Vizita e paralajmėruar e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Moon ka nxitur reagime tė ndryshme nė opinionin kosovar. Analistė politikė thonė se vizita e Ban Ki Moonit ėshtė mė tepėr simbolike sesa njė vizitė e cila mund tė ndikojė nė zhvillimet politike nė Kosovė dhe rajon. Megjithatė, ata thonė se kjo vizitė nuk duhet injoruar nga lidershipi kosovar, pasi qė OKB -ja ėshtė njė organizatė me renome botėrore ku ēdo tre muaj raportohet pėr gjendjen nė Kosovė.
Ardian Arifaj, analist nė Institutin KIPRED, ka thėnė pėr Kosovapress se vizita e paralajmėruar e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė nė Kosovė, nuk ėshtė vizitė qė ka ndonjė peshė tė madhe politike, megjithatė ai potencon se ėshtė njė mundėsi qė Kosova ta shfrytėzojė nė mėnyrė qė tė raportohet sa mė mirė pėr Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, forum ky qė i kanė tė kthyer sytė shumica e shteteve tė botės, sidomos ato shtete qė ende nuk e kanė njohur Kosovėn.
Ndryshe nga analistėt mendon lėvizja Vetėvendosje. Dardan Molliqaj, sekretar i pėrgjithshėm i kėsaj lėvizjeje, ka thėnė pėr Kosovapress se vizita e Ban Ki Moonit nė Kosovė ėshtė e dėmshme dhe e rrezikshme.
Ardian Arifaj, analist nė Institutin KIPRED, ka thėnė pėr Kosovapress se vizita e paralajmėruar e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė nė Kosovė, nuk ėshtė vizitė qė ka ndonjė peshė tė madhe politike, megjithatė ai potencon se ėshtė njė mundėsi qė Kosova ta shfrytėzojė nė mėnyrė qė tė raportohet sa mė mirė pėr Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, forum ky qė i kanė tė kthyer sytė shumica e shteteve tė botės, sidomos ato shtete qė ende nuk e kanė njohur Kosovėn.
Vizita Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Moon, ėshtė mė tepėr simbolike, sesa njė vizitė e cila mund tė ndikojė nė zhvillimet politike tė Kosovės dhe nė rajon. Njė prej arsyeve kryesore ėshtė qė OKB-ja, e veēanėrisht UNMIK-u, e ka humbur fuqinė qė e ka pas nė Kosovė, por edhe nė rajon. Por, pse jo edhe nė botė, rasti konkret ėshtė ajo ēka po ndodh nė Siri pafuqia e OKB-sė qė tė gjej zgjidhje pėr fatkeqėsinė njerėzore qė po ndodh nė Siri. Megjithatė nuk ėshtė vizitė qė duhet injoruar prej lidershipit kosovar pasi qė OKB -ja ėshtė njė forum ku ēdo tre muaj raportohet pėr Kosovėn. Raporton Ministri i Jashtėm i Kosovės, por raporton edhe pėrfaqėsuesi special i OKB-sė bile edhe pėrfaqėsues tė shtetit tė Serbisė, ka thėnė ai.
Ndryshe nga analistėt mendon lėvizja Vetėvendosje. Dardan Molliqaj, sekretar i pėrgjithshėm i kėsaj lėvizjeje, ka thėnė pėr Kosovapress se vizita e Ban Ki Moonit nė Kosovė ėshtė e dėmshme dhe e rrezikshme.
Ende nuk ėshtė bėrė e qartė qėllimi i kėsaj vizite nė Ballkan, por edhe nė Kosovė, por sigurisht duke pas parasysh qėndrimin e OKB-sė dhe vetė z. Ban Ki Moon mbi ēėshtjen e Kosovės, mendojmė qė do tė jetė shumė e dėmshme dhe e rrezikshme pėr shkak se tash nė kėtė kohė kur ai ka vendosur tė bėjė njė vizitė ėshtė edhe presioni i BE-sė pėr fillimin e dialogut pėr ēėshtjen e veriut. Siē e mbajmė mend tė gjithė vetė Ban Ki Moon para disa vitesh pat propozuar zgjidhjen e tij tė famshme gjashtėpikėshi i Ban Ki Moonit, i cili nėnkupton njė autonomi substanciale pėr serbėt nė Kosovė. Mendoj se qėndrimet e tij personale dhe propozimet kanė qenė tė dėmshme dhe tė rrezikshme, ka thėnė ai.
Molliqaj mė tej ka shtuar se njė vizitė e tillė pa i shfaqur qėllimet e hapura pėr ēfarė vizite bėhet fjalė dhe duke pasur parasysh qėndrimet e tij pėr Kosovėn, tregon se ėshtė vetėm njė presion shtesė pėr politikanėt e korruptuar tė Kosovės qė ti hyjnė njė procesi i cili do ta dėmtojė Kosovėn, si nė aspektin politik, territorial, po ashtu edhe ekonomik.
Gjithēka ėshtė me prapavijė politike dhe interesa tė cilat mendoj se ne si Vetėvendosje kemi thėnė se shkojnė nė shėrbim tė shtetit serb. Pėr shkak se po mundohen ta serbizojnė historinė e shqiptarėve nė Kosovė. Tė gjitha manastiret tė cilat janė ortodokse dhe nuk ka kuptim me qenė serbe, vizitat e zyrtarėve ndėrkombėtarė, sidomos tė serbėve nė kėto tri vende qė kanė ndikim nė aspektin historik, kanė pėr qėllim serbizimin e Kishės Ortodokse nė Kosovė dhe pėr tė treguar se ky vend i takon Serbisė. Mendoj se secili qytetar, qoftė brenda apo jashtė Kosovės, ka tė drejtė tė vizitoj vendin qė atij i intereson, por kurrsesi ti jep mesazhe dhe ngjyrime politike pėr njė aspekt i cili ėshtė shumė kulturor dhe i gjithė qytetarėve tė vendit, ka thėnė ai.
Shefi i organizatės qė ka administruar Kosovėn pėr tetė vjet pas luftės, nuk do tė pritet me ceremoni shtetėrore. Sipas agjendės, sekretari Ban Ki Moon do tė arrijė nė Aeroportin e Prishtinėn, rreth mesditės tė sė martės. As garda ceremoniale e Forcės sė Sigurisė tė Kosovės nuk do tė angazhohet tė martėn, kur nė Aeroportin e Prishtinės do tė zbresė sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki Moon.
Nė aeroport do tė ketė edhe konferencėn e vetme pėr media nė Kosovė. Pas njė takimi me pėrfaqėsuesit e UNMIK-ut, Ban Ki Moon do tė takohet me presidenten Atifete Jahjaga dhe me kryeministrin Hashim Thaēi, pėr t`u nisur mė pas drejt jugut, pėr tė vizituar Pejėn, Prizrenin dhe Manastirin e Deēanit./Kosovapress/



Më të komentuarat