Bisedimet, Veriu dhe Autonomia qė po troket
(Gani N. Asllani) 20 Shtator 2011 20:50Menjėher pas mbarimit tė procesit negociatorė tė Vjenės nė vitin 2006, dhe lėshimeve tė pa precedent qė bėri Prishtina zyrtare ndėrmjetsuara nga Presidenti Ahttisari, un pata paralajmeruar me njė shkrim autorial nė kėtė medium informativ pėr rrezikun madhorė qė priste Kosovėn nė tė ardhmen nga lėnja hapur e shtegut pėr territore autonome serbe mbrenda shtetit tė Kosovės.
Menjëher pas mbarimit të procesit negociatorë të Vjenës në vitin 2006, dhe lëshimeve të pa precedent që bëri Prishtina zyrtare ndërmjetsuara nga Presidenti Ahttisari, un pata paralajmeruar me një shkrim autorial në këtë medium informativ për rrezikun madhorë që priste Kosovën në të ardhmen nga lënja hapur e shtegut për territore autonome serbe mbrenda shtetit të Kosovës.
Shqetsimi bazohej në principin e administrates lokale i cili thot se; një rajon autonom mund të krijohet mbrenda një shteti sovran nëçoftëse ka më shum se pesë komuana në një territor të pa shkëputur, me një popullatë shumice të caktuar etnike, dhe me kapacitet ekonomik, kulturor e gjuhesorë për ekzistencë.
Deri tani politika zyrtare në Beograd, ka mbajtur shpresa se në njëfarë mynyre, me ndihmen e Rusisë dhe me politiken e pacipë të Kishes Ortodokse Serbe se do të mundet që së paku premisat e rezolutës 1244 mund të zbatohen dhe një far pranie qoftë edhe simbolike mund ta kthej në Kosovë, por duke parë se bota demokratike që ka investuar gjith atë përkushtim për mëse një dekadë nuk ka ndermend ta zhbëj punen e vet, Beogradi ka ndërruar kahje. Çartazi dhe haptazi tani, Tadiçi dhe dishepujt e tijë, po flasin për ndarjen e Kosovës dhe bashkimin e Veriut të Republikës sonë të re me Serbinë. Mendësia e tyre politike kapet pas dy argumentave me të cilet po rrahin fort me grushta tavolinat ndërkombëtare. I pari, sipas tyre, thot se asnjë zgjidhje politike nuk mund të jet e vlefshme ku njëri të marr gjithçka dhe tjetri asgjë , duke shperfillur tërsisht planin e Ahttisarit dhe lëshimet e dhimbshme që i bëri Kosova vetëm për të marrë mëvetsinë, ndërsa i dyti argument, është pikërisht aj i tërsisë kompakte teritoriale të një grupi të caktuar etnik, në një rajon të caktuar, për të cilin fola më lartë.
Kryenegociatori Serb në bisedimet episodike të Brukselit, Borko Stefanoviç, madje e tha hapur këtë pretendim të Dielen e kaluar. Sipas tijë; nëçoftë se Shqipëtarët shumicë poshtë Ibrit nuk duan të jetojnë nën Serbi, atëher edhe Serbët shumicë mbi Ibër nuk duan të jetojnë nën shtetin e Kosovës ku Shqipëtarët jan shumicë. Zotria në fjalë po e thot këtë ide tani kur në dorë ka një armë të fortë, pikërisht bisedimet në Bruksel të cilat Beogradi do të këmbëngul domosdo që ti kthej në çështje politike. Kjo pasi e kan edhe terrenin e pregatitur, sepse në mes të urës që ndan Mitrovicën e deri shum afër kufirit me Serbinë, bashkombasit e tijë kan ngritur barikada, kan hedhur drunj, gur e zhavor bile kan ngritur edhe mure ndarëse. Madje, Stefanoviçi duke u përpjekur që ta ntrashi edhe më fort këtë politikë, ka filluar që ta fajsoj Prishtinën zyrtare si nxitëse të dhunës, dhe aktiviteteve vandale e banditeske që Serbët po organizojnë në veriun e Kosovës. Kështu aj shkon në Bruksel me dy armë shum të forta; kompaktsinë teritoriale serbe në veriun e vëndit, dhe Prishtinën problemnxitëse.
Serbia mëpastaj do të përpiçet që me gjdo kusht, ta kthej dialogun e Brukselit në proces politik, natyrisht duke filluar me doganat në portat 1 dhe 31, e kur Prishtina të rrefuzojë, atëher faji do ti ngelet pikërisht politikës së Kosovës, që nuk po interesohet të zhbllokoj rrugëtsiç do kumboj Stefanoviçi. E si zhbllokohen rrugët në sytë e tij dhe politikës së Beogradit? Natyrisht, duke ndarë veriun ose se paku duke nxjerr autonomi për të.
Dihet se autonomia territoriale gjeografikisht e nxhitur, pas një periudhe të shkurt kalimtare shëndrrohet në bashkim politik me Serbinë,por kjo dardhë e çelbur e ka edhe një bisht të gjatë mbrapa. Pretendimet e ligjshme dhe të arsyeshme të Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës që mund të vijnë fill pastaj për bashkim me Kosovën, Serbia mendon ti neutralizojë pikërisht duke thënë se Lugina nuk ka pesë apo më shum komuna me shumicë Shqipëtare, se ata vetem përbëjnë pakicë etnike dhe jo pakicë teritoriale, e mbi të gjitha se në Luginën e Preshevës nuk ka një status të veçantë rajonal autonom, territorial apo edhe simbolik, porse Shqipëtarët atje, jetojnë mbrenda organizimit politik të ngritur nga shteti serb, që është administrim me status komunal.
Për ta ndaluar këtë dëm kolosal që mund ti bëhet Kosovës, Prishtina zyrtare duhet të nderpres menjëher procesin politik të Brukselit duke u kapur në dy argumenta shum të forta; se deri në heçjen e barikadave nga ana e popullatës serbe në veriun e vëndit nuk ka kushte të mirfillta për bisedime, sepse territori zoterohet nga turma banditeske që kërkojnë të bëjnë ligjin vet, si dhe argumenti tjeter, se kryenegociatori serb në bisedime me Prishtinën, po shpërfill si bashkësinë nderkombëtare edhe palen me të cilen duhet të bisedoj, duke iu çëndruar në ballë këtyre turmave.
Megjithse Brukseli e Washingtoni po këmbëngulin në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, procesi politik i Brukselit mund të rifilloj kur Stefanoviçi të ket kërkuar falje haptazi, Prishtinës, Brukselit e Washingtonit për sjelljet e tija problemnxitëse në veriun e Kosovës. Kur kushtet e negociatave të jen definuar saktësisht, duke përfshirë barazinë e plotë mes palëve në dialog, arbitrim të çartësuar nderkombëtarë në jetsimin e marraveshjeve të arritura, dhe kushtëzime detyruese për Beogradin se sjelljet e deritanishme me bllokada dhe frikësime nuk do të tolerohen. Nëqoftë se Prishtina dëshiron të trajtohet seriozisht, ajo duhet të veproj me këmbngulësi, vendosmëri dhe mbi të gjitha aftësi për të nuhatur dredhitë dhelpërake të Beogradit që në filizat e tyre.
Autori është bashkepuntorë shkencorë në Qendrën për Studimet e Shkencave Politike të Europës Lindore, studiues shkencorë në Universitetin Njukasell, anëtarë i Qendrës për studimet fqinjësore i Universitetit Sterling, bashkpuntorë korrespondent në Universitetin e Varshavës, dhe pedagog i shkencave politike në Universitetin Glasgow, Britani e Madhe.
*Mendimet e botuara në rubrikën "Opinione" nuk shprehin qëndrimet e KosovaPress-it. Kjo faqe është e hapur për lexuesit. Opinionet mund të dërgohen në info@kosovapress.com.































Më të komentuarat