Agron Shabani, Gjermani

 foto

Historia politike, sociologjia, psikologjia dhe filozofia ( 12 )

Prishtinë, ((Agron Shabani)) 20 Gusht 2012 21:47

Nė dritėn e njė vizioni tė pėrbashkėt kontinental dhe interkontinental... (Duke menduar nė shtetin dhe kombin e madh gjerman..)

Në vazhdim një impresion i përgjithshëm e ksursivë dhe diskursivë në sfond:

... Gjatë një mbrëmjeje të këndshme verore , në ambientët e bukura dhe tepër ekzotike të një kafe- restoranti ekskluzivë dhe tepër luksoz që ndodhëj i ngritur dikund në pikën me të frekuentuar dhe dinamike të limanit ( portit) të njohur detar të Hamburgut në Gjermani : Po bisedoja me disa miq të këtushëm gjerman mbi rrjedhat, procesët dhe zhvillimët e gjithëmbarshme politike, kulturore, finansiare, monetare, ekonomike, industriale, teknologjike dhe të tjera në këtë vend të madh dhe me gjërë.

Qielli sipër nesh mbi Hamburg, në ato çaste dukej i kthjellët dhe tepër i thellë në horizontin e parë që fillonte nga aty e nuk i dukej fundi.Ndërkohë që yjet e shumtë si një ´dekor i feksur´astral ose galaktik ne qiellin e pafund , natës së njohur metropolitane në Hamburgun e shkëlqimëve dhe mesazhëve të njohura planetare dhe kosmopolitike, sikur i jepnin një dekor ose shkëlqim të posaçëm në sfond.

Në këtë sfond të përgjithshëm dekorativë dhe eksplorativë, njerëzit ose besimtarët e shumtë këtu në Gjermani dhe gjithandej globit, në prag festash ose solemnitetësh të ndryshme fetare, kulturore, sakramentale dhe të tjera : Yjet e shumtë ne qiellin e pafund kanë deshirë ti quajnë dhe pagëzojnë madje edhe si ´yje të tyre´ personal. Dhe, përse ( pse) jo edhe si ´shtëpi të bekuara´profetësh të dashur dhe apostujsh. Në vendin tonë se këndejmi, është Festa e Madhe e Bajramit...

( ... )

Në vazhdim të bënin përshtypje dhe një impresion të jashtëzakonshëm velorët ose anijet e shumëta kontinentale, interkontinentale ose tejoqeanike nga pothuajse të të gjitha vendët ose meridianet e ndryshme të globit , tek i lëshonin spirancat, për t´u vendosur ose ankoruar aty dikund pari në atë ´zgjua të madh´ trafiku të njohur detar në portin e famshëm të Hamburgut milionësh...

Anijet vinin dhe ia bënin vazhdimisht aty nga Aberdini , Liverpuli ose Sautemptoni i Britanisë së Madhe, nga Lioni, Marseli ose limanët tjera detare të Francës, nga Barcelona, Kadizi, Vigoja ose Palma de Majorka e Spanjës, nga Lisbona ose Portoja e Portugalisë, Gjenova, Bari, Palermoja ose Venediku i Italisë,nga Pireu ose Rodosi i Kretës në Greqi, nga Roterdami i Holandës, Antverpeni i Belgjikës, Oslloja, Kopenhaga, Stokholmi, Malmeja, Turku i Finlandës ose Helsinku , nga SHBA-së, Kandaja , vendët e ndryshme të Amerikës Latine, Lindjes së Largët, Australisë, Hong Kongut, Singapurit dhe kështu me radhë.

Në këtë sfond, vazhdimisht sikur të bëhej se e gjithë bota për disa çastë sikur kishin zbarkuar në Hamburg të Gjermanisë.Për t´u vendosur dhe ankoruar aty dikund pari në limanin e tij...Njerin ndër skelët ose portët me të mëdha detare të këtij lloji në tërë rruzullin.

Aty ishin edhe udhëtarët ose pasagjerët e shumtë nga e gjithë bota aty...Në limanin e njohur detar të Hamburgut zulmëmadh...Ndonëse, sëcili prej tyre me nga një ´copë toke, deti dhe qielli´ në dritat e syve. Përkatësisht, traditash të njohura nacionale dhe kulturore të vendëve të tyre përkatëse ose respektive në metropolën e lartëpërmendur planetare dhe kosmpolitike të Hamburgut në Gjermani.

Kishte edhe tinguj të lehtë muzike apo melodi të ndryshme internacionale ose kosmopolitike që vazhdimsht puçëshin dhe gërshetohëshin në sfond me valët ose dallgët e prajshme të Detit të Veriut... Duke ngritur dhe formuar kështu për disa çaste " orkestra" ose ´simfoni të larmishme´ planetare ose kosmopolitike në qytetin e komunikimëve dhe diversitetëve të shumëta multikuluturore , internacionale dhe kosmpolitike.

Në Hamburg të Gjermanisë...

Kishte madje edhe përshëndetje ose salutime ndryshme të rastit dhe sy të dashuruar gocash ( vashash) dhe zonjash të ndryshme mondane dhe metropolitane nga e tërë bota në Hamburg të Gjermanisë ...Sidomos, atëherë tek i zbrisnin shkallët e anijëve të largëta kontinentale ose tejoqeanike me delikatesë të lartë dhe plot ekstravagancë...

Aty dikund pari ishte mbase edhe porti i njohur ajror ( ajroporti) i shquar i Hamburgut me qindra linja ose fluturime të rregullta kontinentale dhe interkonitinentale brënda ditës.

/.

Ndërkohë që natës së njohur metropolitane dhe kosmopolitike në Hamburgun e transaksionëve dhe komunikimëve të mesipërme kontinentale dhe interkontinentale: Si për çudi ,edhe kësaj radhe sikur po i mungonin pasagjerët dhe anijet ose trajektët e rregullta nga portët e njohura detare të Shqipërisë së bashku me shkëlqimet dhe bukuritë e njohura shqiptare në sfond.

Apo...?!...

Edhe kësaj here bukuria e munguar shqiptare në Hamburg të Gjermanisë së bashku me tingujt , mesazhet dhe ´simfonitë´ e preferuara dhe tepër romantike nga bregdeti i njohur shqiptar ...

Ndërkohë që edhe trafikut të përgjithëshëm ajror dhe atij tokësor këtu në Gjermani,si për çudi dhe një koinçidencë të pashkruar dhe të pathënë sgjëkundit, edhe sot e kësaj dite po vazhdojnë ti mungojnë linjat dhe komnukimet e rregullta ose të përditshme me Tiranën dhe Prishtinën.

Apo, thënë ndryshe pa të keq, Gjermanisë dhe Bashkimit Europian ( BE-së) edhe sot e kësaj dite po vazhdojnë t´u mungojnë Shqipëria, Kosova dhe Shqiptarët në përgjithësi së bashku me resursët, potencialet dhe vitalitetin e njohur shqiptarë në të gjitha fushat dhe drejtimet e mundshme.

Republika Federale e Gjermanisë është ´Lokomotiva´dhe Promotorja me e rendesishme dhe kryesore e Bashkimit ose Unionit Europian ( BE-së ose UE-së) dhe njëra prej tre ( 3) ekonomive me të fuqishme të globit.

Në anën tjetër ndërkaq, populli ose kombi i madh gjerman janë të njohur ( te shquara besa madje) për ndikimet dhe influencat e fuqishme dhe të shumëfishta në kulturën, historinë,civilizimin, zhvillimin, edukatën , emancipimin dhe përparimin e gjithëmbarshëm të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme europerëndimore dhe me largë.Kjo duke filluar që nga ndikimet , reflektimet dhe influencat e njohura eksterne ose eksplikative të mbrëtërve dhe fisëve të njohura gjermane në Romën e lashtë Antike...Për të vazhduar me ato të tjerat në kohën e Perandorisë Bizantine, me Karlin e Madh ( Karl der Große) dhe Mbretërine e nohur të Frankëve dhe Langobardëve në mesjetë dhe kështu me radhë.

Gjermanet, rrjedhimisht, popujt ose fisët e njohura gjermanëve të jutëve, anglo- saksonëve dhe të tjerëve se këndejmi, kanë lënë gjurmë të thella dhe të pashlyera në zhvillimët dhe procesët e gjithëmbarshme evolutive, empirike, historike,gjeografike, organike, shpirtërore, materiale, fetare, antropokulturore , antropogjenetike dhe të tjera të Anglisë ose Britanisë së Madhe në përgjithësi...Në ´shtetin e galëve´( Francë) gjithashtu.Në Spanjë, Itali, Sllovaki, Rusi, Ukrainë, Transilvani ( Rumani- Hungari) dhe kështu me radhë.

Ndërkaq, statistikat e ndryshme zyrtare ose gjysëmzyrtare na bëjnë të ditur gjithashtu faktin e njohur sipas të të cilit çdo i katërti banor ose qytetar i sotëm amerikan është me origjinë familjare ose nacionale nga Gjermania. Që e shprehur dhe deshifruar me numrin e përgjithshëm të banorëve të atjeshëm, kjo donë të thotë se në SHBA-së, pos anglo-amerikanëve dhe të tjerëve, jetojnë edhe me tepër se 75 milion gjermano- amerikan. Respektivisht, qytetar amerikan me origjinë nga Gjermania.

Mbase...

Gjithnjë fjala mbi Miqësinë dhe bashkëpunimet e shumëpritura dhe të gjithëmbarshme ( të munguara ose deficite pra!) të të dyja vendëve tona përkatëse dhe respektive ( Republikës së Kosoves dhe Republikës së Shqipërisë) dhe tërë popullit ose kombit tonë me shtetin dhe kombin e madh gjerman në të gjitha fushat dhe drejtimet e mundshme.

Duke e vërë theksin e posaçëm këtu në stadin ose nivelin e përgjithshëm ose aktual të marëdhënjëve ose raportëve të njohura ndërshtetërore,ndërqeveritare, politike, diplomatike,tregtare,monetare, finansiare, industriale, ekonomike dhe të tjera të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë me Republikën Federale të Gjermanisë. Në cilin stad ose nivel të zhvillimit ndodhën ato sot ? Në nivelin e marëdhënjëve të mira? Në nivelin e marëdhënjëve " ad hoc" ose "de jure" dhe "de facto" ?, Në nivelin e marëdhënjëve miqësore ose bilaterale? Në nivelin e marëdhënjëve neutrale ose indiferente? Në nivelin e marëdhënjëve të shkëlqyera dhe vëllazërore? Në nivelin e marëdhënjëve të njohura strategjike apo,të miqësisë, aleancës dhe partenritetet të përhershëm ose permanent ? Apo ku? Në cilin stad ose nivel të zhvillimit ndodhën sot raportët ose marëdhënjët e gjithëmbarshme të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë me Republikën Federale të Gjermanisë. Respektivisht, me ´Lokomotivën´e lartëpermendur dhe kryesore të BE-së. Hëpërhë askush nuk e di të flasi ose pohoi me saktësi ose pedanteri të njohur ekzakte dhe diplomatike. ( Për këtë "fenomen" dhe "fenomenët" ose paradokset tjera të politikës së jashtme dhe diplomacisë shqiptare ose kosovare do bëjmë fjalë ne vazhdimet tjera...).

Siqoqoftë, në këtë kontekst, është fat i madh që lidhjet, miqësitë, aleancat , komunikimët ose korrespondencat e njohura mes shqiptarëve dhe gjermanëve janë të shumëta dhe tepër të lashta. Ato datojnë herët. Që nga Antika e largët dhe gjer në ditët tona...

Se këndejmi, shteti dhe populli ( kombi) i madh gjerman , popullit ose kombit tonë shqiptarë gjithmonë i janë gjendur pranë kur e kishin ( kishim ) mëse vështiri dhe kishin ( kishim) nevojë. Gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë sidomos.

Gjermania është njera prej kontribuesëve dhe donatorëve më të rëndësishme ose kryesore në ngritjen dhe konsolidimin e infrastruktirës së gjithëmbarshme shtetërore, politike, sociale, industriale,ekonomike, administrative, juridike etj. në Kosovën e pasluftës.

 


Më të komentuarat