MĖ FAL, NĖ TĖ GĖNJEVA, XHANĖM!
Prishtinë, ((Fadil LUSHI)) 27 Mars 2012 19:10Ju, tė nderuar lexues, nėse ky shkrim imi i radhės mund tė konceptohet si miqėsor dhe paqėsor, qė nė fillim do tė bėj pėrpjekje tė pėrjashtoj ēdo paralelizėm a krahasim historik mes personazheve qė ndoshta padrejtėsisht dhe me hile janė pėrzgjedhur si protagonistė tė kėtij opinioni, po njėherazi do tė heq mėnjanė dhe ēdo butafori mashtruese dhe ēdo informacion subjektiv, tė rremė a edhe shtrembėrues.
Mbase, në vijim të këtij shkrimi do të diskutohet çështja e nocioneve siç janë tradhtia dhe gënjeshtra e ca politikanëve këtej pari te nënqielli ynë!
Njohësit e shkëlqyeshëm të biografive të burrështetasve të njohur botërorë sot mund të thonë se është kënaqësi ti lexosh ato. Rrugëtimet dhe ecejaket e tyre janë paksa të veçanta si në aspekt politik, ashtu edhe në aspekt psikanalitik. Në ato biografi vihet re kombëtarizmi, po njëkohësisht edhe bezdia dhe tradhtia e tyre. Në do ta njohësh karakterin e një populli si dhe vuajtjet e tij, fillimisht duhet ta studiosh psikën e udhëheqësit të tij shpirtëror. Historia jonë shpjegon edhe figurën e Skënderbeut, respektivisht të përkëdhelurit të padishahut, i cili duke u arratisur do ta zhgënjejë atë në këmbim të lirisë së shqiptarëve. Një tjetër burrështetas, pa dyshim është edhe themeluesi i Republikës së Turqisë, Qemal Ataturku (babai im më dëftonte se ai kishte pasur prejardhje shqiptare nga e ëma). Për këtë dhe arsye të tjera, udhëpërshkruesi dhe shkrimtari skocez, Lordi Kinross, na tregon një vaki për një arratisje të vogël dhe dinake që kishte bërë Gaziu. Atij i ishte bezdisur ajo pamja e ngrysur e Dollmabahçesë, gjegjësisht rezidencës ku ishte sistemuar dhe largohet pa e njoftuar askënd. Më në fund truprojat e tij e gjejnë diku në një mejhane të Grykës së Bosforit. Kur i sheh truprojat që hyjnë në mejhane, me një qëndrim fëmije kur i merret lodra nga dora, do të thotë: Na zunë! E kishin marrë për ta kthyer në saraj, që ti shërbejë shtetit! Këto dy figura, me të drejtë do të ndërtojnë atë asociacion përfytyrimesh pamore e dëgjimore, aq më tepër kur ke parasysh se ata kanë një grup gjaku!? Nëse sot, turqve do tua parashtrosh pyetjen rreth shtrembërimit të figurës dhe identitetit të Skënderbeut dhe Ataturkut, do të thonë se ..., i gjithë ky lakim sështë kurrgjë tjetër pos një ndotje e historisë apo edhe një emocion i fuqishëm dhe i pakontrolluar i historianëve dhe historiografisë shqiptare!? Këto dy figura dhe shumë të tjera si këto, asnjëherë nuk tradhtuan, nuk gënjyen e as nuk harruan vendlindjet e tyre!
Nëse ishte një kënaqësi të lexoje biografitë e figurave të lartpërmendura, sot është trishtim ti kthehesh retrospektivës së disa politikanëve, në veçanti të atyre që dikur me shumë kollajllëk ndanë mendjen për të braktisur partinë politike. Po sot, çkuptim ka ta tradhtosh, ta gënjesh dhe ta bezdisësh me lloj-lloj broçkullash mikun, fëmijën, votën, partinë, qoftë ajo të jetë në pozitë a në opozitë, fukara, e pasur, apo e (pa) përfillshme. Përgjithësisht, kjo është jo korrekte. E gjithë kjo që u tha më lart, mbase është identike me atë historinë e shkurtër që kohë më parë e kishte ndërtuar një shqiptar nga Tirana, kur kishte rastisur aty pranë semaforëve të prishur të metropolës shqiptare. ..., te dritarja e makinës së tij ishte afruar një lypës jevg me një karton të varur për qafe. Në karton shkruhej: Jam jetim, nuk kam baba (nuk kam parti politike sakllam dhe të sajdisur - nënvizim ynë), më jep ndonjë lek..., miku i tij që ishte ulur në ndenjësen pranë tij, i paska thënë me shaka: Lekë nuk kam. Kam baba. Më jep pes lek të ta jap..., (babanë, gjegjësisht Bamirin). Lypësi, shumë i fyer e krejt pezm, ia paska kthyer: Pse ma jep babanë, po nuk ma jep gocën tënde lazdrake dhe mamanë e saj qaramane ..., të parën e mbaj për vete, kurse të dytën ia jap babait, që ka kohë që nuk ka nuhatur erë femre!!?? Edhe jevgu lypës edhe grahësi i makinës tok me mikun e tij kishin gënjyer njëri-tjetrin. E gjithë kjo kishte qenë një gënjeshtër bulevardeske, respektivisht një përfytyrim imagjinar dhe kurrgjë tjetër. E mira e kësaj gënjeshtre konsiston në faktin se nuk ishte thashetheme e institucionalizuar.
Që unë, para se të vazhdoj ta diskutoj gënjeshtrën, po edhe tradhtinë institucionale, do të duhet tu referohem historianëve që cilët thonë se kur para dy mijë vjetësh, njerëzia kishte filluar të ngatërrohet, në këtë dynja kishte ardhur Jezusi (Isai, sipas islamit), për ti shpëtuar nga mëkatet dhe gënjeshtrat e tyre. Seç e kishte shpëtuar njerëzimin ai, nuk e di..., seç e kishin kryqëzuar, edhe këtë nuk e di. Mund të them se kohë më parë, këtej shtetit biblik të Maqedonisë antike, sllavomaqedonase a edhe shqiptare, po edhe në hapësirat e Shqipërisë, do ringjallen gjegjësisht do të ngrihen prej të vdekurish politik, Jezusët shqiptarë të shekullit XXI gjegjësisht shëtitësit qejfli, po edhe të ashtuquajturit azilantë a shtegtarë politikë, të cilët gjatë gjithë jetës, duke qenë viktimë të megalomanisë dhe qaramanisë së tyre, mëtuan të merren me politikë, por ja që nuk shkuan përtej një politikëbërje provinciale dhe të shëmtuar. Këtyre jezusëve me teneqe të shpuar e të varur në qafë, që në fillim do tu mungojë vazhdimësia e dialektikës së komunikimit të mirëfilltë politik. Ata, fillimisht do të zgjedhin dy rrugë: njëra që do ti rikthejë a do ti degdisë në oborrin e partisë (së dikurshme) së tyre politike dhe rruga e dytë, që ndoshta do ti çonte a do ti kthente në pushtet. Si e para, ashtu edhe e dyta, kinse do tu mundësojë ta pasurojnë dhe ta ndryshojnë gjendjen e mjeruar e të përgjumur të partisë së tyre politike prej së cilës dikur ishin larguar vullnetshëm nga ato rrethe partiake!? Ky largim u hetua në vaktin kur partitë e tyre politike, humbën të drejtën për të drejtuar institucionet legjislative. Pa dyshim se ky (ri)kthim në skenën politike, do të jetë sa teatral, trazues, rebelues, agresiv, brutal, turfullues, emocional, po aq edhe vetëvrasës dhe hiç fare racional. Ca prej tyre do të kërkojnë ti kthehen kryeminderit të partisë amë (e cila dikur u mundësoi të urbanizohen), të asaj partie prej së cilës në një vakt të kaluar ikën ashtu kokulur, të poshtëruar dhe të hidhëruar. Kjo ikje e tyre ishte bamuni se bashkëveprimtarët nuk u kishin kushtuar asnjë të vetmin kushtrim a edhe një lapidar për së gjalli..., pse i kishin paragjykuar si provincialistë të pështirë, pse nuk ua kishin vlerësuar meritat e kontributet, pse përherë ua kishin tkurrur të drejtat e tyre për tu bërë kryeparë ose aga-baballarë të partisë. Dhe sot, kur do tua parashtrosh pyetjen se pse e gjithë kjo këmbëngulje (e kotë) për të vënë bythët në kryeminderin e partisë, do të japin një përgjigje idiotike, duke thënë se e gjithë kjo qenkësh punë qejfi a punë lezeti..., do të thonë se ne ishim të vetmit namusqarë të sajdisur..., të asaj partie politike të cilës dikur hajdutët e regjur kinse ua kishin vjedhur edhe ato opinga që u kishin mbetur..., që ua kishin grabitur lirinë e fjalës, të ndërgjegjes dhe të veprimit... dhe kështu duke i lënë përgjithmonë jashtë përkujdesjes së institucionit në fjalë!? Gjymtimi shpirtëror i jezusëve politikë shqiptarë, gjegjësisht të qejflinjve që bredhin hu më hu, parti më parti, konsiston në faktin se ata kanë një mori mëkatesh! Ringjallja a kthimi i tyre dhe ca dishepujve a apostujve politikë, mbase është produkt i pendimit për gabimet që dikur i kishin bërë.
Meqenëse kujtesa e këtyre jezusëve politikë shqiptarë është dobësuar, megjithatë nuk kanë të drejtë të harrojnë disa ngjarje me rëndësi politike, po edhe financiare!? Thonë se njerëzit kur humbasin takatin mendor dhe emocional, atëherë mëtojnë të bëjnë patriotizëm, o të masturbojnë politikisht! Më fal, nëse të bezdisa, i nderuar lexues.
































Më të komentuarat