Ditėn Ndėrkombėtare tė Rinisė, mė shumė 55 pėr qind e tė rinjve e pritėn si tė pa punė. Ky numėr ēdo ditė e mė shumė ėshtė nė rritje, kurse, studentėt pėrveē qė kanė probleme financiare gjatė edukimit, ata kanė probleme edhe pėr tė gjetur punė.
Me rastin e 12 gushtit, Ditėn Ndėrkombėtare tė Rinisė, Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sportit organizoi njė tryezė tė rrumbullakėt, ku u prezantua Strategjia Kosovare pėr Rini 2013 2017, e cila parasheh mundėsi mė tė mira pėr tė rinjtė nė punėsim, edukim, shėndet dhe fusha tė tjera.
Me kėtė rast, drejtori i Departamentit tė Rinisė, Xhevat Bajrami tha se rreth 42 % e tė rinjve me moshė nga 15 deri nė 24 vjeē llogariten si tė pa punė, kurse nėse rritet mosha deri nė 30 vjeē, atėherė kjo pėrqindje e tė papunėve arrin deri nė 58 %.../Kosovapress/
Me rastin e 12 gushtit, Ditėn Ndėrkombėtare tė Rinisė, Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sportit organizoi njė tryezė tė rrumbullakėt, ku u prezantua Strategjia Kosovare pėr Rini 2013 2017, e cila parasheh mundėsi mė tė mira pėr tė rinjtė nė punėsim, edukim, shėndet dhe fusha tė tjera.
Me kėtė rast, drejtori i Departamentit tė Rinisė, Xhevat Bajrami tha se rreth 42 % e tė rinjve me moshė nga 15 deri nė 24 vjeē llogariten si tė pa punė, kurse nėse rritet mosha deri nė 30 vjeē, atėherė kjo pėrqindje e tė papunėve arrin deri nė 58 %.
Nė vazhdimėsi kemi njė rritje tė madhe tė tė papunėve, nė bazė tė statistikave qė i kemi dhe nė bazė tė asaj qė janė marrė nga hulumtimet e ndryshme qė janė bėrė nga organizatat e ndryshme, por edhe nga Ministria e Punės, nga Oda Ekonomike e Kosovės, nga sindikatat e pavarura, atėherė rreth 58 % e popullsisė llogaritet si e pa punė nė Kosovė, ka thėnė Bajrami.
Megjithatė, sipas tij, Departamenti i Rinisė nė Ministrinė e Kulturės, po bėnė politika pėr trajnimin e tė rinjve pėr punėsim, me qėllim tė zvogėlimit tė papunėsisė sė tė rinjve.
Po pėrgatisim tė rinj pėr tregun e punės, ku kėtė vit mendojmė qė deri nė fund tė vitit rreth 400 tė rinj tė pėrgatitėn pėr tregun e punės, sidomos nė fushėn punėsimit dhe ndėrmarrėsisė, nė fushėn e IT-sė, nė fushėn e kontabilitetit, pėr edukatorė, prandaj edhe nė biznes, plane ku ata pėrmes biznes-planeve qė i ofrojnė, ne do ti ofrojmė shėrbime dhe pėrkrahje qė kėto biznes-plane tė jenė tė qėndrueshme pėr aktivitetet e mėtutjeshme, ka thėnė Bajrami.
Studenti i Universitetin e Prishtinės, Burim Rrustemi tha pėr Kosovapress se brengė e studentėve janė bursat dhe mundėsia pėr punė me honorarė.
Ky hallė ėshtė i imi, por edhe i gjithė tė rinjve tė tjerė, sepse ka mungesė tė financave nė familje. Sepse nėse nė njė familje ekzistojnė tre studentė, ėshtė vėshtirė tė pėrballohet shkollimi i tyre dhe pėr kėtė arsye duhet tė ketė njė strategji pėr punėsime honorarė, sikurse nė vendet evropiane, ka thėnė Rrustemi.
Kurse, Qėndrese Jashanica, student enė Universitetin e Prishtinės, i tha Kosovapress-it nė kėtė strategji po shihet qė i kanė pėrfshirė tė gjitha problemet qė i preokupojnė rininė e Kosovės dhe nėse arrit tė zbatohet vetėm 50 % tė asaj qė u tha, do tė ketė kushte mė tė mira pėr tė rinjtė.
Tė punėsohet nė Kosovė, mendoj qė ėshtė vėshtirė, duke e pas parasysh qė vendet tė cilat aplikon gjithmonė kėrkohet pėrvoja e punės dhe njė student qė sapo pėrfundon universitetin, merr diplomėn, por nuk mund ta ketė pėrvojėn qė kėrkohet. Mirėpo nėse bėhet implementimi i udhėzimit administrative, ku parashihet qė tė merret pėr bazė pėrvoja vullnetare, atėherė ka shumė tė rinj nė Kosovė qė merret me punė vullnetare dhe kjo do ti ndihmonte qė tė arrijnė edhe kushtin pėr pėrvojė tė punės nė vendet qė aplikojnė, ka thėnė ajo.
Strategjia, e cila parasheh edukimin e tė rinjve, shėndetin, punėsimin e shumė fusha tė tjera, nga tė pranishmit u vlerėsua si e kompletuar, megjithatė sipas tyre mbetet tė shihet sa do tė implementohet./L.Gashi/



Më të komentuarat