Agim Vuniqi

 foto

Konfuziteti politik dhe ai diplomatik i institucioneve tė Republikės sė Kosovės (pa fusnotė)

Prishtinë, ((Agim Vuniqi)) 16 Prill 2012 23:07

Nuk e di kush nė Kosovė pėrse po vazhdojnė kėto bisedime, apo bisedimet qė janė zhvilluar deri mė tani ndėrmjet UNMIK-ut, EULEX-it dhe KFOR-it me palėn serbe, jo zyrtarisht, dhe ato ndėrmjet Edita Tahirit dhe Borko Stefanoviqit, zyrtarisht, duhet tė dakordohen disi, tė njė fotografimi tė pėrbashkėt dhe, ajo qė ka filluar do tė pėrmbyllet me dorėshtėrngim tė duarėve apo me ndonjė pėrshėndetje kurtoazie..., athua ēka do tė fitojnė shqiptarėt

Pse shqiptarët po përballen me presionin e vazhdueshëm për bisedime me palën serbe? Duket se po ka sukses influenca e diplomacisë ruse ndaj BE-së, sidomos në shtetet të cilat nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, edhepse të gjitha shtetet formuese të ish Jugosllavisë, përveq Bosnjes e Hercegovinës dhe sidomos e Serbisë si përgjegjëse e shumë luftërave të përgjakshme, ku humbën jetën afër gjysmë milioni njerëz, kanë pranuar realitetin e ri, Republikën e Kosovës. Si po ndodh kjo është tërësisht e pakuptueshme, meqë formula ruse nënkupton ndërrimin e tezave atë të shfajësimit historik të palës serbe që shkatërrojë dhe djegu Kosovën, edhe sot Serbia po luan me kufomat shqiptare, koncesionet e tyre politike janë zbulimi i varresave masive në territorin serb, ngaqë serbët ishin ata që i shpallën luftë Bashkësisë ndërkombëtare dhe NATO-s, duke inicuar dhe ngritur procedurën gjyqësore për ndjekje (sigurisht ju kujtohet) ndaj liderëve botëror z.Klinton, z.Bler, Schreder..., dhe shumë liderëve botëror që dënuan politikën shfarosëse të "gospodarëve të krimit" (deri më tash nuk ka ndonjë informatë për tërheqjen e këtij procedurimi "marroq" gjyqësor), edhe për faktin që shqiptarët janë të vetëdijshëm dhe unik se nuk ka "negociata" lidhur me statusin politik dhe diplomatik të Kosovës. Serbia me diplomacinë e saj dinake dhe ngatrresare, arriti të kontestojë për një kohë pavarësinë e Kosovës, e cila fitoi legjitimitetin kulminant në GJND, gjë që që nuk u shfrytëzua nga diplomacia inerte e Kosovës, dhe për çudi për pak kohë u mbulua nga misteri i harresës dhe i heshtjes, dhe nuk u materializua asnjëherë, as që përmendet si e arritur e Kosovës në bisedimet e kohëpaskohëshme që bënë “kori diplomatic” i përbër nga ministri dhe zëvendëskryeministri i parë (nuk kanë informacione të dorës së parë të bisedimeve në mes të kryenegociatores kosovare Edita Tahiri dhe të negociatorit serb Borko Stefanoviqit), të cilët nuk i shoqërojnë edhe zyrtarë tjerë të nivelit më të ulët nga drejtoritë e MPJ, duke lënë të hapura shumë çështje përfshirë edhe bisedimet eventuale për të shtuar më vonë presionin diplomatik për koncesione të reja, a nuk duhet ta kishin këtë prioritet diplomatët e Kosovës, dhe pse nuk koordinohen aktivitetet me Republikën e Shqipërisë, por edhe me qeveritë të cilat kanë merita të pamohueshme për pavarësinë e Kosovës.

Miqët e Kosovës...

Ishte shumë inkurajues dhe interesant hapi i zyrës së presidencës për krijimin e një institucioni ndihmës lobues i “miqëve të Kosovës”, çuditërisht kjo iniciativë as që përmendet nga ulëset e parlamentit, sigurisht për faktin se presidentja dhe presidenca nuk gëzonë ndonjë përkrahje politike nga subjektet politike, por as nga qeveria, duke përfshirë ministrin e jashtëm dhe zëvendëskryeministrin, nuk e shohin të arsyeshme të takohen me presidenten asnjëherë pas këthimit nga “lobingu turistik”, a nuk do të nënkuptojë kjo një mospërfillje e paarsyeshme e një institucioni kyç të Kosovës; nuk bënë të bartet mënyra e punës e afarizmit të “Mabetex-it” në institucionet e shtetit, ku kërkohet respektim i procedurës demokratike dhe një dispilinë më e rreptë financiare… Se bëhet fjalë për abuzim të procedurës demokratike në procesin e zgjedhjes, dorëheqjes dhe rizgjedhjes u pa në rastin e AKR-së, ishte ky një shembull i keq i institucionalizmit në Kosovë, ngase kjo mënyrë “afrikane” e udhëheqjes së shtetit nuk do të duhej të lejohej asesi në Kosovë, ku kryetari i “fisit” vendos për çështjet kruciale të shtetit.

Decentralizimi si pushtet kulturor apo territorial...

Fundja, çfarë rëndësie kanë bisedimet “teknike”, ky term politik është përmendur që nga koha e administratorëve të UNMIK-ut, shfletoni pak marrëveshjet e nënshkruara të mëhershme dhe do ta shihni se diplomacia serbe sillet po në atë rreth vicioz, në atë të Millosheviqit-Koshtunicës dhe të Gjingjiqit-Tadiqit, njëra zgjidhje “më shumë se autonomi, më pak se pavarësi” dhe tjetra ndarje e Kosovës, kjo po vërehet qartë në komunat e decentralizuara, kur serbët nuk pranojnë institucionet legjitime të Kosovës, bile nuk pranojnë as bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë ndërmjet shumicës shqiptare dhe pakicës serbe për zgjidhjen e problemeve të tyre brenda institucioneve të zgjedhura nga vota e popullit, dhe si do të shtrijë ndikimin pushteti qendror, kur deri më tash nuk ishte në gjendje të shpartallojë grupacionet (jo institucionet paralele) politike paramilitare në Mitrovicën e Veriut dhe në komunat serbe, të cilat kanë të drejtën e ndërtimit të infrastrukturës gjyqësore-të entitetit serbë, policinë etnike (të cilat janë institucionet themelore të shtrirjes së pushtetit territorial-jo kulturor), ngaqë realizimi i të drejtës për arsim dhe shëndetësi nuk është edhe aq i rëndësishëm, meqë edhe ashtu do të bëhen korigjime në sistemin arsimor dhe atë të shëndetësisë, duke balansuar shërbimet në sektorin publik dhe atë privat (ku do të rritet autonomia e institucioneve arsimore dhe shëndetësore, dhe do të vendoset një kontroll më i madhë i qytetarëve mbi këto institucione-jo i partive politike, ngaqë bordet e shkollave duhet të zgjidhen drejtpërdrejtë nga qytetarët përmes votës së lirë, jo të imponohet zgjiedhja e tyre nga ministritë, por nga ato duhet të bëhet konrolli në zbatimin e ligjshmërisë, apo aplikimi i ndonjë modeli të përafërt që do të ketë shtrirje në tërë Kosovën, jo vetëm në "enklavat" serbe që u zyrtarizuan ligjërisht si komuna, produkt i marrëveshjes Ahtisaari i inkorporuar në Kushtetutën e Kosovës, meqë edhe ashtu nuk po përfaqësohet fare vullneti politik i popullit, përkundrazi po nëpërkëmbet.

Ç'është "Memorandumi i Mirëkuptimit" konflikt interesi, përfitim personal/grupor, apo përfaqësim diplomatik-lobim...

"Gëzimi" i përçudshëm i “bossit” të diplomacisë kosovare Behgjet Pacollit, për prurjet e njohjeve nga Afrika, u shndërrua në një përpjekje të Qeverisë Federale të Nigerisë e cila ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me një konsorcium të investitorëve zviceranë dhe evropianë për investimin e rreth N243 miliarde ($ 1.6 billion) në sektorët e, fuqia e naftës dhe e ndërtimit (banesor) të ekonomisë nigeriane. Sipas web site-it alAmerica.com (AllAfrica nuk merr përgjegjësinë për storiet e ofruara nga organizatat e medias as që bënë redaktimin e tyre e as merr përsipër, që të mbajë të drejtën e autorit për materialet e tyre, të publikuara.) Ministri i Tregtisë dhe Investimeve, Olusegun Aganga, ka nënshkruar në emër të Qeverisë Federale të Nigerisë, ndërsa lideri i grupit Behgjet Pacolli Zëvendëskryeministri i parë dhe Shefi i Çështjeve Ndërkombëtare dhe të Investimeve i Republikës së Kosovës; z Behgjet Pacolli nënshkruar në emër të investitorëve ndërkombëtarë; Grupi përbëhet Seagas Services Limited dhe Oceanmar Services Limited.. (burimi allAfrica.com). Duke folur, ministri nigerian kishte thënë se ministria e tij do të punojë ngushtë me Ministrinë e Energjisë dhe të Petroleumit për të lehtësuar investimet, duke shtuar se Qeveria Federale është e angazhuar për të mbështetur investitorët e vërtetë për të investuar në sektorë kritikë të ekonomisë nigeriane. Ai tha: "Ne kemi diskutuar me përfaqësuesit e Grupit "Seagas Services Limited" (http://www.seagasltd.com/) dhe "Oceanmar Services Limited" (http://www.florida-annual-report.com/oceanmar-llc.html) ., në lidhje me mundësitë e investimeve në Nigeri Ne kemi rënë dakord për investime në disa fusha të tilla si ndërtimtaria, ndërtimin e një fabrikë për infrastrukturën e gazit për prodhimin e. tubacionet e gazit. Ne gjithashtu diskutuam mundësinë e investimit në fushën eenergjisë, ndërtimin e rafinerive dhe të ndërtimit banesor". Pas një numri të diskutimeve, ne jemi të nënshkruar një Memorandum të Mirëkuptimit për shumën e vlerësuar të 1.6 billlion $ (miliardë evropianë) për të investuar në disa nga këto fusha. Konkretisht, paratë do të investohen në, rafineri, energji dhe ndërtimtari banesore. Ky është synimi i Qeverisë Federale, nëpërmjet Ministrisë së Tregtisë dhe Investimeve, për të tërhequr investime të huaja direkte në Nigeri, të cilat krijojnë vende pune, gjenerojnë pasuri dhe të rrisin zhvillimin ekonomik të vendit. Sipas "allAfrica.com" thuhet se "Ministri falënderoi udhëheqësin e konsorciumit, zoti Behgjet Pacolli, për besimin që ai ka riposeduar në ekonominë nigeriane dhe premtimin për të bashkëpunuar me të për të siguruar ekzekutimin e suksesshëm të projekteve. Duke folur, lideri i grupit, Z. Behgjet Pacolli ka thënë se vendimi për të investuar në Nigeri është bazuar në potencialin e investimeve të mëdha dhe kryesisht të pashfrytëzuara të këtij vendi. Ai tha se konsorciumi do të punojë me kujdesë drejt përfundimit të saj, të projekteve në investimet e premtuara në Nigeri, duke theksuar se planet ishin në vazhdim për të rritur portofolin e saj të investimeve në vend, brenda gjashtë viteve të ardhshme."Ne u inkurajuan për të investuar në Nigeri për shkak të tregut të madh dhe mundësive të mëdha investuese që ekzistojnë aktualisht në vend. Gjithashtu, ne jemi të impresionuar me mundësitë që ekzistojnë për investitorët e huaja në vend. Ne besojmë fuqimisht se investimet që ne jemi duke i bë në vend do të jenë me përfitim të madh për popullin e Nigerisë dhe për investitorët tanë, "tha ai...

A është i mundur normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë ?

A nuk do të ishte më i lehtë mirëkuptimi që do të kishte Serbia në agjendën ndërkombëtare, nëse do ta njihte formalisht Kosovën si shtet, kështu fantazon diplomacia “laritëse” e Kosovës. Kjo është arsyeja pse ne nuk insistojmë që Republika e Serbisë të njohë Kosovën zyrtarisht, por mosnjohja zyrtare nuk duhet ta pengojë Serbinë që me Kosovën të bisedojë si me një fqinj, si me një vend me të cilin është e detyruar të jetojë në kufi për çështje të shumta të interesit të ndërsjellë. Normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë do të çonte mesazhe pozitive edhe në Ballkanin Perëndimor si dhe në strukturat e BE-së dhe NATO-s, shpesh dëgjojmë kësi mesazhe bajate, pastaj se Prishtina zyrtare nuk është e interesuar që anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian të kushtëzohet me njohjen e Kosovës, por “Kosova do të kushtëzojë që sovraniteti dhe integriteti territorial i saj të mbrohet dhe të ruhet patjetër”. “Kosova është e gatshme që të ulet me Serbinë në çdo kohë që kërkohet nga ne për të biseduar për tema të ndryshme që do të sillnin një frymë të re për Ballkanin Perëndimor”, kështu shprehej sa ishte në pozitë ministri Hyseni. Ai poashtu para mediave konstatonte se Kosova nuk do të influencojë, as do të bëjë presion në Republikën e Sërbisë gjatë fazës së kandidimit dhe anëtarësimit në BE. Eshtë për të ardhur keq që as ish-ministri i jashtëm i Kosovës, atëherë, as këta tash nuk përmendin agresionin institucional të Serbisë, as okupimin klasik territorial të Kosovës Veriore nga grupet paramilitare dhe administrata shtetërore serbe. Nuk u dëgjohet zëri fare bile i dërgimit të letrave-ankuese në institucionet relevante ndërkombëtare për shkejet e vazhdueshme të sovranitetit dhe të territorit të Kosovës, ku i papenguar shetitste krimineli Veselinoiqi dhe të tjerët si ai, i cili u drejtohej institucioneve kosovare drejtpërdrejtë duke thënë “ata ma dijnë adresën”, z. ministër Rexhepi ai të pat bërë ftesë publike për vizitë shtetërore!!! Pse ministri i jashtëm dhe zëvendës kryeministri i parë i Kosovës fshehin rastet eklatante të një agresioni permanent dhe pse nuk i ngrehin këto probleme në nivele më të larta, për të adresuar shqetësimet pranë komisionint për politikë të jashtme të BE-së, mbetet e paqartë, aq më keq që arsyetohet Republika e Serbisë për mospranimin e Republikës së Kosovës, përfundimisht kjo qeveri duhet ta kuptojë se më këto bisedime-zvarrë politika e përçarë kosovare po bëhet propaganduese e politikës destruktive e ministrit Jeremiq, e përcjallur përmes “çatës” Borko Stefanoviq, edhe më keq kur ata e din që pranimi eventual i Serbisë në BE, pa Kosovën do të thotë përjashtim nga negociatat i shtetit më të ri, ngase pranimi në BE është i kushtëzuar me koncenzus dhe se mos dakordimi i ndonjërit nga shtetet përjashton mundësin e pranimit, a nuk është kokëfortë argumenti se mospranimi i pesë shteteve të BE-së ka vështirësuar edhe bashkëpunimin me BE, por edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

 


Më të komentuarat