Të tjerë

 

Dėshmitari XXL

(Suat Saqipi) 18 Tetor 2011 04:04

Dėshimtari “X” po vazhdon tė jetė njė mister i hedhur mbi UĒK-nė dhe kjo ngjarje akoma mbahet larg syve tė opinionit. Agim Zogaj nėn kodin “Dėshmitari X” tanimė nuk ėshtė nė kėtė botė dhe se ai la shumė pikėpyetje se cili do tė jetė fati i njėrit nga liderėt e rinj kosovar mė tė votuar nė skenėn politike, Fatmir Limaj, i ashtuquajturi ish-komandant Ēeliku i UĒK-sė.

Dëshimtari “X” po vazhdon të jetë një mister i hedhur mbi UÇK-në dhe kjo ngjarje akoma mbahet larg syve të opinionit. Agim Zogaj nën kodin “Dëshmitari X” tanimë nuk është në këtë botë dhe se ai la shumë pikëpyetje se cili do të jetë fati i njërit nga liderët e rinj kosovar më të votuar në skenën politike, Fatmir Limaj, i ashtuquajturi ish-komandant Çeliku i UÇK-së.

Autoritetet ndërkombëtare të EuleX tani janë përballë një sprove të madhe, pasi që ato u locuan si fajtore dhe shkaktare mbi çështjen dhe fatin e dosjes dhe dëshmitarit “X”.

Ish-komandantët dhe drejtuesit e UÇK-së asnjëherë, por edhe në këtë rast nga viti 1999 nuk hezituan për të bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës për të zbardhur të gjitha dilemat dhe skenarët e ngritura dhe fabrikuara nga Serbia, për gjoja krime lufte kundër njerëzimit dhe serbëve si agresorë. Avazi i fajësimit të shqiptarëve në këtë luftë është një kontradiktë e principialitetit të politikës ndërkombëtare, pasi që viktima nuk mund të jetë agresor apo të ushtrojë gjenocid, kur dihet fakti se serbi i fundit në Kosovë atëherë ishte i armatosur dhe pjesë e forcave të sigurisë dhe forcave paramilitare.

Paraqitja vullnetare dhe pa debate e Limaj dhe Haradinaj në Hagë, si dy emrat që identifikohen me UÇK-në nuk ishte e lehtë për UÇK-në, institucionet e sapongritura dhe populli i Kosovës. Por, edhe në këtë moment duke ditur drejtësinë u arrit që të tejkalohen emocionet dhe etiketimet ndaj UÇK-së përfunduan në mënyrë të turpshme.

Po çfarë kërkon sot “EuleX”?

Ndërhyrja e misionit evropian EuleX në çështjet e Tribunalit të Hagës që përfunduan në favor të ish-drejtuesve të UÇK-së në mungesë provash, vlerësohet si një tendencë për të prekur plagën e vazhdueshme, që e ka përjetuar populli i Kosovës, gjenocidin dhe krimet serbe.

Populli i Kosovës në këtë teatër të zhvillimit të ngjarjeve nga EuleX po tregon maturinë dhe durueshmërinë, duke i dhënë kohë që të tregoj të vërtetën apo të hedhë poshtë gënjeshtrën ky mision që pati dështime të vazhdueshme në Kosovë dhe skandali i kapjes së pjesëtarëve të tyre në kufirin e Bllacës me cigare dhe pije alkoolike në stilin e kontrabanduesve.

Kosova sot po heshtë përballë këtij realiteti dhe opinionbërësit tashmë po shohin sehir edhe mbi rastin Limaj. Sehirxhinjtë po fshihen pas këtyre bëmave vetëm e vetëm për të arritur qëllimin apo për të mos parë dikë në skenën politike kosovare. Nuk kemi organizime, misione të caktuara lobuese apo edhe protesta, që janë edhe simbol i popullit të Kosovës.

Dëshmitari X-Agim Zogaj

Nëse i ndjekim me vëmendje videot e publikuara ku shihet duke folur A.Zogaj mundë të kuptohet qartazi se njerëz dhe struktura të ndryshëm kan manipuluar me fatet e njerëzve të cilët kan luftuar nën emblemën e UÇK-së.

Me keqardhje janë fjalëet e babait të të ndjerit Agim Zogaj i cili u shpreh se djali im është hero i Kosovës. Gjatë historisë së kombeve ka ndodhur që dikush në një periudhë të caktuar të jetë hero e pastaj tradhëtar i kombit të tij, por kjo e vërtetë megjithatë do të zbardhet.

Agimi apo dëshmitari X në videon e parë gjatë pyetjes "çka po punoni prej që jeni këtu? shprehet "është sezoni i dimrit sen spo punoj ju kam prit juve për letrat".

http://www.youtube.com/ëatch?v=bTZ8LlTCsVE

Shtrohet dilema çka ju premtua Agim Zogajt nga ana e hetuesve të ndryshëm dhe kush e nxiti atë drejt një rruge të tillë?. Kjo video ka tre katër personazh që janë të njohur dhe që prezantohen në video. Ata ndoshta kanë folur apo mund të dijnë të vërtetën rreth fatit dhe identifikimit të temperamentit të këtij njeriu që u flijua, ndoshta si një luftëtar i drejtësisë dhe zbardhjes së ndonjë pretendimi për krime lufte apo ndoshta ishte fati i një ish-pjesëtari të UÇK-së apo qytetari të gjorë dhe të lënë pas dore të Kosovës.

EuleX si preteks për vetëvrasje

I ndjeri Agim Zogaj,pas vetëvrasjes kishte lënë amanet disa letra që të publikohen pas vrasjes së tija. Ja çcka përmban njëra nga letrat e botuara nga mediat në Kosovë

Në letër ai akuzon rëndë EULEX-in dhe prokurorin e rastit Kleçka, Mauricio Salustro. Letra mban datën 29.12.2009. ”Këtë padi po e bëjë me shkrim kundra prokurorit italian Mauricio dhe dy agjentëve të sigurimit për mbrojtjen e dëshmitarit, shefi Donalld dhe Hansi nga Gjermania, Donalldi nga Britania. Zotri prokuror, hetues. Ti më bëre jo krim, por masakër psikike me tërë fëmijët dhe gruan time”, shkruan Zogaj.

“Por ti mua sun um blen kurrë për një milion euro të juaja dhe për burgun që ma falni për çka edhe kom bërë apo edhe për disa dëshmi që ti kum nënshkru pa mi përkthy fare”...shkruan Zogaj. Këto citate lënë për të dëshiruar se e vërteta është e hidhur dhe godet edhe misionarët ndërkombëtar të EuleX, të cilët o sot o kurrë duhet të flasin, apo po ndodhë e kundërta që të humben gjurmët dhe rasti të përfundojë vetëm në një version që Limaj dhe të tjerët të mbeten nën pranga.

Kjo letër hedh dritë për një situatë të re kush qenka dëshmitari X?. Në këtë situatë dhe rrethana të krijuara shtohen mëdyshet se nuk bëhet fjalë për “Dëshmitarin X” por për dëshmitarët e kodifikuar “XXL”.

Kleçka si Kukësi

Shtëpia e verdhë në Kukës që është pjellë e serbëve dhe misionarëve fatkeq të UNMIK-ut të athershëm të lidhur me Tribunalin e Hagës ngjason me rastin Kleçka, për të cilën vepër akuzohet Limaj dhe nëntë ish-pjesëtarë të UÇK-së.

Këtij rasti të Kukësit për shtëpinë që u tha se kryheshin dhunime dhe masakrime të robëve të luftës nga UÇK-ja, u shkrua edhe një shkrim nën logon investiguese, i cili zgjoi edhe më tej debatet. Altin Raxhimi, Vladimir Karaj dhe Michael Montgomery nxorën shkrimin në BalkanInsight më 9 prill 2009 dhe gjithë kjo bujë e krijuar u shfrytëzua nga Beogradi dhe organet hetuese të saj, duke nxjerr në sipërfaqe politikanin kontrovers zviceran Dick Marty.

Nëse e lexojmë me vëmendje shkrimi është një storie e menduar nga shumë koka. Ja çcka përmban shkrimi i tyre me titull: - "BalkanInsight: UÇK-ja ka pasur kampe torturash"-.

"Gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s,... qindra qytetarë, kryesisht shqiptarë të Kosovës të dyshuar si bashkëpunëtorë të regjimit serb, por edhe serbë e romë, mbaheshin aty, rriheshin dhe torturoheshin. Disa ishin vrarë dhe eshtrat nuk u janë gjetur akoma. Njerëzit që thuhet t’i kenë drejtuar keqtrajtimet kanë qenë oficerë të UÇK-së.

Dëshmitarët thonë se së paku 25 njerëz kanë qenë të burgosur në Kukës. Në mesin e tyre kanë qenë dhe tri femra shqiptare nga Kosova. Në këtë kamp janë vrarë së paku 18 persona, kurse disa të tjerë, më vonë, janë shpëtuar nga trupat e NATO-s.

Duket se qendra në Kukës ka qenë njëra ndër disa qendrat sekrete të paraburgimit në Shqipëri dhe Kosovë dhe se të burgosurit janë transferuar nga një objekt në tjetrin

"Zbulim i një palogazetari"

Kështu është shprehur gjeneral Kudusi Lama në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA vitin e kaluar i cili pos tjerash ka theksuar se në Kukës nuk ka patur serbe.

I vetmi serb që është zënë është sjellë në Kukës dhe i është dorëzuar OSBE-së para gjithë medieve të botës.

Në Kukës atëkohë, përveç banorëve lokal ishin edhe mbi 120 mijë të shpërngulur kosovar. Ishte media e gjithë botës nga një cep i botës në tjetrin, ishin gjithë shërbimet informative të botës, sepse aty në atë kohe ishte qendra e informacionit botëror. Si mund të mendohet se mbeti një diçka e tillë e pazbuluar në atë kohë dhe mbeti për ta zbuluar një palogazetar sot ? Vetëm kjo nuk është e besueshme e as e pranueshme. Çdo gjë është e montuar nga ata që duan të krijojnë duetin kriminal shqiptaro-serb. Por kjo nuk do të ecë"- janë rrëfimet e gjeneralit Lama.

Andaj edhe Kleçka ka të njëjtën storje, por në këtë rast storja u krijua larg syve të opinionit apo lansimit të saj përmes një investimi. Storja u kërkua nga brenda dhe në këtë rast viktimat u gjetën, ndoshta hyn pa bërë llogari, duke dhënë dëshmi që s`mbajnë, dëshmi hakmarrëse apo ndoshta mund të dal se ka ndodhur diçka ashtu siç pretendohet, por tani nuk e kemi të ndjerin ‘dëshmitarin X’ dhe mozaiku i kësaj ngjarjeve vështirësohet tejmase.

*Mendimet e botuara në rubrikën "Opinione" nuk shprehin qëndrimet e KosovaPress-it. Kjo faqe është e hapur për lexuesit. Opinionet mund të dërgohen në info@kosovapress.com.

 


Më të komentuarat