Kooekzistimi paqėsor i qasjeve tė ndryshme ndaj statusit tė Kosovės me nevoja tė pranueshme qė Beogradi ta pranoj tė drejtėn e Prishtinės pėr pavarėsi nė procesin e marrjes sė vendimeve politike, por jo edhe sovranitet dhe shtetėsinė, janė bazat e planit pėr zgjidhje tė ēėshtjes sė Kosovės, tė cilin Grupi joformal i qytetarėve serb e ka dorėzuar nė presidencėn e Serbisė.
Propozimin e kemi dorėzuar nė 5 minuta para orės 12:00, por akrepi pėr zgjidhje tė ēėshtjes sė Kosovės ka shkuar shumė larg mė pėrpara. Nėse Serbia gjatė muajve tė ardhshėm nuk ofron ndonjė zgjidhje, do tė pėrballet me kėrkesat pėr pranim formal tė pavarėsisė sė Kosovės si kusht kryesor pėr pranim nė BE, ka thėnė Marko Matiq, redaktor i E-novine, i cila ka dorėzuar kėtė plan.
Dokumenti Marrėdhėniet shqiptaro-serbe: Bazė pėr fillim tė ri, nė mėnyrė simbolike 5 minuta para orės 12:00 ėshtė dorėzuar nė presidencėn e Serbisė nga Marko Matiq, redaktor i E-novine, i cili me kėtė rast para gazetarėve ka thėnė se dokumenti pėrmban shtatė porosi me zgjidhje origjinale, parime dhe mekanizma, zbatimi i tė cilave do tė hapte kaptina tė reja nė marrėdhėniet e dy popujve. Ai ka shtuar qė dokumenti, marrė parasysh interesat e tė dyja palėve dhe parametrat tė cilat i ka parashtruar bashkėsia ndėrkombėtare, jep pėrgjigje nė pika kyēe dhe neuralgjike tė marrėdhėnieve shqiptaro-serbe, shkruajnė mediet serbe.
Matiq ka thėnė se ėshtė e nevojshme sė pari tė ridefinohen interesat nacionale tė Serbisė nė Kosovė nė bazė tė tyre tė krijohet politika e re dhe mė kėtė qartė duhet ndarė kuptimin e pavarėsisė nga ai i sovranitetit. Serbia duhet tė definoj statusin formal tė Kosovės nė korniza tė formulės pavarėsi pa sovranitet. Nė mes tė institucioneve tė Prishtinės dhe tė Serbisė duhet tė vlej parimi i kooekzistimit paqėsor tė qasjeve tė ndryshme ndaj statusit tė Kosovės. Kjo problemin e statusit do ta vendoste nė karantinė dhe do tė mundėsonte vazhdim tė bisedimeve dhe normalizimit tė marrėdhėnieve nė praktikė, ka thėnė Matiq.
Sipas tij, plani parasheh edhe hapjen e zyrave nė Prishtinė dhe nė Beograd, tė cilat nuk do tė duhej tė kishin statusin e pėrfaqėsive diplomatike, por do tė kishin funksionin e hapjes sė kanaleve pėr komunikim midis institucioneve tė Prishtinės dhe tė Beogradit.
Matiq ka vlerėsuar qė ky dokument ėshtė pėrgatitur nė momentet kur Serbia pėrballet me sfida serioze, nga tė cilat mė e madhja ėshtė ajo qė ka tė bėjė me Kosovėn. Propozimin e kemi dorėzuar nė 5 minuta para orės 12:00, por akrepi pėr zgjidhje tė ēėshtjes sė Kosovės ka shkuar shumė larg mė pėrpara. Nėse Serbia gjatė muajve tė ardhshėm nuk ofron ndonjė zgjidhje, do tė pėrballet me kėrkesat pėr pranim formal tė pavarėsisė sė Kosovės si kusht kryesor pėr pranim nė BE, ka thėnė Matiq.
Grupin joformal tė qytetarėve, i cili ka propozuar dokumentin Marrėdhėniet shqiptaro-serbe: Bazė pėr fillim tė ri, pos tjerėsh, e pėrbėjnė kryeredaktori i E-novine, Petar Lukoviq dhe drejtori i kėtij mediumi Branislav Jeliq. Dokumenti ka mbėshtetjen teknike tė Qendrės pėr paqe dhe zhvillim demokratik.

Më të komentuarat