Njė delegacion i Komisionit Evropian, i cili ka ardhur dje nė Kosovė pėr tė verifikuar pyetjet e pyetėsorit tė studimit tė fizibilitetit, ka bėrė tė ditur se misioni i tyre ėshtė ti vlerėsojnė tri gjėra nė Kosovė; kriteret politike, kriteret ekonomike dhe obligimet qė i vihen Kosovės nga procesi i stabilizim asocimit. Zyrtarėt e BE-sė kanė thėnė se pyetėsori ėshtė njė dritė nė fund tė tunelit, i cili ėshtė i gjatė, por qė, sipas tyre, Kosova ėshtė nė trenin e duhur pėr ta arritur qėllimin.
Qėllimi i kėtij misioni ėshtė qė tė marrim njė kuptim mė tė thellė dhe tė qartėsojmė ēėshtjet qė janė tė rėndėsishme pėr Kosovėn qė tė vazhdoj drejt procesit tė stabilizim asocimit. Unė kam ardhur me kolegė. Misioni pėrmban 20 njerėz, pėrfshirė edhe ekspertėt pėr administratė publike, taksa, dogana, agrokulturė, transport, mjedis, shoqėri informative, tregu i brendshėm dhe ndėrmarrje, ka theksuar shefi i Njėsisė pėr ēėshtjen e Kosovės nė Komisionin Evropian, Lawrence Meredith pas takimit me ministren e Integrimeve Evropiane, Vlora Ēitaku. /Kosovapress/
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Ēitaku, ka pritur sot nė njė takim shefin e Njėsisė pėr ēėshtjen e Kosovės nė Komisionin Evropian, Lawrence Meredith dhe Pėrfaqėsuesin e BE-sė nė Kosovė, Samuel Zhbogar.
Pas takimi, nė njė konferencė pėr media, Lawrence Meredith ka thėnė se ky mision ka ardhur pėr tė parė gjendjen reale nė Kosovės, duke pas nė grup edhe ekspert tė fushave tė ndryshme.
Qėllimi i kėtij misioni ėshtė qė tė marrim njė kuptim mė tė thellė dhe tė qartėsojmė ēėshtjet qė janė tė rėndėsishme pėr Kosovėn qė tė vazhdoj drejt procesit tė stabilizim asocimit. Unė kam ardhur me kolegė. Misioni pėrmban 20 njerėz, pėrfshirė edhe ekspertėt pėr administratė publike, taksa, dogana, agrokulturė, transport, mjedis, shoqėri informative, tregu i brendshėm dhe ndėrmarrje, ka theksuar Meredith.
Pėr mė tepėr, ai ka thėnė se ky mision ka veēuar si fusha tregtinė, administratėn publike, reformat zgjedhore, ligjin dhe integrimin e komuniteteve.
Ai ka rikujtuar kosovarėve se studimi i fizibilitetit ėshtė hapi i parė i stabilizim asocimit, qė ėshtė bėrė nė tė gjitha shtetet e Ballkanit dhe Kosova duhet tė shkoj kėsaj rruge.
Meredith ka thėnė se ky mision do tė fokusohet nė tri ēėshtjet mė kryesore, qė sipas tij janė kriteret politike, ekonomike dhe obligimet e Kosovės qė i vendosen nga stabilizim asocimi.
Kjo ėshtė njė fotografi mes lidhjes sė Komisionit Evropian dhe Kosovės. Ne do tė vlerėsojmė tri gjėra. Kriteret politike, kriteret ekonomike dhe obligimet qė i vihen Kosovės nga procesi i stabilizim asocimit, ka deklaruar ai.
I pyetur se kur qytetarėt e Kosovės mund tė lėvizin lirshėm pa viza, ai nuk ėshtė pėrgjigjur, por ka thėnė se udhėrrėfyesi ėshtė njė dokument mjaft i rėndėsishėm dhe Kosova duhet tė tregoj progresin nė kėtė drejtim.
Nga ana tjetėr, pėrfaqėsuesi i BE-sė nė Kosovė, Samuel Zhbogar kėtė ngjarje e ka pėrshkruar si njė dritė nė fund tė tunelit pėr Kosovėn, por qė, sipas tij, Kosova ėshtė nė trenin e duhur.
Kjo ėshtė njė dritė drejt tunelit dhe e dimė qė tuneli ėshtė i gjatė, por jeni nė trenin e mirė, nė drejtimin e mirė. Kėshtu qė studimi i fizibilitetit ėshtė i rėndėsishėm. Emri vet nuk e jep ndoshta presionin e parė, por e vendos Kosovės nė integrimin evropian, ka theksuar Zhbogar.
Nga ana tjetėr, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Ēitaku, studimi i fizibilitetit, e ka vlerėsuar si njė moment jashtėzakonisht tė rėndėsishėm nė relacionin e Kosovės me Bashkimin Evropian.
Sipas saj studimi i fizibilitetit pėr nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Stabilizim Asocimit pėrbėnė hapin e parė nė rrugėn e gjatė drejt anėtarėsimit tė Kosovės nė strukturat e Bashkimit Evropian.
Ajo ka pėrmendur gjithashtu edhe punėt qė do ti kryej Kosova qė i ka pėrpara, por, sipas saj, e rėndėsishme ėshtė tė ruhet uniteti politik nė vend dhe tė ruhet dinamika e punės.
Ky ėshtė njė proces i gjatė qė do tė kėrkoj shumė reforma, disa prej tyre nuk do tė jenė aspak popullore, por ėshtė e rėndėsishme qė ne tė ruajmė unitetin e brendshėm politik, tė ruajmė dinamikėn, tė ruajmė konsensusin politik dhe shoqėror pėr procesin e integrimit evropian nė mėnyrė qė kėtė proces tė bėjmė mė tė lehtė dhe mė tė shkurtėr pėr qytetarė tanė. Reformat nuk ja kemi borxh Komisioni Evropian, reformat ja kemi borxh qytetarėve tanė, ka theksuar Ēitaku.
Ky mision pas takimit me pėrfaqėsuesit e Qeverisė do tė takoj edhe pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile dhe komunitetet pakicė.
Kosova, para disa ditėsh, ka dorėzuar 440 pėrgjigjet qė janė shtruar nė pyetėsorin e Komisioni Evropian pėr studim tė fizibilitetit. /Kosovapress/

Më të komentuarat