(I plotėsuar) Vizita nė Kosovė e ndėrmjetėsit tė Bashkimit Evropian nė bisedime mes Kosovės dhe Serbisė, Robert Cooper, ėshtė pėrcjellė me protesta nga Lėvizja Vetėvendosje, ku kreu i saj, Albin Kurti bashkė me disa deputetė tjerė tė kėsaj partie dhe qindra aktivistė, i kanė bllokuar hyrjet kryesore tė objektit tė Qeverisė sė Kosovės, brenda tė cilit Cooper po zhvillonte takime me kryenegociatoren e Kosovės, Edita Tahiri.
Edhe pse vizita e krye negociatorit ndėrkombėtar nė bisedimet mes Kosovės dhe Serbisė, Robert Cooper, ishte mbajtur e fshehtė, aktivistė tė Lėvizjes Vetėvendosje, me nė krye me kreun e saj Albin Kurtin dhe disa deputetė tė tjerė ishin kujdesur qė hyrjet kryesore tė objektit tė Qeverisė ti bllokonin, nė shenjė proteste ndaj punės sė tij nė kėto bisedime.
Sipas informacioneve tė Kosovapress-it, Cooper brenda objektit tė Qeverisė kishte zhvilluar takim me kryenegociatoren e Kosovės nė kėto bisedime, Edita Tahiri.
Deputeti i Kuvendit tė Kosovės nga Vetėvendosje, Glauk Konjufca, gjatė protestės ėshtė deklaruar para mediave, duke thėnė se arsyeja e kėsaj protestė ėshtė qė ti kundėrshtojnė kėto bisedime dhe takimin e sotėm, pasi sipas tij, mė kėtė takim po pėrgatitet agjenda e bisedimeve, ku nė tavolinė do tė jetė edhe veriu i Kosovės.../Kosovapress/
Edhe pse vizita e krye negociatorit ndėrkombėtar nė bisedimet mes Kosovės dhe Serbisė, Robert Cooper, ishte mbajtur e fshehtė, aktivistė tė Lėvizjes Vetėvendosje, me nė krye me kreun e saj Albin Kurtin dhe disa deputetė tė tjerė ishin kujdesur qė hyrjet kryesore tė objektit tė Qeverisė ti bllokonin, nė shenjė proteste ndaj punės sė tij nė kėto bisedime.
Sipas informacioneve tė Kosovapress-it, Cooper brenda objektit tė Qeverisė kishte zhvilluar takim me kryenegociatoren e Kosovės nė kėto bisedime, Edita Tahiri.
Deputeti i Kuvendit tė Kosovės nga Vetėvendosje, Glauk Konjufca, gjatė protestės ėshtė deklaruar para mediave, duke thėnė se arsyeja e kėsaj protestė ėshtė qė ti kundėrshtojnė kėto bisedime dhe takimin e sotėm, pasi sipas tij, mė kėtė takim po pėrgatitet agjenda e bisedimeve, ku nė tavolinė do tė jetė edhe veriu i Kosovės.
Ne jemi kėtu dhe po protestojmė pėr arsye se nėpėrmjet kėtij takimi tė sotshėm, po pėrgatitet momenti pėr tė hyrė nė negociata pėr veriun e Kosovės. Dhe jo rastėsisht Robert Cooper sė pari po e viziton Beogradin, po i merr qėndrimet e Beogradit, po i merr qėndrimet dhe ato kėrkesat nga Borko Stefanoviq dhe pastaj po vjen te krye negociatorja Tahiri, nė mėnyrė qė tia prezantojė, se cilat janė kėrkesat e Beogradit. Dhe mė pastaj qeveritarėt tanė po binden qė tė shkojnė nė negociata dhe ta qesin nė tavolinėn e bisedimeve edhe veriun e Kosovės, ka thėnė ai.
Ai shtoi se Lėvizja Vetėvendosje ėshtė kundėr ēdo pazarllėku tė politikanėve tė korruptuar qė i bėjnė pas shpinės sė qytetarėve. Ai tha po ashtu tha se askush nuk e ka nė Kosovė mandatin pėr tė negociuar pėr territorin e Kosovės.
Ai ka thėnė se qysh mė herėt kryenegociatori i Serbisė nė kėto bisedime, Borko Stefanoviq, ka thėnė se Serbia synon qė bisedimet e radhės tė jenė pėr veriun e Kosovės.
Kur ėshtė pyetur nga gazetarėt se a mendon se do tė bisedohet mė tej me Serbinė, kur dihet se kryeministri Hashim Thaēi ka thėnė se nuk do tė ketė bisedime tjera pa u realizuar marrėveshjet e arritura deri mė tani nė mes tė tė dyja vendeve, Konjufca ka thėnė se kėta njerėz ishin edhe nė 2007-ėn, kur dhanė disa deklarata lidhur me raportet dhe bisedimet me Serbinė, por nuk i mbajtėn ato.
Kėta na kanė thėnė kėshtu edhe nė vitin 2007, qė nuk do tė ketė kurrfarė negociatash me Serbinė, sepse u vendos statusi i Kosovės. Por kur u bė presioni edhe nga BE-ja edhe nga Serbia, tė cilės i nevojitet rruga pėr nė Bashkimin Evropian, atėherė kėta hynė nė negociata. Tash kur i bėnė shtatė marrėveshje, thanė se kėto janė tė fundit dhe tash sėrish po takohen me Robert Cooperin, qė ta dizajnojnė agjendėn dhe aranzhimet e ardhshme, tė cilat kėsaj radhe do tė jenė edhe shumė mė tė dėmshme se ato marrėveshje, tė cilat janė arritur deri mė tash, sepse kėsaj radhe do tė bėhet presion qė tė futet nė negociata edhe veriu i Kosovės qė ėshtė pjesė e territorit tė Republikės sė Kosovės, ka thėnė ai.
Pas pėrfundimit tė takimit nė mes Edita Tahirit dhe Robert Cooper, duke dalė nga hyrja kryesore e objektit tė Qeverisė, Cooper ėshtė gjuajtur me domate tė prishura nga aktivistėt e Vetėvendosjes, veprim ky qė e ka detyruar atė tė kthehet mbrapa. Cooper ka dal nga njė dalje tjetėr e ndėrtesės sė Qeverisė, pa u vėrejtur nga protestuesit.
Ndonėse Policia e Kosovės ua bėri me dije protestuesve qė kanė hyrė nė oborrin e Qeverisė, prej ku edhe duhet tė largohen, por njė kėrkesė tė tillė nuk e respektuan protestuesit.
Pas njė kohe tė shkurtė kur Cooper e lėshoi ndėrtesėn e Qeverisė, pjesėtarėt e Policisė sė Kosovės u larguan prej hyrjes sė objektit tė Qeverisė, ku po qendrorin para protestuesve.
Protestuesit qėndruan edhe njė kohė tė shkurtė, pasi qė nė fund e kishin pėrgatitur edhe njė befasi pėr Qeverinė, atė tė hedhjes sė domateve tė prishura nė drejtim tė objektit.
Aktivisti i Vetėvendosjes, Frashėr Krasniqi tha para mediave se protestėn do ta pėrmbyllin me hedhjen e domateve nė drejtim tė Qeverisė, pasi sipas tij, kėtė e meriton ajo, sepse nuk ėshtė i vetmi Cooper qė po kėrkon negociata me Serbinė, por ėshtė edhe vetė Qeveria.
Mirėpo, ne e vlerėsojmė se nuk ėshtė i vetmi Cooperi, i cili po interesohet pėr negociatat, por siē e thash mė herėt ėshtė Qeveria e Kosovės ajo qė po e mirėpret, ėshtė ajo qė ėshtė e gatshme me bėrė negociata me shtetin armik, Serbinė, pėrkundėr faktit qė kjo e fundit nuk i ka pėrmbushur asnjė prej kushteve tė cilat Lėvizja Vetėvendosje i konsideron qė janė tė domosdoshme para se tė fillojmė me ēfarėdo negociatash. Tash edhe Qeveria e Kosovės e ka kėrkuar dhe e meriton domaten e prishur, ka thėnė ai.
Protestuesit mbanin nė dorė pankartat: Jo negociata, Vetėvendosje, Stop dialogut, Serbia nuk ka kėrkuar falje pėr krimet e bėra, Serbia financon strukturat e saj ilegale nė Kosovė.
Pas hedhjes sė domateve tė prishura, aktivistėt e Vetėvendosjes janė shpėrndarė tė qetė./Kosovapress/



Më të komentuarat