Administrata Tatimore e Kosovės (ATK) ende nuk ka tė dhėna lidhur me numrin dhe llojet e bizneseve tė cilat ende nuk janė futur nė sistemin fiskal. Drejtues tė ATK-sė i kanė thėnė Kosovapressit se ende nuk kanė shifra pėr njė gjė tė tillė, por kanė shtuar se e kanė njė plan tė veprimit. Arsyetimin e ATK-sė, ekspertėt e ekonomisė e kanė cilėsuar si tė paqėndrueshėm, duke thėnė se identifikimi i bizneseve qė ende nuk janė pjesė e sistemit fiskal mund tė verifikohet fare lehtė.
Edhe pse Administrata Tatimore e Kosovės qė njė kohė ka filluar me implementimin e sistemit fiskal tek bizneset, ajo ende nuk ka tė dhėna zyrtare se sa biznese dhe cilat lloje prej tyre janė ende tė patatueshme.
Drejtori i Administratės Tatimore tė Kosovės, Behxhet Haliti, i ka thėnė Kosovapress-it se nuk kanė tė dhėna nė kėtė drejtim, por ka shtuar se ATK-ja e ka njė plan tė veprimit.
Administrata Tatimore nė fakt nuk ka shifra sa janė bizneset tė cilat janė tė paregjistruara dhe tė patatueshme, mirėpo ka njė plan tė veprimit, i cili ėshtė i planifikuar nė faza prej informimit, vetėdijesimit dhe identifikimi i tyre dhe regjistrimit, qoftė pėrmes broshurave, aktiviteteve nė terren, apo edhe informatat nga palėt e treta. Ne sapo tė identifikojmė do ti regjistrojmė dhe mė pastaj ju tregojmė pėr obligimet ligjore tė cilat i kanė, ka thėnė ai.
Sa i pėrket punės sė ATK-sė, Haliti ka thėnė se me vetė faktin se ATK-ja prej vitit nė vit ka njė trend rritės tė tė hyrave, kjo tregon se ATK-ja ėshtė duke i identifikuar dhe ėshtė duke e bėrė njė shtrirje horizontale tė njė numėr mė i madh i tatim-pagueshme.
Sipas tij, bashkėpunimi me agjencitė e tjera, si Agjencioni pėr Regjistrim tė Bizneseve, Doganat, Trusti Pensional, bėjnė qė ATK-ja mė shpejt ti identifikojė dhe tė vlerėsojė bazėn reale pėr tatime.
Ndėrsa, njohėsi i ekonomisė nga instituti GAP, Agron Demi, i ka thėnė Kosovapressit se ATK-ja nuk ka arsyetim lidhur me mungesėn e statistikave mbi bizneset qė janė ende tė patatueshme. Kjo, sipas tij, ėshtė fare e lehtė pėr tu bėrė, duke e marrė listėn e bizneseve qė janė nė sistemin fiskal dhe pastaj mund tė identifikohen se cilat lloje tė bizneseve janė ende tė pa tatueshme, apo qė janė jashtė kėtij procesi.
Arsyetimi i ATK-sė nuk qėndron, pėr shkak se nėse merret regjistri i bizneseve dhe shikohet se cilat prej tyre janė tė fiskalizuara, pastaj shikohen se cilat prej tyre kanė marrė makinė fiskale ėshtė shumė lehtė e identifikueshme qė dihet se cilat biznese ende nuk janė pajisė qoftė me numėr fiskal, qoftė me makinė fiskale dhe kjo ėshtė shumė e lehtė pėr tu verifikuar. Mirėpo, ajo qė ska funksionuar edhe nė ato biznese ku ka makinė fiskale ėshtė se nuk ėshtė bėrė ende lidhja si duhet nė mes biznesit dhe Administratės Tatimore, pėr shkak se nuk ka funksionuar sistemi qė tė dhėnat tė cilat futen nė sistem nė makinė fiskale tė barten nė Administratė Tatimore pėr shkak tė defekteve nė sistem, ka thėnė ai.
Mirėpo Demi ka shtuar se procesi i fiskalizimit tė bizneseve nuk ėshtė trajtuar si duhet, pasi qė i ėshtė bėrė njė barrė e rėndė atyre duke e licencuar vetėm njė kompani pėr arka fiskale, gjė e cila, sipas tij, ka krijuar monopol nė kėtė proces.
Ky proces nuk ėshtė trajtuar si duhet qė nga fillimi, pėr shkak se ėshtė licencuar vetėm njė kompani qė ka bėrė qė tė krijohet monopol dhe ēmimet tepėr tė larta tė kėtyre arkave dhe tė mos munden tė paguhen prej bizneseve tė vogla, pėr shkak se shumica e bizneseve tė regjistruara nė Kosovė janė biznese tė vogla dhe tė mesme, ka thėnė ai.
Ai ka shtuar se instituti GAP ka qenė njė prej lobuesve qė nė tregun e Kosovės tė fillojė lėshimi i arkave fiskale nga Administrata Tatimore e Kosovės pėr shkak se, siē tha ai, kanė konsideruar se nė Kosovė ende ėshtė njė ekonomi e hirtė, apo njė informalitet i lartė nė ekonominė e Kosovės pėr arsye tė ndryshme, apo pėr shkak tė kapaciteteve tė vogla tė Administratės Tatimore, qoftė pėr shkak tė mossundimit tė ligjit si duhet nė disa pjesė tė Kosovės dhe kjo, sipas Demit, ka ndikuar qė shumė biznese tė mos paguajnė tatimet e tyre ndaj shtetit.
Ndryshe, Administrata Tatimore e Kosovės qė njė kohė ka filluar me sistemin fiskal tė bizneseve, qė sipas tė dhėnave tė saj, e kanė mbuluar 80 pėr qind tė bizneseve qė veprojnė nė vend. Mirėpo, njė problem qė ATK-nė e shqetėson ėshtė lėshimi i kuponėve fals apo mos lėshimi fare i tyre. Pėr kėtė dukuri, ATK-ja ka vėnė nė shėrbim edhe njė numėr kontaktues falas pėr tė gjithė ata konsumatorė qė hasin nė kėto parregullsi tė mundshme.
Njė gjė interesante qė sanksionohet me ligj e qė i prekė konsumatorėt ėshtė ajo qė konsumatori pas blerjes nėse nuk e merr kuponin fiskal mund tė dėnohet./Kosovapress/
_92025.png)





Më të komentuarat