Pas disa njoftimeve tė lėshuara nga administrata e UNMIK-ut nė veri, nėpėrmjet tė cilave kėrcėnohen pronarėt e shtėpive shqiptare nė veri qė ti ndėrpresin punėt, ka reaguar numri njė i Mitrovicės, i cili e cilėson kėtė si njė veprim tė dėmshėm tė kėsaj administrate qė po vazhdon me politikėn e saj diskriminuese pėr shqiptarėt.
Ai kėrkon nga ata qė kanė mbetur nė atė administratė qė tė mos pėrpiqen tė pengojnė rindėrtimin e shtėpive qė kanė nisur nė veri nė kuadėr tė aksionit Ndihmo edhe ti, apo nga grandet qeveritare, meqė nuk do tia dalin. Kjo ėshtė tentativė pėr tė penguar qytetarėt qė tė rindėrtojnė shtėpitė e tyre, tė cilat janė tė shkatėrruara apo tė djegura gjatė luftės. Nė tė njėjtėn kohė kjo administratė ka lejuar dhe lejon qė tė ndėrtohen ndėrtesa kolektive nga Qeveria e Serbisė nė pronat e blera prej shqiptarėve, ka thėnė Kastrati.

Ai thekson se qėndrimi i tillė i kėsaj administrate nė veri nuk ėshtė risi, meqė prej pėrfundimit tė luftės ėshtė udhėhequr njė politikė qė ka rezultuar me spastrim etnik tė shumė familjeve shqiptare. Ata qė bėjnė shkresa tė tilla nė emėr tė UNMIK-ut, duhet tė jenė tė vetėdijshėm se janė duke e cenuar rėndė kredibilitetin e OKB-sė, meqė janė duke bėrė njė politikė tendencioze dhe tė njėanshme deri nė ekstrem, tha Kastrati.
Nė kėtė kontekst, ai shton se shtėpitė qė janė duke u rindėrtuar nė veri nuk kanė pėr qėllim frikėsimin e tė tjerėve, por krijimin e kushteve pėr kthimin e atyre qė janė pa strehė. Nė jug tė Mitrovicės ende ekzistojnė katėr strehimore kolektive. Ka qindra banorė tė pastrehė, ndėrsa gjendja e tyre ekonomike ėshtė shumė e rėndė. Ne nuk do tė ndalemi para kėtyre kėrkesave absurde tė njė administrate qė i bėn argat atyre qė e duan veriun pa shqiptarė, theksoi Kastrati. /Kosovapress/

Më të komentuarat