Komuna e Vushtrrisė, Inspektorati Komunal dhe Policia e Kosovės janė nė hall me shitėsit ambulantė nė kėtė qytet. Sipas tyre, disa qytetarė tė pandėrgjegjshėm po i ekspozojnė prodhimet bujqėsore nėpėr rrugėt e qytetit duke penguar lėvizjen e lirė tė qytetarėve. Mirėpo, pėrpjekjet e organeve kompetente pėr largimin e shitėsve nga rrugėt e qytetit tė Vushtrrisė, jo rrallė po shndėrrohen nė incidente. Rasti i fundit ka ndodhur me 2 gusht, ku nė pėrpjekje pėr ti larguar nga rruga janė sulmuar tre policė, tė cilėt kanė pėsuar lėndime tė rėnda trupore.
Njėri nga tre policėt e sulmuar nga shitėsit ambulantė, ėshtė Musė Musa, i cili gjatė pėrpjekjeve pėr largimin e tyre nga rruga ėshtė sulmuar nga vėllezėrit Erion, Blerim, Berat dhe babai i tyre Mehdi Maloku, me ērast kėta tė fundit gjatė sulmit ia kanė thyer dorėn dhe i kanė shkaktuar lėndime tė tjera trupore.
Mirėpo, ajo ēka mė sė shumti e brengos Musėn ėshtė vendimi i Gjykatės Komunale tė Vushtrrisė pėr ti liruar dy nga tre sulmuesit nė arrest shtėpiak.
Atė ditė pėr pasojė kemi shkuar sė bashku me inspektorat, ditėn kritike pėr ti larguar nga trotuari dhe na kanė sulmuar disa qytetarė qė kanė qenė tė revoltuar me veprimet qė atyre ju kanė dukur tė padrejta. Si pasojė ka ardhur deri te lėndimet trupore, thyerja e dorės sime dhe gėrvishtje nė fytyrė. Pas njė kohe kanė ardhur shtesė patrulla policore na kanė ndihmuar e kemi futė situatėn nėn kontroll, kemi bėrė arrestimin e personave tė dyshimtė. Jemi pak tė indinjuar me vendimin e gjykatės, por ato janė organe tė drejtėsisė qė ne skemi kompetence tė pėrzihemi nė to, ka thėnė ai.
Bajram Beqiri, drejtor i Inspektoratit nė Komunėn e Vushtrrisė, ka thėnė pėr Kosovapress se ky inspektorat ėshtė mjaft i angazhuar pėr eliminimin e dukurive negative, vetėdijesimin e qytetarėve sa i pėrket rregullimin tė qytetit, mbrojtjes sė ambientit dhe dukurive tė tjera.
Sipas tij, Inspektorati Komunal nė bashkėpunim me Policinė e Kosovės, gjatė sezonit veror ka pėrbėrė njė ekip tė pėrbashkėt tė cilėt punojnė 24 orė, me qėllim evitimin e tė gjitha parregullsive, qoftė qarkullimit nė trafik, shitjeve nė rrugė dhe parregullsive tė tjera eventuale.
Mirėpo, jo gjithēka po iu shkon ashtu siē kanė menduar. Sipas Beqirit, disa shitės ambulantė nuk po iu binden urdhrave tė Policisė e as tė Inspektoratit Komunal.
Me datėn 2 gusht kemi pas njė incident ku disa qytetarė, shitės ambulant tė produkteve bujqėsore kanė sulmuar inspektorėt dhe policėt me ērast fatkeqėsisht kemi dy policė tė lėnduar nė kryerje tė detyrės. Vlen tė theksohet se ne nė Vushtrri kemi rregulluar njė treg tė qytetit i cili i pėrmbush tė gjitha kėrkesat e qytetarėve pėr shitje, mirėpo disa qytetarė tė pandėrgjegjshėm nuk e pėrfillin tregun dhe shesin rrugėve duke krijuar parregullsi, krijojnė mbeturina, uzurpojnė trotuaret dhe rrugėt, ka thėnė ai.
Njėri nga tre policėt e sulmuar nga shitėsit ambulantė, ėshtė Musė Musa, i cili gjatė pėrpjekjeve pėr largimin e tyre nga rruga ėshtė sulmuar nga vėllezėrit Erion, Blerim, Berat dhe babai i tyre Mehdi Maloku, me ērast kėta tė fundit gjatė sulmit ia kanė thyer dorėn dhe i kanė shkaktuar lėndime tė tjera trupore.
Mirėpo, ajo ēka mė sė shumti e brengos Musėn ėshtė vendimi i Gjykatės Komunale tė Vushtrrisė pėr ti liruar dy nga tre sulmuesit nė arrest shtėpiak.
Atė ditė pėr pasojė kemi shkuar sė bashku me inspektorat, ditėn kritike pėr ti larguar nga trotuari dhe na kanė sulmuar disa qytetarė qė kanė qenė tė revoltuar me veprimet qė atyre ju kanė dukur tė padrejta. Si pasojė ka ardhur deri te lėndimet trupore, thyerja e dorės sime dhe gėrvishtje nė fytyrė. Pas njė kohe kanė ardhur shtesė patrulla policore na kanė ndihmuar e kemi futė situatėn nėn kontroll, kemi bėrė arrestimin e personave tė dyshimtė. Jemi pak tė indinjuar me vendimin e gjykatės, por ato janė organe tė drejtėsisė qė ne skemi kompetence tė pėrzihemi nė to, ka thėnė ai.
Nė kėtė aksion pėr largimin e shitėsve ambulantė nga rrugėt e qytetit tė Vushtrrisė tė Inspektoratit Komunal dhe tė Policisė sė Kosovės, nga po tė njėjtit persona kanė pėsuar lėndime edhe policėt Gazmend Kajtazi dhe Sabri Muli.
Rastin e sulmit ndaj pjesėtarėve tė Policisė sė Kosovės e ka konfirmuar pėr Kosovapress edhe Abdylaziz Hoxha, komandant i stacionit tė Policisė nė Vushtrri, i cili ka thėnė se sulmet ndaj zyrtarėve policorė nė kėtė Komunė kohėve tė fundit janė rritur dukshėm.
Kohėt e fundit ka shtim tė rasteve kur zyrtarėt policorė sulmohen. Faktorėt janė tė ndryshėm, mirėpo njėri ndėr ta ėshtė edhe sezoni i verės ku ne presim shumė mėrgimtarė, frekuentimi ėshtė mė i madh. Faktor tjetėr ėshtė edhe dalja nė treg e disa prodhimeve vendore si pemė dhe perime dhe shitėsit po i ekspozojnė prodhimet e tyre nėpėr rrugė dhe trotuare kėshtu qė Policia e Kosovės dhe Inspektorati Komunal po detyrohet tė ndėrmerr masa pėr largimin e tyre dhe shpesh po hasė nė rezistencė nga shitėsit ambulantorė, ka thėnė ai.
Kosovapress ka bėrė pėrpjekje qė tė sigurojė vendimin e lėshuar nga Gjykata Komunale e Vushtrrisė pėr personat e dyshuar tė cilėt kanė sulmuar zyrtarėt policorė, por njė gjė e tillė ka qenė e pamundur
Ali Kutllovci, gjyqtar qė ėshtė marrė me rastin nė fjalė, prapa kamerės i ka thėnė Kosovapressit se gjykata ka marrė vendim qė njėrin prej personave ta mbajnė nė arrest duke ia shqiptuar masėn e paraburgimit, dy prej tyreve ua ka shqiptuar masėn e arrestit shtėpiak, kurse njėri pėr shkak tė moshės sė mitur e ka liruar po atė ditė.
Mirėpo, me kėtė vendim tė Gjykatės nuk pajtohet Abdylaziz Hoxha, komandant i stacionit tė Policisė nė Vushtrri, i cili ka thėnė se ėshtė pritur tu shqiptohet masa e paraburgimit tė gjithėve.
Ka qenė vendimi i gjykatės dhe ne kemi prit qė tu shqiptohet njė mase tjetėr, mirėpo presin ta dimė shkakun pėr ēka ka rrjedh kjo masė edhe pse ky nuk ėshtė dėnim, por janė marrė masat e para qė gjyqtari i shqipton pėr ti kryer hetimet paraprake, ka thėnė ai.
Rasti i fundit, ku nė kryerjen e detyrės zyrtare u sulmuan pjesėtarėt e Policisė sė Kosovės, i ka shqetėsuar tė gjitha institucionet nė kėtė Komunė, por edhe qytetarėt./Kosovapress/




Më të komentuarat