Grupit Parlamentar tė PDK-sė ka propozuar inicimin e procedurės pėr heqjen e neneve kontestuese 37, 38 dhe 39 tė Kodit penal, propozim ky qė nuk ka marr votat e 2/3 tė deputetėve, pasi qė ėshtė kundėrshtuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe Lėvizjes Vetėvendosje.
Deputeti Behar Selimi, nė emėr tė GP tė PDK-sė, ka thėnė se ekziston njė vullnet politik i shumicės qė tė ndryshohet ky kod. Por me kėtė nuk janė pajtuar Grupi Parlamentar i LDK-sė dhe ai i Lėvizjes Vetėvendosje.
Pas dhėnies sė sqarimeve nga Grupet Parlamentare, propozimi ka dal nė votim ku me 58 vota pėr, 28 kundėr dhe tri abstenime nuk ka mundur tė hyjė nė rend tė ditės.
Nė seancė ishin prezent 96 deputet. /Kosovapress/
Deputeti, Behar Selimi, nė emėr tė GP tė PDK-sė, pasi ka prezantuar propozimin, ka thėnė se ekziston njė vullnet i tė gjithėve qė tė ndryshohet ky kod.
Ekziston njė vullnet politik i shumicės sonė dhe ka qenė njė shqetėsim ndėrkombėtare se kėto nene duhet tė hiqen. Mendoj se praktika e anashkalimit tė rregullores ėshtė legjitime dhe qė ky projektligj tė futet nė rend dite e tė miratohet nė parim, ka thėnė Selimi.
Ai ka ftuar deputetėt qė tė votonin pėr tė hyrė nė rend tė ditės kėrkesa e tyre.
Edhe kryeministri i vendit, Hashim Thaēi ka kėrkuar nga deputetėve qė tė votonin pėr heqjen e kėtyre neneve.
Heqja e neneve, shfuqizimi nėnkupton drejtpėrdrejt nė tė mirėn e gjithė Kosovės dhe spektrit politik. Kjo do tė reflektoj edhe nė Raportin e Progresit nė qershor dhe po ashtu edhe nė procesin e studimit tė fizibilitetit. Kėrkoj qė tė bėhet me votim, shfuqizimi i kėtyre neneve, ka thėnė Thaēi.
Por kryetari i Grupit Parlamentar tė LDK-sė, Ismet Beqiri ka thėnė se nė seancėn e kaluar kur u miratua Kodi Penal, PDK-ja nuk votoj pėr heqjen e kėtyre neneve dhe tash po e kėrkon kėtė.
Madje, ai ka thėnė se kjo nuk ėshtė urgjente dhe mund tė bėhet nė javėn e ardhshme.
Ne pajtohemi tė hiqen kėto tri nene, po nuk janė pajtuar deputetėt, qė kanė votuar mė 22 qershor qė tė mos hiqen kėto nene. Nuk ka urgjencė, kjo punė mund tė bėhet javėn tjetėr. Ne e pėrkrahim heqjen e neneve, por kėrkojmė respektimin e proceduarave. Pse tė bėhet kjo shmangie, kjo ėshtė njė lojė qė po e bėnė Grupi Parlamentar i PDK-sė apo njė individi brenda kėtij grupi, ka thėnė Beqiri.
Edhe kryetari i Grupit Parlamentar i Lėvizjes Vetėvendosje, Visar Ymeri ka thėnė se nuk mund tė shmanget rregullorja aty pėr aty pa u dhėnė ndonjė arsyetim.
Nėse ekziston arsye. Mund tė shmangemi. Sa i pėrket Grupit Parlamentar tė PDK-sė, po shohim se edhe kėta janė tė shqetėsuar, kurse e dimė se kjo qeveri, ky grup e ka mbrojtur po kėtė ligj e kėto nene, e tash po bėhen sikur ata engjėjt qė ti shpėtojnė mediat. Nuk kemi nevojė tė ngutemi tė futemi me shmangie nga rregullorja, ka theksuar Ymeri.
Ndėrkaq kryetari i Grupit Parlamentar tė AAK-sė, Ardian Gjini ka thėnė se kuvendi ka ardhur nė pozitė tė keq, duke shtuar se Grupi Parlamentar i PDK-sė ka qenė ai qė ka sjellė kėtė situatė, kurse tash kėrkon qė me procedurė tė shpejt tė hiqen kėto nene. Por ai, ka pėrkrahur kėrkesėn e PDK-sė pėr tė futur nė rend tė ditės.
Kjo pikė e rendit tė hy, sepse edhe ne kemi kėrkuar qė kėto nene tė hiqen, ka thėnė Gjini.
Kėtė propozim e ka pėrkrahur edhe Kryetarja e Grupit Parlamentar tė Koalicionit pėr Kosovė tė Re, Muzejene Selmani, duke thėnė se edhe nė seancėn e kaluar ky koalicion ka dhėnė votėn pėr heqjen e kėtyre neneve.
Por kryetari i Komisioni pėr Legjislacionit, Arben Gashi ka thėnė se nuk dihej kush ishte propozuesi. Sipas tij ėshtė gabim nė procedurė pasi ėshtė dashur Qeveria tė propozonte.
Gjithashtu, ai ka thėnė se nuk ka arsye pėr urgjencė pasi qė ky Kod parashihet tė hy nė fuqi nė janar tė vitit 2013.
Pas dhėnies sė kėtyre diskutimeve ka dal nė votim propozimi i PDK-sė, i cili nuk ka arritur tė marr votat e 2/3 tė deputetėve. Pėr kėtė propozim kanė votuar 58 pėr, 28 kundėr dhe tre abstenuan, ndėrsa prezent nė sallė ishin 96 deputet. /Kosovapress/

Më të komentuarat