As kish as xhami nė tokėn e Universitetit
Prishtinë, (Ragip Guraziu) 24 Tetor 2011 23:22Si ėshtė e mundur qė kisha ortodokse serbe e cila ėshtė ndėrtuar nė vitin 1990,si rezultat i njė propogande dhe politike tė asaj kohe(kjo njėherit ishte edhe kisha e kohės sė Millosheviqit) nė pronė tė Universitetit tė Prishtinės,nuk po e pengon askėnd,kurse sa i perket ndėrtimit tė njė xhamie bėhet hallakam?!
Si është e mundur që kisha ortodokse serbe e cila është ndërtuar në vitin 1990,si rezultat i një propogande dhe politike të asaj kohe(kjo njëherit ishte edhe kisha e kohës së Millosheviqit) në pronë të Universitetit të Prishtinës,nuk po e pengon askënd,kurse sa i perket ndërtimit të një xhamie bëhet hallakam?!
Situatat shumë alarmate që po arrisin kulmin,se i perket kulteve fetare dhe sot pas 12 vjetëve të çlirimit të Kosovës,ky objekt fetar ortodoks,edhe pse ka prishur dhe penguar planin e ndërtimeve të fakulteteve dhe objekteve tjera përcjellëse në këto hapësira,askujt nuk po i pengon,sepse së paku deri më tani askush nga Qeveria e Kosovës dhe të gjithë të tjerët që jetojnë në shtetin e Kosovës,së paku deri më tani në asnjë çastë apo moment nuk e kanë ngritur zërin e tyre sa i perket këtijë rasti apo të kësaj kishe ortodokse.Dihet se kjo kish tani është ndërtuar në vitet e 90-ta,dhe është ndertuar nga pushteti i atëhershëm i Millosheviqit,,dhe thjeshtë është ndërtuar me dhunë,dhe atë në tokën e Universitetit.Po bile në atë kohë,më kujtohët shumë mirë(edhe pse nuk kishim fuqi ta ndalojmë)ka pasur reagime vet nga lidershipi i atëhershëm shqiptar i asaj kohe të Rugovës,e tani në këtë kohë po shuhet ky rastë problematik,sepse është ndertuar pa vullnetin e shumicës,të shqiptarëve,të cilët në atë kohë ishin të pushtuar dhe diskriminuar para syve të tërë botës nga regjimi i Serbisë,pikrisht Millosheviqit,që më vonë u quajt edhe kasapi i ballkanit,dhe tani kur jemi shtet me të gjitha të drejtat kushtetuese të një shteti,duhet ta ngrisim zërin fuqishëm dhe ky është një akt moral politk e kombëtar, e jo të jemi pasiv,siç që ishim ndaj Veriut të Mitrovicës,dhe ja si e kemi gjendjen n'at anë sot.
Jo, objekte fetare në tokat e Universitetit?!
Objektet fetare në Prishtinë,ku janë në pytje kishat ortodokse apo katolike nuk janë aqë problematike tek ne këtu në Kosovë,sa që bëhet zhurmë kur zihet në gojë ndërtimi të xhamive,atëherë bëhet hallakam!!!
Të gjitha tani këto kanë krijuar një imazh politik të të gjitha besimeve fetare se këto raste apo kerkesa të ndryshme të kulteve fetare më shumë janë politike dhe nuk po trajtohen njësoj sa u perket ndërtimeve të objekteve fetare,sidomos kur janë në pytje ndërtimi i xhamive.Kjo është arsyja se kisha në fjalë,ajo ortodokse serbe,pra ajo e ndertuar në regjimin e Millosheviqit në truallin e Universitetit të Prishtinës,e luan edhe një rol shumë të madh edhe në politikën serbe,që do të thotë,jo rastësisht në atë kohë e kanë menduar serbet,se në atë vend jo qe kurr nuk ka pasur as kisha as xhamia,por dinë shumë mirë serbet dhe kisha ortodokse se ku duhet të godasin.
Kjo kish ortotokse,në mbrotje të shtetit të Kosovës JO seJO,a duhet të rrënohet PO ..
Sidoqoftë,kur kemi parasyesh,se kisha ortodokse serbe e ndertuar në kohën e regjimit të Millosheviqit është një shembull negativi vetë kryeqytetit e aqë më shumë shëmtimit të kompleksit universitar.Pastaj ende pa u krye punimet të gjitha,por edhe sikur të ishte objekti i gatshëm për ceremoni fetare,banorë të komunitetit serb nuk ka në kryeqytet dhe as për rrethë këtij objekti.Ja tani shumë mirë po kuptohet ku shtrohet pyetja;atëherë çju desh kjo kish të ndertohet në këtë vend Millosheviqit?!Arsyeja tash është e kjart për të gjithë
Dhe pas lufte nuk kemi mundur të kuptojmë këtë gjest të regjimit serb të asaj kohe dhe kishes ortodokse serbe e ndertuar në token e Universitetit,atu ku kurr nuk ka pasur objekte fetare qfar do lloi apo besimeve qofshin,dhe asnjë banorë serb,dhe ne tani jemi në dijen për ta kuptuar këtë preblematik të kësaj kishe ortodokse serbe,tani ka shumë arsye për rrënimin e saj.Kjo ka mundur të ndodhë edhe gjatë kohës së ish-presidentit Rugova,që deri në 2006-të ishte në jetë dhe LDK-ja që po thonë se jemi si subjket politik më me përvojë,dhe kjo nuk ka ndodhë,atëherë tani është koha me argomentet shumë të fiqishme që kjo tani të ndodhë,rrënimi total i këtij objekti fetar ortodoks.Këtë çështje tani duhet ta ketë në konsiderat edhe komuna e Prishtinës e cila që nga vitet e 90-ta udhëheq me këtë komunë dhe ka njëmijë e njëqind arsyeje për rrënimin e kësaj kishe ortodokse serbe,dhe duhet vepruar me një afat të shpejt se edhe kjo kish nuk ka leje ndertimi sidomos nga komuna tani kur jemi shtet me kushtetut,por këtu lypet profesionalizmi dhe guximi për të drjeta shtetërore,dhe në munges të profesionalizmit ne kemi gabuar edhe në fillim të 2000-tës kur veriun e Mitrovicës e lam anash dhe ja sot realiteti andej?!.
Se në atë kohë lidershipi ynë luftonte për subjekte politike,kotlluqe,nderim të madhë për ndërkombëtarët,duke lënë anash interest kombëtare dhe më shumë kanë luftuar për interest personale,dhe kjo tani po dëshmohet edhe me gjendjen mometale që e kemi në Veri.
Në të kundërtën,në rastëse ky objkt fetar ortodoks serb,(siç po flitet) është futur në listen e objketeve të trashëgimisë kulturore për mbrotje nga shteti i Kosovës,vaj hallin për ata persona,zyrtar që kanë manipulluar me nënshkrimet e tyre mbi vlerat kombëtare dhe mbajnë përgjegjësi dhe së fundi do ti apin llogari kombit shqiptar për këto nënqmime që vazhdimisht po bëhen nga disa zyrtar në dëmë të kombit.Për këtë komuna e Prishtinës ta ketë parasyesh këtë derisa nuk është bërë vonë siç u veprua edhe më Veriun e Kosovës,dhe tani gjendjen e kemi si e kemi
(Autori është gazetar analist i pavarur)
*Mendimet e botuara në rubrikën "Opinione" nuk shprehin qëndrimet e KosovaPress-it. Kjo faqe është e hapur për lexuesit. Opinionet mund të dërgohen në info@kosovapress.com.































Më të komentuarat