Gjykatat dhe Qeveria e Kosovės vazhdojnė tė jenė mė neglizhente sa i pėrket qasjes nė dokumentet zyrtare, por aspak mė mirė nuk janė as komuna e Fushė Kosovės, Prizrenit dhe Pejės. Kėshtu ėshtė thėnė nė njė raport tė Qendrės pėr Politika dhe Avokim (QPA), ndėrkohė deputetė dhe pėrfaqėsues nga shoqėria civile kanė kritikuar institucionet qendrore qė po vazhdojnė tė mbyllen ndaj mediave pėrkatėsisht qytetarėve me mos dhėnien e dokumenteve tė rėndėsishme, edhe pse njė gjė e tillė, lejohet me Ligjin pėr qasje nė dokumente publike.
Nė njė tryezė tė organizuar tė mėrkurėn nga kjo qendėr janė dhėnė edhe rezultatet e monitorimit pėr qasje nė dokumente zyrtare, ku del se Qeveria e Kosovės vetėm 50 % tė kėrkesave u ėshtė pėrgjigjur pozitivisht, komunat 35 %, ndėrsa gjykatat vetėm 22 %. /Kosovapress/
Nė njė tryezė tė organizuar tė mėrkurėn nga kjo qendėr janė dhėnė edhe rezultatet e monitorimit pėr qasje nė dokumente zyrtare, ku del se Qeveria e Kosovės vetėm 50 % tė kėrkesave u ėshtė pėrgjigjur pozitivisht, komunat 35 %, ndėrsa gjykatat vetėm 22 %.
Deputeti nga radhėt e LDK-sė, Sadri Ferati, anėtar i Komisionit pėr Arsim, Kulturė, Rini, Sport, Administratė Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, ka thėnė se nė Kosovė legjislacioni ėshtė i avancuar dhe siguron tė drejta qytetarit qė tė ketė qasje nė dokumentet zyrtare.
Mirėpo, sipas tij, janė vėrejtur dy paqartėsi, siē ėshtė rasti nė dokumentet e besueshme ose pėr nga natyra mbrojtje tė dhėnave personale janė vetėm dokumentet paraprakisht tė konstatuara sipas procedurave qė i pėrcakton ligji.
Po ashtu, ai ka pėrmendur edhe njė problem tjetėr qė, sipas tij, nėse pala kėrkon njė dokument dhe nuk i kthehet pėrgjigje atėherė institucioni dhe zyrtari duhet tė jap pėrgjegjėsi pėr kėtė, por njė gjė e tillė nuk po ndodh.
Ne nuk kemi informacione se ndonjė palė qė i ėshtė mohuar e drejta ka proceduar mė tutje sepse ligji ėshtė shumė decidiv pėr sanksionimin e institucionit. Pra parashikohen dėnimet dhe ėshtė decidiv sa pėr institucionin dhe sa pėr individin dhe do tė kishte me qenė njė shembull i mirė po tė kishin proceduar kėto kėrkesa, tė kishte kuptuar institucioni, lideri dhe zyrtari se po gjobitet ashtu si parashikon ligji ndoshta kishte mė i ndihmuar mė shumė kėsaj ēėshtje, ka theksuar Ferati.
Nga ana tjetėr, Arben Ahmeti, kryetar i Asociacionit tė Gazetarėve Profesionist tė Kosovės (AGPK), ka thėnė se kėtu duhet tė flitet pėr gazetarėt nė qasjen e dokumenteve zyrtare dhe jo qytetarėve.
Sipas tij, sikur tė kishin qenė statistikat e AGPK-sė qė nė 60 % tė gazetarėve institucionet janė pėrgjigjur pozitivisht, asociacioni do kishte vlerėsuar institucionet se janė shumė transparente. Ai ka pėrmendur qė ka gazetar qė ka bėrė 12 kėrkesa dhe kanė marr tri pėrgjigje dhe qė tė trija kanė qenė negative.
Madje ai mos emėrimin e zėdhėnėsit tė Qeverisė sė Kosovės e ka vlerėsuar si Qeveria e vetme nė histori qė e fillon mandatin dhe e pėrfundon pa zėdhėnės.
Sot Qeveria e Kosovės po pretendon me hy nė librin Guiness. Qeveria e vetme pa zėdhėnės. Ėshtė gati duke e pėrfunduar mandatin pa zėdhėnės. Unė shpresoj qė kanė me pas mandat tė gjatė, por si po e shoh. Kėta kanė vendos me pėrfunduar mandatin si qeveria e parė nė histori qė ka filluar dhe me pėrfunduar punėn pa pas zėdhėnės. Nuk ėshtė kjo qė e pamundėson punėn, punėn nuk e pamundėson as Kodi Penal me nenin 37 e 38, punėn nuk e pamundėson mos transparenca e institucioneve dhe sa mė shumė qė tė mbyllen institucionet aq mė shumė do tė ketė presion prej gazetarėve, ka thėnė Ahmeti.
Ai ka pėrmendur edhe faktin qė ende nuk dihen sa zėvendėsministra i ka Qeveria e Kosovės, pasi qė vendimi qė merr kryeministri pėr emėrimin e njė zėvendėsministri nuk publikohet dhe pėr tė marr atė vendim gazetari e ka tė pamundur, pasi qė nuk e dinė emrin e vendimit.
Gjithashtu, ai ka thėnė se shumė shpejt do tė dihet udhėheqėsi i Komisioni Pavarur pėr Media, ndėrsa ai person i ka fyer gazetarėt.
Keni me parė shumė shpejt kush do tė jetė udhėheqės i Komisionit Pavarur pėr Media. Nuk ėshtė problemi tek personi, por ai i cili i ka fyer gazetarėt dhe tash merr vendime pėr gazetarėt. Kjo tregon qė qėllimi i kėtyre udhėheqėsve ėshtė qė mos me qenė tė hapur ndaj gazetarėve dhe ndaj qytetarėve, ka thėnė ai.
Nga ana tjetėr, Majlinda Lulaj pėrfaqėsuese e Avokatit tė Popullit, ka thėnė se qasja nė dokumentet publike, i bėnė institucionet mė tė pėrgjegjshme.
Qasja nė dokumentet publike i bėnė institucionet tė jenė llogaridhėnėse dhe tė pėrgjegjshme kundrejt publikut. Rrjedhja e lirė e informacionit luan rol tė rėndėsishėm nė krijimin e besimit mes institucioneve publike dhe qytetarėve tė vendit. Kjo gjithashtu e rrit komunikimin mes institucioneve publike duke e bėrė nė kėtė mėnyrė administratėn publike mė efikase dhe mė efektive, ka thėnė Lulaj.
Ndėrkaq, Milaim Morina nga Qendra pėr Politika dhe Avokim (QPA), ka thėnė se nga dhjetori i vitit 2011 deri nė maj 2012, QPA-ja ka dėrguar diku 247 kėrkesa pėr qasje nė dokumente publike dhe pėrgjigje nga ato janė marr nė 111 ose 45 %.
Projekti ėshtė ndarė nė dy faza, faza e parė ka qenė prej dhjetorit deri nė shkurt, ku janė dėrguar 128 kėrkesa, nga ato janė pranuar 55 pėrgjigje ose 43 %.
Morina thotė qė institucionet mė neglizhente vazhdojnė tė jenė gjykatat, institucionet qendrore dhe komunat.
Nga ato Qeveria e Kosovės ka kthyer pėrgjigje nė 50 % tė kėrkesa qė kemi kėrkuar, komunat nė 35 % tė kėrkesave, gjykatat kanė qenė mė neglizhente ose nuk kanė kthyer pėrgjigje, ku nga 19 kėrkesa qė kemi dėrguar kemi pranuar vetėm 2 pėrgjigje ose 22.2 % tė rasteve. Agjencitė e pavarura, ndėrmarrjet publike kanė qenė mė transparentet nė fazėn e parė tė monitorimit, prej dhjetorit deri nė shkurt 2012, ka theksuar Morina.
Ndėrsa nė fazėn e dytė janė dėrguar 119 kėrkesa, nga ato janė pranuar 56 pėrgjigje ose 47 % tė kėrkesave kanė qenė pėrgjigje pozitive.
Zyra e kryeministrit ka lejuar 60 % tė rasteve, nga 5 kėrkesa janė dėrguar nė 3 ėshtė lejuar qasja, ndėrsa zyra e presidentit njė kėrkesė njėherė ėshtė lejuar qasja.
Ndėrkaq nė komuna ka njė rritje tė transparencės nė krahasim me fazėn e parė tė monitorimit, ku 43 % tė kėrkesa ėshtė lejuar qasja.
Drejtuesit e QPA-sė vlerėsojnė se Ministria e Infrastrukturės ka qenė institucioni mė neglizhent, ku katėr kėrkesa qė janė bėrė, nė asnjė prej tyre katėr kėrkesave nuk ėshtė lejuar qasja.
Derisa te komunat ato qė janė treguar mė neglizhente kanė qenė komuna e Fushė Kosovės, nga tri kėrkesa nuk ėshtė lejuar qasja nė asnjė, komuna e Prizrenit me pesė kėrkesa nė asnjė nuk ėshtė lejuar qasja dhe ajo e Pejės me tri kėrkesa nuk ėshtė lejuar qasja. /Kosovapress/



Më të komentuarat