Shund literatura
Prishtinë, (Abdullah Prapashtica) 02 Prill 2012 08:53Pamfletet nuk janė as libra as romane
Diku nga vitit 1990 në Shqipëri fillona rënja e leximit të librit. Kjo kohë përputhet me fillimin e shpërbërjes të rendit pseudo-socialist në Evropën lindore. Ndryshimi i sistemeve politike i dha fund diktaturave pseudo komuniste ku mizorisht shkeleshin liritë e shprehjes së lirë si dhe të drejtat tjera elementare të popujve dhe të njerëzve. Por, si tregoi koha kjo ishte e vetmja e mirë që e ka pa kjo gjeneratë e tranzicionit nga ndryshimi i sistemi pseudosocialist në sistem pseudo-demokratik.
Gjatë gjysmë shekullit të asaj kohe popujt në vendet ish pseudosocialiste, me ndërhyrjen apo edhe pa ndërhyrjen e dorës së zgjatur të regjimeve, përmes të komisarëve politik, kishin punuar dhe kishin krijuar vlera të mëdha ekonomike e kulturore, ku bëjnë pjesë edhe shkrimet e shume veprave letrare. Por, as shkrimi i tëra atyre veprave letrare nuk do të kishte efektin e vet pa punën e zellshme të institucioneve pedagogjiken të tera instancat arsimore si dhe pa punën e drejtpërsëdrejti të mësimdhënësve. Nuk duhet harruar edhe punën e prindërve me fëmijët e vet në edukimin e ngritjen e tyre arsimore, por as interesimin e vet shkollarëve që të lexojnë që të nxënë sa me shumë dituri. Në atë kohë funksiononte trekëndëshi pedagogjik më mirë se sa sot, edhe pse gjendja SOCIALE e shumicës së popullsisë ishte me e keqe se sa sot.
Në Evropën perëndimore gjerat ishin stabilizuar nga pasojat e Luftës së dyte Botërore dhe vendet e perëndimit ekonomikisht qëndronin me mirë, me që shumica e tyre kishin kaluar neper procesin normal te tranzicionint nga sistemi feudal në sistemin kapitalist, që ishte i domosdoshëm për krijimin e bazës ekonomike, që do të mundësonte kalimin normal nga shoqëria demokratike kapitaliste në shoqëri demokratike socialiste. Ky proces evolutiv krijoi një epërsi ekonomike në krahasim me shtetet pseudosocialiste të Evropën lindore, ku shumica e vendeve kaluan nga sistemi feudal në sistem socialist, pa u pjekur kushtet elementare të zhvillimit të bazës ekonomike dhe të vetëdijes shoqërore për të kaluar në shkallë më të lartë të zhvillimit shoqëror. Kjo mundësoi që Partitë Komuniste në pushtet të marrin rolin e feudalëve të kuq duke e ber pronar kolektiv të ekonomive nacionale, të cilat përbeheshin nga kryetari i partisë dhe nga njerëzit që ju bindeshin atyre si monark te kuq.
Rënja rendit pseudo-socialist në Evropën lindore nuk ndikoi keq vetëm në keqësimin e gjendjes ekonomike, sociale e politike të shtresave të gjëra të popujve të këtyre vendeve, por kjo solli edhe deri te keqësimi i gjendjes dhe të drejtave në punë edhe të masës se punonjësve të të gjitha profileve në vendet të Evropës perëndimore. Sepse tani më pronaret e mëdhenj punëdhënës nuk e kishin frikën nga shpërthimi i revolucioneve në vendet e tyre. Andaj kapitalistet e mëdhenj filluan kufizimin e të drejtave të punonjësve duke i shndërruar statusi punëtorëve të mbrojtur me ligje në status e argatëve pa mbrojtje ligjore që kur duan i marrin e kur duan i hedhin nga puna pa frik nga pasojat ligjore. Kapitalistet sajuan ligjet përkatëse diskriminuese dhe FIRMA NDERMJETSUESE dhe që jetojnë mirë prej tregtisë me njerëz - punëmarrës duke jetua në kurrizin e fitimeve te argatëve të tyre, që ata i shesin në tregun e punës si dikur skllevërit.
Duke pas parasysh se tregjet nacionale nuk mjaftonin për plasimin e prodhimeve të veta e për shtimin e pasurisë se tyre, ata kopjuan nga ish Bashkimi Sovjetik formulën e INTERNACIONALIZMIT dhe ati ia ndryshuan vetëm emrin duke e quajtur GLOBALIZËM i Bashkimit Evropian. Në po këtë sistem ka funksionua Rusia brenda ish Bashkimit Sovjetik dhe brenda Bllokut Socialist. Moska ka vendos se cili vend çka ka me prodhua dhe sa ka me prodhua, që vendet tjera në as një mënyre të mos e rrezikojnë ekonomikisht Rusinë, por që vendet tjera të veprojnë si pas interesave te Rusisë. Tani këtë rolë po e luan Brukseli.
Çka ka lidhje kjo me politikën botuese të librit dhe pse ka kjo rëndësi për shoqëritë e këtyre dy poleve të Evropës? Përgjigja në këtë pyetje, në vija të trasha, do të ishte se regjimeve tani më nuk ju intereson ruajtja e harmonizimi i interesave mes punëdhënësve e punëmarrësve por vetëm përfitimi sa me i madh për vete. Verbësia pas pasurisë ka ndikua në uljen e vlerave morale njerëzore dhe kjo ka ndikua pasivisht dhe aktivisht edhe në politiken e shtëpive botuese, sepse me privatizimin e ekonomisë atyre ju ka rreziku ekzistenca materiale. Kështu në emër të demokratizimit të botimeve, atyre u është heq edhe përkrahja materiale edhe kontrolli shoqëror i kualitetit të botimeve.
Kjo ka mundësua që me shkrime të mos merren vetëm autoret kompetent, por sot shkruan secili që di me përdor tastaturën e një kompjuteri me dy gishta. Kështu, tani e kemi të stërmbushur tregun e librave me PAMFLETE që nuk janë as LIBRA e as ROMANE por do shkarravina që vlojnë prej intrigave mizore, për të cilat pamflete nuk interesohet as kush përveç të industrisë së tualetit. Pra, sikur që na ka ndodhur anarkia e deformimet tallave në muzikën burime shqiptare po kështu ka ardhur edhe deri te botimi i disa PAMFLETEVE TALLAVA që nuk janë as LIBRA me përmbajtje historike e as ROMANE letrare. Me që autorët e këtyre PAMFLETEVE TALLAVA janë ndesh me bojkotimin total të lexuesve, ata janë pajtua edhe me i fal ato PAMFLETE vetëm qe intrigat e tyre ti lexon dikush. Kaq poshtë ka ra katundi!
Ajo që habit në krejt këtë tregim është fakti se si institucionet tona nuk e ndalojnë këtë dukuri e cila po degradon librin dhe po i largon lexuesit gjithnjë e më larg prej librit. Habit edhe qëndrimi i mjeteve tona publike të informimit që ju japin hapësire në mediet e veta secilit autor të këtyre PAMFLETEVE TALLAVA, duke i nivelizuar me autor të mëdhenj si janë Demaçi, Qosja, Vinca etj. Ky është një ofendim këtyre njerëzve kompetent të pendës. Gjithashtu është shqetësuese se si për recensent të këtyre PAMFLETEVE TALLAVA i shohim edhe disa emra qe aty përdoren për reklame por që në fakt këtyre emrave nga jeta publike ju ul shumë vlerën e personaliteteve të tyre si individ. Sepse nuk shitet fytyra për disa grosh.
Në mbrojtje të këtyre sferave të kulturës dhe të arsimimit e të edukimit publik nga fenomeni TALLAVA, duhet të del zyrtarisht Ministria e Arsimit dhe Kulturës duke krijuar komisione për kontrollimin e çdo publikimi arsimor e kulturor (në muzikë, art, literaturë etj.) duke mos lejuar dalje e tyre në treg dhe fare në publik nëse nuk e kanë banderolën e shtetit për kualitet, njësoj si për kualitetin e produkteve ushqimore, sepse fenomeni TALLAVA është kah helmon dhe kah e degradon shoqërinë shqiptare që nga muzika e deri në politikën institucionale të kuvendit.
Për disa nga këto PAMFLETE TALLAVA duhet të nisen edhe procedurat hetimore policore e gjyqësore, sepse disa nga to përbëjnë edhe krime të rënda kundër të drejtave të njeriut me që aty thuren akuza të rrejshme të montuara politike kundër personaliteteve publike, deri te sulmet kriminale dhe deri te akuzat për tradhti ndaj Heronjve e Dëshmorëve të kombit, që janë vra nga dora e armikut sllav. Nëse disa personalitete historike janë shpallur Heronj e Dëshmor të Kombit si pas Ligjeve në fuqi nga ana e institucionit të Presidentit të shteti, e dikush ata i atakon e denigron me akuza të liga nëpër PAMFLETE TALLAVA apo në forma tjera publike, ai kryen vepër penale të ofendimit të krejt popullit ton. Andaj të tillët duhet vu para përgjegjësisë juridike dhe me procedurë të shkurtë të arrestohen dhe të marrin dënime të merituara. Vetëm kështu mbrohet demokracia nga fashistët dhe anarkistët. Koha është që të ndërmerren masa për ruajtjen e vlerave tona qytetëruese dhe që shtetit ton ti japim atributet e një shtetit ku demokracinë e mbron sundimi i Ligjeve të Drejta.































Më të komentuarat