Kampionati Evropian 2012, po shkon drejt fundit. Finalja e madhe nė mes Spanjės dhe Italisė, takim ky qė luhet nesėr mbrėma nė Kiev, edhe zyrtarisht mbyll kėtė eveniment tė madh tė futbollit nė kontinentin e vjetėr.
Ethet e finales sė gjigandėve evropian tashmė kanė kapluar miliona njerėz nė Evropė. Gjithsesi se edhe nė Kosovė, tashmė me padurim pritet fillimi i kėsaj finale tė madh. Disa nga qytetarėt e vendit tonė tė anketuar nga Kosovapress, dėshirojnė qė Italia ta fitojė trofeun e kėsaj gare tė madh, por, ata favorizojnė Spanjėn.
Ethet e finales sė gjigandėve evropian tashmė kanė kapluar miliona njerėz nė Evropė. Gjithsesi se edhe nė Kosovė, tashmė me padurim pritet fillimi i kėsaj finale tė madh.
Disa nga qytetarėt e vendit tonė tė anketuar nga Kosovapress, dėshirojnė qė Italia ta fitojė trofeun e kėsaj gare tė madh, por, ata favorizojnė Spanjėn. Besimi, njė prishtinas thotė se dėshiron qė Italia ta fitojė titullin, por ai ka frike nga Spanja. Sipas tij, furia e kuqe ka skuadėr shumė tė fortė e cilėsore.
Kam dėshirė qė titullin ta fitojė Italia, por, italianėt do ta kenė shumė vėshtirė ta mposhtin Spanjėn, e cila ka skuadėr cilėsor, ka thėnė Besimi. Ėshtė vėshtirė tė fitosh ndaj njė skuadre e cila ka lojtar tė mėdhenj si Iniesta, Xavi, Alonso, Torres, tha ai.
Ndėrkohė, Rita, dėshiron qė titullin ta fiton Spanja. Ajo beson fuqishėm se spanjollėt do tė mposhtin Italinė. Italia e mundi Gjermanin, por unė besoj se Spanja do ta mund Italinė dhe do ta fitojė titullin. As njė skuadėr nuk ėshtė me e fortė se Spanja. Spanja do ta mund Italinė, dhe ishalla shėnon gol Torres, ka theksuar Rita.
Kurse Imeri njė kamerier nė kafiterinė Kontrast, thotė se Italia e meriton titullin. Sipas tij, Italia me fitoren ndaj Gjermanisė, e meriton tė fitojė edhe ndaj Spanjės.
Unė kam qenė tifoz i Gjermanisė dhe nuk kam besuar se Italia do ta mund Gjermaninė. Italia me fitoren dhe lojėn kundėr gjermanėve, mund ta mposht edhe Spanjėn. Italia do ta ketė shumė vėshtirė kundėr Spanjė, sepse spanjollėt kanė lojtarėt mė tė mirė nė botė, ka pohuar Imeri.
Edhe Luli, njė tjetėr prishtinas, dėshiron qė Italia ta fitojė titullin e kampionit tė Evropės. Mė ka befasuar Italia. Hiq skam mėndu se Italia do ta mund Gjermanin. Jam tifoz i Bayern Munich dhe Gjermanisė, por tash jam pėr Italinė. Besoj se Italia do ta mund edhe Spanjėn, ka thėnė Luli. /F.Bytyēi/
_92025.png)

Më të komentuarat