kosovės, ka organizuar promovimin e librave tė autorėve Fatmir Brajshori, Dashnim Hebibi, Salih Zogiani dhe Abdurrahim Ashiku.
Nė kėtė promovim, i cili u mbajt nė Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės, autori Fatmir Brajshori erdhi me librin e tij Toplica, njė foshnjė mbi Berlin, e cila flet pėr shpėrnguljet e shqiptarėve nga ajo trevė. Ai ka thėnė se libri i tij vjen edhe si njė rebelim i tij ndaj klasės politike, e cila, sipas tij, pas luftės sė fundit nė Kosovė, nuk do tė duhej tė bisedonte pėr tė.
Kurse Avdulla Konushevci, botues i librit Toplica, njė foshnjė mbi Berlin, tha se ky libėr ėshtė edhe dokumenti i parė letrar qė tregon pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nga Sanxhaku i Nishit.
Ndėrsa Dashnim Hebibi, nė kėtė promovim u prezantua me librin e tij Intervista nė tranzicion, e cila ngėrthen nė vete njė sėrė intervistash, tė cilat autori i ka realizuar gjatė punės sė tij si gazetar. Autori Hebibi tha me kėtė rast se ndihet shumė i nderuar qė merr pjesė nė, siē e quajti ai, sofėr tė poetėve tė tjerė.
Mė tej nė kėtė eveniment u prezantua edhe autori Sali Zogiani, me veprėn e tij Anekdota 5, i cili ėshtė mbledhės i trashėgimisė shpirtėrore.
Ndėrkaq, nė fund tė kėtij promovimi, u paraqit autori Abdurrahim Ashiku nga Dibra, por qė jeton prej kohėsh nė Athinė tė Greqisė. Ai u paraqit me njė sėrė librash, tė cilat nė njė mėnyrė i kishte emėruar me titullin Njerėzve qė i dua. Ai duke folur pėr praninė e tij nė Kosovė, tha se pėr tė ėshtė nderė shumė i madh qė gjendet nė mesin e Kosovės dhe kosovarėve, pėr tė cilėt tha se ka dėgjuan nga odat e Dibrės.
Nė kėtė promovim, i cili u mbajt nė Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės, autori Fatmir Brajshori erdhi me librin e tij Toplica, njė foshnjė mbi Berlin, e cila flet pėr shpėrnguljet e shqiptarėve nga ajo trevė. Ai ka thėnė se libri i tij vjen edhe si njė rebelim i tij ndaj klasės politike, e cila, sipas tij, pas luftės sė fundit nė Kosovė, nuk do tė duhej tė bisedonte pėr tė.
Megjithėse ky libėr i imi ka qenė edhe njė lloj rebelimi pėr politikėn, tė cilėt nuk ėshtė dashur asnjėherė tė bisedojnė pėr Kosovėn menjėherė pas pėrfundimit tė luftės, por politikanėt tanė ėshtė dashur tė pėrqendrohen edhe si temė diskutimi ta bėjnė kudo Toplicėn, ka thėnė ai.
Kurse Avdulla Konushevci, botues i librit Toplica, njė foshnjė mbi Berlin, tha se ky libėr ėshtė edhe dokumenti i parė letrar qė tregon pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nga Sanxhaku i Nishit.
Romani Toplica, njė foshnjė mbi Berlin ėshtė dokumenti i parė letrar pėr shpėrnguljen e tmerrshme tė shqiptarėve nga Toplica, Pusta Reka, Jabllanica; me njė fjalė, nga Sanxhaku i Nishit, pas vendimeve qė solli Kongresi i Berlinit mė 1878. Ndonėse njė vepėr letrare, pėr shkak tė kėrkimeve tė gjata tė autorit, njė pasardhės po ashtu i njė familjeje muhaxhirėsh, ky roman ka pak a shumė edhe karakter dokumentar, historik, politik etj., ka thėnė ai.
Ndėrsa Dashnim Hebibi, nė kėtė promovim u prezantua me librin e tij Intervista nė tranzicion, e cila ngėrthen nė vete njė sėrė intervistash, tė cilat autori i ka realizuar gjatė punės sė tij si gazetar. Autori Hebibi tha me kėtė rast se ndihet shumė i nderuar qė merr pjesė nė, siē e quajti ai, sofėr tė poetėve tė tjerė.
Unė ndjehem shumė i nderuar qė sot po marrė pjesė nė kėtė promovim libri, nė kėtė tryezė me autorė nga diaspora, qė edhe ne jemi munduar ta japim njė kontribut nė diasporėn tonė, qė tė reflektojmė edhe ne nga diaspora, jo vetėm nė aspektin humanitar, por edhe nė aspektin kulturor, apo nė aspektin publicistik nė pėrgjithėsi, ka thėnė ai.
E pėr tė folur mė shumė pėr librin u kujdes Naim Kelmendi, redaktor i librit, i cili tha se ky libėr pėrmban intervista qė autori i ka realizuar gjatė punės sė tij si gazetar me shumė prej personaliteteve tė fushave tė ndryshme.
Libri i Dashnim Hebibi, Intervista nė tranzicion, pėrmban nė vete njė sėrė intervistash, tė cilat gazetari ynė i ka realizuar kohė mė parė me njė sėrė personalitetesh tė politikės, artit, muzikės, sportit e tė veprimtarive kombėtare, ka thėnė ndėr tė tjera ai.
Mė tej nė kėtė eveniment u prezantua edhe autori Sali Zogiani, me veprėn e tij Anekdota 5, i cili ėshtė mbledhės i trashėgimisė shpirtėrore. Ai edhe fjalimin e tij e nisi me anekdotė.
Ai ka shtuar se puna e tij ėshtė mbledhja e trashėgimisė shpirtėrore, duke thėnė se meritėn pėr kėtė gjė e kanė ata qė e kanė ruajtur atė.
Kurse redaktori i librit tė tij, Sylejman Dermaku, tha me kėtė rast se nuk ka mė kėnaqėsi se sa tė jesh i shkurtė nė mendime, por i qartė pėr tė gjithė, duke aluduar nė anekdota, tė cilat ai i quajti edhe si filozofi nė vete.
Nuk ka kėnaqėsi mė tė madhe se tė jesh i shkurtėr, i qartė dhe i kuptueshėm dhe i tillė ėshtė ēdo njeri qė ėshtė lakonik nė tė folur, porse elokuent nė rrėfime. Pikėrisht kjo magji ėshtė stolisur nė anekdotėn shqiptare. E tėrė filozofia e saj pėrmblidhet nė disa fjalė qė pėrcillet me njė mesazh nėntekstor. Zaten, kėtu edhe qėndron madhėshtia e anekdotės, ka thėnė Sylejman Dermaku.
Ndėrkaq, nė fund tė kėtij promovimi, u paraqit autori Abdurrahim Ashiku nga Dibra, por qė jeton prej kohėsh nė Athinė tė Greqisė. Ai u paraqit me njė sėrė librash, tė cilat nė njė mėnyrė i kishte emėruar me titullin Njerėzve qė i dua. Ai duke folur pėr praninė e tij nė Kosovė, tha se pėr tė ėshtė nderė shumė i madh qė gjendet nė mesin e Kosovės dhe kosovarėve, pėr tė cilėt tha se ka dėgjuan nga odat e Dibrės.
Ėshtė kėnaqėsi dhe nder i madh pėr mua qė tė jem nė Prishtinė me pesė librat pėr njerėzit qė i dua, tė jem nė Kosovė midis kosovarėve, qė nė fėmijėrinė time kanė hyrė e kanė bėrė rrėnjė si divat e pėrrallave, nė njė trevė tė moēme shqiptare, ku siē tregonin pleqtė nė odėn dibrane, lisin nuk e ēan kali, grurin nuk e pret dot drapri dhe bostanin nuk e mban dot kerri, ka thėnė Abdurrahim Ashiku.
Ai ka falėnderuar Ministrinė e Diasporės, pėr ftesėn qė i kanė bėrė, si dhe Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare, qė siē tha ai, ia kanė krijuar hapėsirėn qė tė flasė, pak pėr vete, e mė shumė pėr njerėzit qė i do.
Ai vjen sot me disa libra, siē ėshtė Rrėfimet e komshiut, Rilindėsit e kohės sonė, Po Dibrės! Jo sakavicės! /M. Mulaj/



Më të komentuarat