Dorėheqje ose shkarkim !
Prishtinë, (dr Riza SMAKA) 16 Qershor 2012 11:36Akti i papeshur dhe politikisht kontraproduktiv e steril i tillė i ministreshės Mimozė, sėpakut , nga shteti shqiptar, me bazė dhe me tė drejt, nuk do tė mund tė mos shkaktonte aversion politik dhe retorsion adekuat si dhe ,nder tjera, nė vend tė relativizimit permanent tė kufinjėve ndėrshtetėror , tė dy shteteve shqiptare, nė limitim artificial teknoburokratik ,ekonomikisht shumė tė dėmshėm , nė radhė tė parė, pėr vendin tonė!
Ditë më parë, ministresha e MTI-së , Mimozë K. Lila , ka caktuar taksën hyrëse përkatësisht masën mbrojtëse për çimenton e importuar nga Shqipëria në Kosovë. Alas!
Ministresha Mimozë, në atë mënyrë, sëpakut ,i ka bërë dy gabime të rënda, njënin ,në rrafshin kombëtar ,aq më parë në vigjiljen e njëqindë vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë , (të vetëm njënës nga pjesët integrale mbarëshqiptare ) dhe, të dytin , në dimensionin ekonomik , në dëm të synimeve dhe të rrjedhave të pandalshme integruese fillimisht, të Kosovës , në radhë të parë me Shqipërinë përkatësisht me vendet fqinjë qe e pranojnë Kosovën për shtet të pavarur e demokratik e ,rrjedhimisht , edhe me vendet tjera gjithandej!
Akti i papeshur dhe politikisht kontraproduktiv e steril i tillë i ministreshës Mimozë, sëpakut , nga shteti shqiptar, me bazë dhe me të drejt, nuk do të mund të mos shkaktonte aversion politik dhe retorsion adekuat si dhe ,nder tjera, në vend të relativizimit permanent të kufinjëve ndërshtetëror , të dy shteteve shqiptare, në limitim artificial teknoburokratik ,ekonomikisht shumë të dëmshëm , në radhë të parë, për vendin tonë!
Sëandejmi, caktimi i taksave hyrëse në cimentin e importuar nga vendi ynë, Shqipëria në vendin tonë (alas) , në Kosovë, nuk mund të mos jetë akt ekstremisht i dëshiruar , në radhë të parë , nga një shtet fqinjë i Kosovës, i cili, në mënyrat më të sofistikuara ,pa skrupulla elementare , e lufton çështjen edhe shtetin e Kosovës ; po ai shtet, padyshim se ,nder të tjera, do të shpërblente pa masë cilin do eksponent politik kosovar qe do të krijonte barriera (teknike burokratike e arbitrare ) kufitare shqiptare kosovare ( lexo :shqiptare- shqiptare), nga se, situata e tillë është komplementare me politikat strategjike të tij për minimizimin e faktorit shqiptar në Ballkan edhe nëpërmjet krijimit artificial të ndasrave shqiptare kosovare shqiptare e ,mundësisht, të eliminimit të shtetit të Kosovës në tërësi dhe, përfundimisht!
Aplikimi unilateral e arbitrar I masës mbrojtëse - taksës hyrëse në cimentin e importuar nga Shqipëria në Kosovë ( e cila mund të emërtohej edhe ndryshe) nga ministresha e MTI-së Mimozë K. Lila, pashmangshëm,
- nuk mund të mos i dëmtonte marrëdhëniet ndërshtetërore Kosovë Shqipëri ,
- është masë retorsive, e pa bazë juridike dhe, e pa logjikë ekonomike,
- është akt antipolitik mbarëkombëtar , nga se, në vend të relativizimit ndërkufitar Kosovë Shqipëri në rrjedhë e vijimsi edhe nëpërmjet marrëdhënieve ekonomike të lirshme reciprokisht të pakufizuara me asnjë masë tatimore , taksore, doganore,kufinjët ndershtëtëror i faktorizon me barriera importuese - ngjashëm me periudhat historike 1913-1941, 1945-1968, 1989-1999;
- nuk e favorizon ekonominë e tregut as qarkullimet tregtare ndershtetërore ,veçanërisht, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ,
- nuk është akt në favorin e mbrojtjes së kompeticionit lojal ( konkurrencës) , por përkundrazi , ngase, Sharr Cemi në Kosëvë , praktikisht , nuk ka rival në prodhim dhe ,për aq, ka pozitë dominante në treg ,e cila, kudo dhe kurdo, e dëmton pozitën e konsumatorit në një anë dhe, prodhuesin e vetëm, e llaston për të lujat valle të pandershme në treg nëpërmjet çmimeve më të larta dhe prodhimeve me cilësitë dobët, në anën tjetër!
Z. Muja dhe z. Gërbeshi, depute të mirëfilltë dhe kometent!
Deputetët e Kuvendit të R. të Kosovës ,z. Shaip Muja , nga Grupi Kuvendor i PDK-së dhe z. Emin Gërbeshi, nga Grupi Kuvendor i AKR-së , duke i vlerësuar drejt dhe ndershëm gabimet eventualisht keqveprimet e theksuara më sipër të ministreshës së MTI-së , Mimozë K. Lilës, të njejtën e kanë qortuar me indinjatë të qendrueshme , duke ia përkujtuar tërheqjen imediate të masës mbrojtëse me opsionin e logjikshëm të dorëheqjes përkatësisht të shkarkimit funksional të saj!
Zotërinjët Muja & Gërbeshi , duke vepruar sikundër u përketë dhe ka hije deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës , duke i tejkaluar kornizat e përkatësisë partiake dhe të koalicionit partiak ,kundër ministreshës Mimozë, me vend e mend dhe me bazë , kanë ngritë objekcione serioze referuar aktit iracional dhe antiekonomik për aplikimin e masës mbrojtëse në importimet e cimentos nga Shqipëria, duke postuluar nulimin e asaj mase tok me kërkesën për dorëheqje përkatësisht për shkarkim të saj nga funksioni i ministreshës së MTI-së !
Sëandejmi, duke gjykuar se ministresha e MTI-së , z Mimozë K. Lila, me aplikimin iracional të masës mbrojtëse në fjalë, nder tjera, ka berë delikt politik e për aq kombëtar si dhe ekonomik, në funksion të papërgjegjësisë morale , do të bënte mire të dorëheqej nga funksioni të cilin në atë mënyrë e ka shpërdoruar përkatësisht kryeministri z Thaçi , nëse ajo nuk do të vepronte ashtu, do të justifikohej që të njëjtën ta shkarkonte konform me autorizimet që i ushtron!































Më të komentuarat