Vetėm ti nuk mė ke njohur!
(Avdi Ibrahimi) 22 Shtator 2011 11:21Kush je ti qė nuk mė njeh, mua luftėtarin e lirisė, ti, qė ke hypur nė pushtet nėpėrmjet intrigave, ti, qė spo e njeh meritėn time prej luftėtari tė lirisė, ti, qė kalon pėrpara meje si pėrpara njė hiēi, ti, qė shkel mbi tė drejtėn time tė ligjshme tash e dymbėdhjetė vite, ti, qė shkel mbi mua si pėrmbi njė gurė, ti, qė i largohesh gjithnjė aprovimit te ligjit pėr njohjen e luftės sė drejtė ēlirimtare qė bėra unė me plotė luftėtarė tjerė, ti, largohesh gjithmonė dhe mė le nė pritje tė pėrhershme? Ti, nuk mė njeh mua luftėtarin e lirisė kombėtare e njerėzore qė gjithēka bėra pėr tė mirėn e atdheut qė nga koha kur kuptova se atdheut i kemi borxh edhe jetėn, veprova me vullnet tė lire dhe mendje tė kthjellėt, e ndiej tė nevojshme kėtė detyrė atdhetare ta kryej deri nė fund tė jetės time. Falėnderoj atdheun tim, kėtė vend tė mrekullueshėm shqiptar, qė mė mundėsoi kushte pėr tė punuar, pėr ta ēliruar nga zgjedha jugosllavo-serbe. Jetova nė njė epokė krizash ekonomike-sociale, lėvizjesh shqiptare qė kėrkonin liri e pavarėsi nga Jugosllavia titiste-rankoviqiste-millosheviqiane, me kėtė epokė ballafaqimesh tė ashpra politike, ekonomike e ideologjike, qė i quan popujt e kėsaj federate artificiale nė ndarje tė dhunshme nga hegjemonizmi gjenocidist serbomadh. Pėr ty, njėherė pandeha se ndoshta tė preokupojnė probleme mė tė mėdha tė shtetndėrtimit tė Republikės Shqiptare tė Kosovės, pandeha se njėherė e ke hallin tu zgjidhje problemin familjeve tė dėshmorėve tė rėnė nė altarin e lirisė, invalidėve tė luftės dhe atyre qė lanė gjymtyrėt e trupit pėr liri e tė drejta kombėtare shqiptare, e pastaj do tė vijė radha pėr mua luftėtarin e lirisė tė mė njihe me ligj pėr kontributin e dhėnė nė ēlirimin e atdheut? Pėrsėri mė le vetėm, mė tė vetmuar se kurrė, mė tė poshtėruar se kurrė. Nuk ka mė asgjė nga ti, ty tė intereson vetėm mbetja nė pushtet dhe paraja Kur tė pėrmend dikush emrin tim, emri i luftėtarit tė lirisė tė duket i huaj, pėr tė mos thėnė i vdekur? Jo, qeveritar, unė nuk di tė ankohem prej teje, nuk dua ta hidhėroj shtėpinė tėnde tė hareshme Mos mu hidhėro, se nuk do tė mėrzis mė, pėr tė drejtat qė nė saje tė meritave mė takojnė, por mu duk e nevojshme qė kėtė here ta zbrazja zemrėn time tė vuajtur nga padrejtėsitė qė po i benė ti,qė unė tė vuaj pėr kafshatėn e bukės, qė shpesh here mė mungon. Vetėm kėsaj here mu desh ti thosha kėto fjalė nga zemra ime e zhuritur, u pikėllova dhe gati mu ndal fryma, kur pa e pyetur askėnd ma ndryshove flamurin tim kombėtar shqiptar, mendova se mos je i marrė, pėr kėtė ndoshta po i flas njė tė marri? Vetėm kėtė herė, pastaj do ti kthehem heshtjes, heshtje kjo qė ndoshta ta vret marrėzinė tende ?! Por ti sdo ta dėgjosh britmėn sa te jem gjallė, ti pėr veten dhe familjen tende nė saje te pushtetit ke siguruar jetėn super luksoze, ti ke edhe qumėsht zogu thotė urtia popullore e mua me mungon nganjėherė edhe buka, nuk tė bie ndėrmend jo, pse unė luftėtari i lirisė jetoj i papunė dhe nė skamje tė tmerrshme. Ti, vetėm kur tė kem vdekur nga skamja, do ta dėgjosh kėtė britmė tė sė drejtės time tė cilėn ti se njohur kurrė Sa luftėtarė tė lirisė gjerė mė tani i kanė dhėnė fund jetės sė tyre vetėm pse nuk kanė patur bukė pėr ta ngopur barkun e tyre dhe familjes sė tyre ndoshta, ndoshta ti, njė ditė do ta kuptosh kėtė britmė, por atėherė kur tė kujtohesh, unė nuk do tė dėgjoj mė, se ndoshta do tė jem nė gjumin e vdekjes. Pėr kėtė spo tė lė lė asnjė gjurmė dhe asnjė shenjė, tė jetės sime tė shumėvuajtur, po ashtu, siē nuk mė ke lėnė edhe ti asgjė tė mire gjatė qeverisjes tėnde. Kėshtu ishte e thėnė tė jetoja jetėn pas luftės ēlirimtare si Sokrat i vuajtur, kėshtu le tė mbetet edhe kur vdes. Po tė pikėlloheshe sadopak nga vdekja ime, atėherė sdo tė mund tė vdisja E ndien ti kėtė vdekje qė mban me vete dashurinė e pavdekshme pėr atdheun e shqipeve, i ndien ti i marrosuri pėr pushtet e para, ti ke harruar ndjenjat e zjarrta qė kaluam shtigjeve tė luftės Sikur nuk mjaftonte gjenocidi serb, qė bėhej ndaj shqiptarėve Ti mbase edhe e ke harruar vuajtjen e mijėra shqiptarėve nga ky gjenocid serbomadh, ke harruar, por pse nga ti tani duhej edhe tė poshtėrohesha! Kur nė atė ministri ku unė luftėtari i lirisė duhet ti realizoj tė drejtat e mia, vendose njė armik te kombit shqiptar tė deridjeshem ?! Mė vjen keq pėr ty, qė ende pas kaq vitesh ti nuk po kupton se punėn e kujt je duke e bėrė? Ti nuk po zgjohesh nga letargjia e rėndė qe tė ka zėnė dashuria pėr pushtet dhe para, duke mė harruar mua luftėtarin e lirisė. E gjithė bota njerėzore liridashėse mė patėn nderuar mua luftėtarin e lirisė, ata silleshin me respekt pėr mua, vetėm ti harrove! Ti, harrove tė kaluarėn time tė lavdishme, dhe mirėsjelljen e sė tanishmes! Vetėm ti, zotėri qeveritar i pushtetit dhe parasė nuk mė ke njohur!
Kush je ti që nuk më njeh, mua luftëtarin e lirisë, ti, që ke hypur në pushtet nëpërmjet intrigave, ti, që spo e njeh meritën time prej luftëtari të lirisë, ti, që kalon përpara meje si përpara një hiçi, ti, që shkel mbi të drejtën time të ligjshme tash e dymbëdhjetë vite, ti, që shkel mbi mua si përmbi një gurë, ti, që i largohesh gjithnjë aprovimit te ligjit për njohjen e luftës së drejtë çlirimtare që bëra unë me plotë luftëtarë tjerë, ti, largohesh gjithmonë dhe më le në pritje të përhershme?
Ti, nuk më njeh mua luftëtarin e lirisë kombëtare e njerëzore që gjithçka bëra për të mirën e atdheut që nga koha kur kuptova se atdheut i kemi borxh edhe jetën, veprova me vullnet të lire dhe mendje të kthjellët, e ndiej të nevojshme këtë detyrë atdhetare ta kryej deri në fund të jetës time. Falënderoj atdheun tim, këtë vend të mrekullueshëm shqiptar, që më mundësoi kushte për të punuar, për ta çliruar nga zgjedha jugosllavo-serbe.
Jetova në një epokë krizash ekonomike-sociale, lëvizjesh shqiptare që kërkonin liri e pavarësi nga Jugosllavia titiste-rankoviqiste-millosheviqiane, me këtë epokë ballafaqimesh të ashpra politike, ekonomike e ideologjike, që i quan popujt e kësaj federate artificiale në ndarje të dhunshme nga hegjemonizmi gjenocidist serbomadh.
Për ty, njëherë pandeha se ndoshta të preokupojnë probleme më të mëdha të shtetndërtimit të Republikës Shqiptare të Kosovës, pandeha se njëherë e ke hallin tu zgjidhje problemin familjeve të dëshmorëve të rënë në altarin e lirisë, invalidëve të luftës dhe atyre që lanë gjymtyrët e trupit për liri e të drejta kombëtare shqiptare, e pastaj do të vijë radha për mua luftëtarin e lirisë të më njihe me ligj për kontributin e dhënë në çlirimin e atdheut? Përsëri më le vetëm, më të vetmuar se kurrë, më të poshtëruar se kurrë. Nuk ka më asgjë nga ti, ty të intereson vetëm mbetja në pushtet dhe paraja Kur të përmend dikush emrin tim, emri i luftëtarit të lirisë të duket i huaj, për të mos thënë i vdekur?
Jo, qeveritar, unë nuk di të ankohem prej teje, nuk dua ta hidhëroj shtëpinë tënde të hareshme Mos mu hidhëro, se nuk do të mërzis më, për të drejtat që në saje të meritave më takojnë, por mu duk e nevojshme që këtë here ta zbrazja zemrën time të vuajtur nga padrejtësitë që po i benë ti,që unë të vuaj për kafshatën e bukës, që shpesh here më mungon.
Vetëm kësaj here mu desh ti thosha këto fjalë nga zemra ime e zhuritur, u pikëllova dhe gati mu ndal fryma, kur pa e pyetur askënd ma ndryshove flamurin tim kombëtar shqiptar, mendova se mos je i marrë, për këtë ndoshta po i flas një të marri? Vetëm këtë herë, pastaj do ti kthehem heshtjes, heshtje kjo që ndoshta ta vret marrëzinë tende ?! Por ti sdo ta dëgjosh britmën sa te jem gjallë, ti për veten dhe familjen tende në saje te pushtetit ke siguruar jetën super luksoze, ti ke edhe qumësht zogu thotë urtia popullore e mua me mungon nganjëherë edhe buka, nuk të bie ndërmend jo, pse unë luftëtari i lirisë jetoj i papunë dhe në skamje të tmerrshme.
Ti, vetëm kur të kem vdekur nga skamja, do ta dëgjosh këtë britmë të së drejtës time të cilën ti se njohur kurrë Sa luftëtarë të lirisë gjerë më tani i kanë dhënë fund jetës së tyre vetëm pse nuk kanë patur bukë për ta ngopur barkun e tyre dhe familjes së tyre ndoshta, ndoshta ti, një ditë do ta kuptosh këtë britmë, por atëherë kur të kujtohesh, unë nuk do të dëgjoj më, se ndoshta do të jem në gjumin e vdekjes.
Për këtë spo të lë lë asnjë gjurmë dhe asnjë shenjë, të jetës sime të shumëvuajtur, po ashtu, siç nuk më ke lënë edhe ti asgjë të mire gjatë qeverisjes tënde. Kështu ishte e thënë të jetoja jetën pas luftës çlirimtare si Sokrat i vuajtur, kështu le të mbetet edhe kur vdes. Po të pikëlloheshe sadopak nga vdekja ime, atëherë sdo të mund të vdisja E ndien ti këtë vdekje që mban me vete dashurinë e pavdekshme për atdheun e shqipeve, i ndien ti i marrosuri për pushtet e para, ti ke harruar ndjenjat e zjarrta që kaluam shtigjeve të luftës Sikur nuk mjaftonte gjenocidi serb, që bëhej ndaj shqiptarëve Ti mbase edhe e ke harruar vuajtjen e mijëra shqiptarëve nga ky gjenocid serbomadh, ke harruar, por pse nga ti tani duhej edhe të poshtërohesha! Kur në atë ministri ku unë luftëtari i lirisë duhet ti realizoj të drejtat e mia, vendose një armik te kombit shqiptar të deridjeshem ?! Më vjen keq për ty, që ende pas kaq vitesh ti nuk po kupton se punën e kujt je duke e bërë? Ti nuk po zgjohesh nga letargjia e rëndë qe të ka zënë dashuria për pushtet dhe para, duke më harruar mua luftëtarin e lirisë.
E gjithë bota njerëzore liridashëse më patën nderuar mua luftëtarin e lirisë, ata silleshin me respekt për mua, vetëm ti harrove! Ti, harrove të kaluarën time të lavdishme, dhe mirësjelljen e së tanishmes! Vetëm ti, zotëri qeveritar i pushtetit dhe parasë nuk më ke njohur!































Më të komentuarat