Referendumi nė Veri dhe Albin Kurti nė Shqipėri
(Gani N Asllani) 12 Janar 2012 10:29Ēfar fantagorizme! Kryetarėt e katėr komunave me shumicė Serbe nė veriun e Kosovės, kan vendosur qė nė ditėn e Shėn Valentinit tė mbajn referendum. Zotrinjėt kan harruar se referendumet si mjet i deklarimit popullor, organizohen nga shtetet pėr ēėshtje qė jan tė klasifikuara si interes i lartė, interes shtetėrorė apo interes kombėtar. Referendumet komunale nderkaē mbahen pėr ēėshtje si psh; ku mund tė hapet gropa e re septike, ku tė lidhet kryēorja e re pėr kanalizime etj.
Çfar fantagorizme! Kryetarët e katër komunave me shumicë Serbe në veriun e Kosovës, kan vendosur që në ditën e Shën Valentinit të mbajn referendum. Zotrinjët kan harruar se referendumet si mjet i deklarimit popullor, organizohen nga shtetet për çështje që jan të klasifikuara si interes i lartë, interes shtetërorë apo interes kombëtar. Referendumet komunale nderkaç mbahen për çështje si psh; ku mund të hapet gropa e re septike, ku të lidhet kryçorja e re për kanalizime etj. Një referendum që nuk mbështetet nga qeveria e shtetit ku komunat jan, e as nga shteti sponsor i këtyre institucioneve, është vetëm një marketing politik parazgjedhor i formës -tallje e madhe- e politikanëve të hargjuar në Beograd të tipit Koshtunica. Këta zotrinj nga Veriu i Kosovës, të dalldisur nga syri i kamerave dhe daljet e tyre në TV qyshse barikadat iu kan dhënë hapsirë në media, harrojn se çështja që ata duan ta ngresin në referendum nuk e ngrit nga karrigija as zyrtarin më të ulët në kancelaritë Euro-Amerikane. Kriza në Eurozonë, ekonomitë në recession, dhe perspektiva e zymt për zhvillim të pritshëm, minimizonjnë këtë çështje deri në imtësi.
Aq më tepër kur kjo bile nuk është as edhe çështje. Gabohen zotrinjët nese mendojn se liderët botëror do të rendin pas tyre duke i përgjëruar, apo se Obama, Merkozi, Cameroon, Putin etj shkojn vonë natën në krevat me dhimbje koke duke menduar se çfar ndikimi do të ket rrezultati i referendumit të tyre. Çejfet dhe teket personale nuk kan hapsirë në këndveshtrimet politike. Idetë dhe dogmatizimet nuk kan ndikim në politikbërje, dhe neveritë dhe bezditë mirren vetem si kotësi të cilat duhet përballuar, aq më tepër kur Serbët e veriut duke iu perçasur keti referendumi harruan dhe tradhtuan Serbët në rajonet tjera të Kosovës, dhe nuk jan në gjëndje as edhe një her të ofrojnë apo pranojnë krahasime me pakicat e tjera në Kosovë, apo ato në Serbi, si fjala vjen Shqipëtarët e Luginës së Preshevës të rrezikuar nga asimilimi dhe ekzistenca.
Nga ana tjeter, një referendum mediatik hapur në 60 ditëshin e fundit të vitit 2011 nga Top Channel në Tiranë, nxorri për her të parë në 10 vjet një qytetar të Kosovës si Njeriun e Vitit. Ky konstatim i dalë nga votimet në internet ngriti Albin Kurtin si figuren më të pelqyeshme mes Shqipëtarëve. Kjo temë u hesht deri në relativitet nga shum media në Kosovë, por gabimi është i vërejtshëm dhe nuk duhej të kishte ndodhur. Votimi në internet ka qenë global i hapur si për diasporen, Preshevarët, ashtu edhe për Gjirokastritin, si për Ulqinakët, ashtu edhe për Struganët.
Mendja ma thot se z Kurti nuk është votuar për aftësit e tij futbollistike apo kulinareske për shembull (edhe pse aj mund të jet lojtar i mir i të dyja ktyre kulturave njerzore) por është votuar për platformen politike që ai dhe lëvizja e tij politike përfaçsojnë, ku strumbullari është ideja e një shteti kombëtar Shqipëtar. Nga ky sondazh, pokaç i rëndësishëm është fakti se z Kreshnik Spahiu nga Aleanca Kuq e Zi doli njeriu i dytë më i votuar i vitit. Edhe z Spahiu, si edhe z Kurti i mbahet fort principit të një shteti kombëtar Shqipëtar, diçka që politika e çakërdisur ditore në Prishtinë e Tiranë e kan anashkaluar aq fort sa kur pyeten nga ndonjë guximtarë rreth kësaj çështje, ata e shmangin thuajse po hyjn në krevat me djallin. Duke parë rezultatin e votimit, duhet apeluar tek dy kryeqytetet zyrtare Shqipëtare të mbajn vesh e të degjojnë, sepse populli është ai që lëviz kohrat. Sa për ilustrim, ktheni koken kah Lindja e Mesme, ku populli hoçi dhe po lufton pikerisht ata që thon se kan të drejt duke shperfillur vullnetin e sovranit. Edhe Shqipëtarët kan të drejtën historike. Votimi në Top Channel është një grimcë nga vullneti i kombit tonë fisnik. Është koha e fundit të mos nëpërkëmbet.
Autori është bashkepuntorë shkencorë në Qendrën për Studimet e Shkencave Politike të Europës Lindore, studiues shkencorë në Universitetin Njukasell anëtarë i Qendrës për studimet fqinjësore i Universitetit Sterling, bashkpuntorë korrespondent në Universitetin e Varshavës, dhe pedagog i shkencave politike në Universitetin Glasgow, Britani e Madhe.































Më të komentuarat