Shqiptarėt nuk mbrohen me zero diplomaci tė Tiranės ndaj Shkupit
Prishtinë, (Prof.Dr. Mehdi HYSENI) 17 Mars 2012 08:10(Edmond Haxhonasto dhe Nikolla Popovski të një mendjeje diplomatike : Incidentet nuk ndikojnë në raportet Shqipëri Maqedoni.)
Jo, jo, o Z. Haxhinasto, vrasja dhe terrorizimi i shqiptarëve, si dhe djegja e disahershme e flamurit shqiptar në Maqedoni nga harangat paramilitare e policore sllavomaqedone (nga individë a grupe), nuk janë incidente të rastësishme, por akte të shëmtuara barbarike të qëllimshme dhe anticivilizuese antievropiane, të kryera mbi bazën nacionale dhe fetare kundër shqiptarëve, pas së cilave qëndron politika plakë dhe e re raciste dhe shoviniste sllavo-maqedone e urrejtjes, e diskriminimit dhe e spastrimit etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre indigjene, rrënjët e së cilës datojnë që nga zhvillimi i luftërave ballkanike (1912-1913), e, edhe sot, në dekadën e dytë të shekullit XXI(2012).
Ndoshta, sipas syzave diellore të politikanëve dhe diplomatëve shqiptarë të kallëpit të Haxhi Nastos nga Tirana, një politikë e tillë sllavomaqedone antishqiptare (që në thelb ka luftën shekullore të pushtimit të territorit shqiptar, vrasjen, terrorizimin, arrestimet, heqjene së drejtës së lirisë, burgosjen dhe dënimin me nga dhjetra vite burg të rëndë të shqiptarëve) ka vetëm përmbajtje të incidenteve të izoluara siç ishte rasti i Gostivarit, dhe i 15 nxënësve të tjerë shqiptarë, të sulmuar në autobusin e linjës 58 nga 20 fallangistë të maskuar maqedonë, si dhe djegja e flamurit shqiptarë nga një organizatë e krishterë terroriste?!
Mirëpo, pavarësisht nga një konstatim i tillë i gabuar antidiplomatik i i dy kryediplomatëve të theksuar Popovski Haxhinasto, kjo nuk është e vërtetë, sepse edhe rastet e fundit të egërsimit të individëve dhe të grupeve të maqedonëve ndaj shqiptarëve, sui generis kishin karakter të akteve terroriste, të cilat janë të dënueshme sipas të gjitha marrëveshjeve, protokolleve dhe rezolutave ndërkombëtare.
Jo incidente, por akte terroriste me fener!
Pse ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Popovski, vrasjen e dy të rinjve shqiptarë në Gosdtivar nga një polic sllavomaqedon, si dhe rrahjen dhe lëndimet e 15 nxënësve shqiptarë në një autobus në Shkup, si dhe djegjen e flmaurit shqiptar nga një Oganizatë e krishterë, i ka cilësuar si incididente (që do të thotë si ngjarje të rastit), është në interesin e shpëtimit të lëkurës së politikës dhe të diplomacisë së Maqedonisë përpara opinionit publik vendor dhe, në veëçanti të atij evropian dhe ndërkombëtar, në mënyrë që të mos marrë ndonjë karton të kuq nga BE-ja, nga NATO-ja dhe nga Amerika, sepse Maqedonia ende ëndërron se një ditë, do bëhet anëtare e BE-së dhe e NATO-s. Mirëpo, një ëndërr e këtillë, kurrë nuk do ti plotësohej shtetit maqedon derisa shqiptarëve në Maqedoni ua mohon të drejtën e identitetit kombëtar dhe të drejtën e vetëvendosjes së brendshme ( minimumin e kërkesës legjitime dhe të drejtë të shqiptarëve), që të jenë të barabartë me maqedonët.
Mirëpo, si në aspektin njerëzor, human, kombëtar, politik dhe diplomatik, është e çuditshme dhe naive se si ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto është pajtuar me homologun e tij, Nikolla Popovski, që aktet kriminale dhe terroriste të fundit të harangave sllavomaqedone kundër shqiptarëve, ti kualifikojë si incidente?!
Kjo është diplomacia preventive? Jo, kjo është zero diplomacia e haxhinastove, e cila njësoj, sikurse diplomacia maqedonase synon, që një ditë të shkretë, të bëhet anëtare e BE-së, në kurriz të sakrifikimit të drejtave legjitime, kombëtare, territoriale dhe historike të shqiptarëve brenda kufijve natyrorë të Shqipërisë Etnike.
Mirëpo, fatkeqësisht si diplomacia e Shkupit, ashtu edhe ajo Tiranës, nuk do tia arrijnë kurrë një objektivi të tillë të përbashkët (që sa më parë të aderojnë në BE) në kurriz të shqiptarëve të terrorizuar dhe të kolonizuar nga ana e pushtetit aktual sllavomaqedon.
Duke njohur standardet dhe kriteret procedurale të BE-së së pranimit të anëtarëve të rinj, nuk ma thotë mendja se, me një bagazh të këtillë kolonial ndërshtetëror, BE-ja do tua hapë dyert Shqipërisë dhe Maqedonisë, pavarësisht nga të njëjtat synime euroatlantike, që i ushqejnë këto dy vende ballkanike, siç janë kryediplomatët, Edmond Haxhinasto dhe Nikolla Popovski në takimin e tyre të përbashkët në Shkup. më 16 mars 2012.
Duke qenë se sipas Haxhi Nastos dhe Nikolla Popovskit Shqipëria dhe Maqedonia kanë të njëjtat synime euroatlanike, atëherë, për të realizuar këtë aspiratë integruese evropiane, Shkupi dhe Tirana, para së gjithash, duhet ta kenë të njëjtin objektiv dhe preokupim ligjor, kushtetues dhe demokratik, që të paktën (minimum), shqiptarëve në Maqedoni, tua njohin të drejtën e vetëvendosjes së brendshme, që do të thotë, me ligj dhe me kushtetutë, shqiptarët, të jenë element kombformues dhe shtetformues, ashtu sikurse maqedonët.
Vetëm kjo alternativë e ligjshme, e drejtë, realiste, demokratike dhe paqësore, është rruga më e shkurtër dhe më racionale, që Maqedonisë dhe Shqipërisë ua hap dyert e Bashkimit Evropian (BE).
Ndryshe me inicidente të tilla vrastare dhe plagosëse të shqiptarëve nga ana e bandave terroristëve sllavomaqedonë, Maqedonia vetvetiu, do tia shkurtojë të drejtën e integrimit të saj në strukturat evroatlantike (BE dhe NATO), pavarësisht se e ka edhe ndihmën e diplomacisë së Tiranës zyrtare të Edmond Haxhinastos, ashtu siç pohoi homologu i tij, Nikolla Popovski.
-Të mira janë drekat dhe darkat diplomatike zyrtare (në kurriz të mohimit të drejtave të shqiptarëve) mes Tiranës dhe Shkupit, por të hidhura dhe të mjerueshme-kafshatë që skapërdihet... ZERO, ZERO, është rezultati i tyre, kur është fjala për statusin e pazgjidhur kolonial të shqiptarëve, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Greqi, në Serbi dhe në Mal të Zi (1912-2012).































Më të komentuarat