Dialogu pėr liberalizimin e vizave dhe studimi i fizibilitetit, tregojnė fillimin e rrugėtimit dhe se sa shpejt Kosova po pėrparon drejt integrimeve evropiane, ka deklaruar zėdhėnės-udhėheqės i Operimeve nė Zyrėn e Bashkimit Evropian, Melvin Asin, nė hapjen e Universitetit Veror tė Komisionit Evropian. Ai shoi se ky rrugėtim do tė jetė i vėshtirė, por varet nga aftėsia e Kosovės pėr ti pėrmbushur kriteret.
Nga sot deri nė tė premten rreth 30 studentė vendorė qė kanė pėrfituar bursat nga Komisioni Evropian, do tė ndjekin kurse pėr integrimin evropian dhe zhvillimin ekonomik.
Nė hapjen e Universitetit Veror, zėdhėnės-udhėheqės i Operimeve nė Zyrėn e Bashkimit Evropian, Melvin Asin tha se nė disa raste bashkėsia evropiane ka konfirmuar se Kosova ėshtė duke shijuar njė perspektivė evropiane, ndoshta jo tė nivelit mė tė lartė, sepse ka ndalesa brenda kontekstit regjional, por gjithashtu edhe pesė shteteve anėtare tė Bashkimit Evropian qė nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės.../Kosovapress/
Nga sot deri nė tė premten rreth 30 studentė vendorė qė kanė pėrfituar bursat nga Komisioni Evropian, do tė ndjekin kurse pėr integrimin evropian dhe zhvillimin ekonomik.
Nė hapjen e Universitetit Veror, zėdhėnės-udhėheqės i Operimeve nė Zyrėn e Bashkimit Evropian, Melvin Asin tha se nė disa raste bashkėsia evropiane ka konfirmuar se Kosova ėshtė duke shijuar njė perspektivė evropiane, ndoshta jo tė nivelit mė tė lartė, sepse ka ndalesa brenda kontekstit regjional, por gjithashtu edhe pesė shteteve anėtare tė Bashkimit Evropian qė nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės.
Pėr ta pėrmbushur kėtė perspektivė evropiane, ne kemi ofruar kėshilla pėr hapat specifik, tė cilat duhet tė merren, qė janė dy ēėshtje kruciale qė duhet tė ndėrmerren pėr integrimin evropian: dialogu pėr liberalizimin e vizave nė njėrėn anė dhe studimi i fizibilitetit anėn tjetėr. Realisht kombinimi i kėtyre tė dyjave tregon fillimin e rrugėtimit tuaj, se sa shpejt Kosova po pėrparon nė kėtė rrugėtim qė krejt varet nga ju, krejt kjo ėshtė nė duart tua dhe varet nga aftėsia e Kosovės pėr ti pėrmbushur kriteret. Do tė jetė punė e vėshtirė, kėrkon mjaft punė pėr tu pėrmbushur kėto kritere nga njė vend qė dėshiron ti bashkohet Bashkimit Evropian, ka thėnė Asin.
Kėshilltari nė Ministrinė e Integrimeve Evropiane, Besfort Rrecaj deklaroi Serbia ėshtė duke penguar anėtarėsimin e Kosovės nė BE, por edhe nė organizatat tjera.
Kosova deri mė sot nuk ka qenė askund nė raport me Bashkimin Evropian dhe kjo pėr arsye politike. Nė qoftė se i kthehemi aspektit politik e teknik, nė qoftė se pėr tė gjitha shtetet e Ballkanit Perėndimor, largimi i barrierės politike me takimin e Selanikut, tė gjithė vendet e Ballkanit Perėndimor e kanė larguar barrierėn politike, se a do ti pranojė Bashkimi Evropian apo jo, dhe i ka mbetur vetėm aspekti teknik. Pėr Kosovėn ka mbetur edhe mė tutje problematike aspekti politik, pra ne edhe mė tutje jemi duke luftuar nė dy fusha, nė aspektin politik dhe nė aspektin teknik, ka thėnė Rrecaj.
Ai shtoi se nė fund se po presin qė nė fund tė vitit tė lėshohet studimi i fizibilitetit nė tė cilin ėshtė duke punuar Zyra e Bashkimit Evropian nė Kosovė dhe qė pastaj do tė hapet rruga pėr nėnshkrimin e marrėveshjes pėr stabilizim-asocim, ku do tė jetė faza e parė konkrete e Kosovės drejt anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian.
Ndryshe, profesorėt qė do tė ligjėrojnė gjatė kėtyre ditėve janė ndėrkombėtarė dhe ky universitet ėshtė parapėrgatitje pėr studentėt qė do tė studiojnė jashtė vendit./Kosovapress/



Më të komentuarat